GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hetimet mbi agresionin rus ndaj Ukrainës

15:56 - 04/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet mbi agresionin rus ndaj Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina dhe aleatët perëndimorë kanë çelur një qendër të re në Hagë që do të hetojë udhëheqësit rusë për krimin e kryera në Ukrainë, që pas fillimit të sulmit në shkurt të vitit 2022.

Një entitet i ri në Hagë, i njohur me emrin Qendra Ndërkombëtare për Hetimin e Krimeve të Agresionit ndaj Ukrainës, do të mbledhë prova rreth vendimit të udhëheqësve rusë për të sulmuar vendin fqinj.

“Sot mblidhemi në një moment vërtet historik, një moment që përkufizon epokën që jetojmë, kur bota e civilizuar jo vetëm deklaron, por edhe e tregon me vepra, se llogaridhënia ka rëndësi parësore”, tha Andriy Kostin, Prokuror i Përgjithshëm i Ukrainës.

Prokurorë nga Ukraina, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të përpilojnë një çështje hetimore ndaj Rusisë.

Qendra do të bashkëpunojë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila po heton tashmë për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit, por jo për krimin e agresionit, që nënkupton përdorimin e forcës së armatosur nga një shtet kundër sovranitetit, integritetit territorial apo pavarësisë së një shteti tjetër.

“Çështja e agresionit, vendimi për të filluar një luftë të paligjshme, është jashtë juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, thotë Philippe Sands, ekspert i drejtësisë ndërkombëtare.

Krimi i agresionit u vu re për herë të parë gjatë gjyqit të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe hetimit të udhëheqësve nazistë. Në atë kohë ato quheshin ‘krime ndaj paqes”.

Aktualisht nuk ekziston një gjykatë me juridiksion për një çështje të tillë. Por është jetike që ata që filluan sulmin ndaj Ukrainës, përfshirë Presidentin rus Vladimir Putin, të hetohen për krimin e agresionit, thotë zoti Sands.

“Përse? Sepse është i vetmi krim që është i udhëheqësve, është i vetmi që të çon drejt e tek kreu i tavolinës. Dhe sepse është krimi që e pasojnë krimet e tjera; nëse nuk do të kishte patur luftë, nuk do të flisnim për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit”, thotë zoti Sands.

Vendet aleate të Rusisë pritet ta kundërshtojnë krijimin e një gjykate globale, si gjyqi i Nurembergut.

“Nuk është e sigurtë nëse dhe kur do të krijohej një gjykatë. Në fund të fundit, mund të jetë një gjykatë evropiane apo rajonale, në vend të një gjykate globale. Kjo mund të jetë zgjidhja për të dalë nga kjo situatë politike”, thotë zoti Sands.

Ukraina thotë se ka dokumentuar mbi 400 mijë krime të lidhura me sulmin e Rusisë: vrasjet e qëllimshme të civilëve, si sulmi me raketë javën e kaluar ndaj një restoranti; dhuna seksuale; torturat; si dhe zhvendosja me forcë e civilëve, përfshirë fëmijët.

Kievi shpreson që udhëheqësit rusë të quhen fajtorë për fillimin e luftës.

Moska mohon krimet e luftës, krimet ndaj njerëzimit dhe krimin e agresionit./VOA

Etiketa: agresioni rushagahetimetukraina

Lajme të lidhura

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin
Breaking Views

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin

08:59 - 12/03/26
Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean
Lajme

Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

08:45 - 12/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Para
Serie A/ Interi kryeson atje “ku nuk duhet”

Interi kërkon të befasojë përsëri Milanin, gati firma me mesfushorin e Frankfurtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin
Breaking Views

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin

08:59 - 12/03/26

Gjykata e Apelit e Romës ka ngritur dyshime rreth legjitimitetit të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, ku në...

Lexo më shumë
Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

08:45 - 12/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

08:15 - 12/03/26
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com