GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet/ Mungesa e lejes çoi në pranga punëtorin e “Jala Investment”, pronarët ‘ja hedhin’

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet/ Mungesa e lejes çoi në pranga punëtorin e “Jala Investment”, pronarët ‘ja hedhin’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zhvillim ka ndodhur me projektin e diskutueshëm të ndërtimit turistik në Jalë. Policia e Vlorës ka vënë në pranga inxhinierin zbatues të kompanisë “Jala Investment”, me akuzën e “ndërtimit të paligjshëm” pasi dyshohet se punimet po kryheshin pa leje të vlefshme.

Ky projekt, i miratuar në mars të vitit 2021 nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka qenë nën vëzhgimin e publikut që në fillim. Kompania “Jala Investment”, me aksionerët Andi Gjiknuri (përmes “Andi” shpk) dhe Jonian Antoni (“Centuri 21” përmes “AIG” shpk), u akuzua në media se po ndërtonte mbi prona me status të paqartë. Pretendime që u mohuan asokohe nga administratori i kompanisë, Saimor Broka.

Telashet ligjore për “Jala Investment” u thelluan në 3 qershor 2025, kur Policia e Vlorës, pas një inspektimi, arrestoi në flagrancë inxhinierin 40-vjeçar, Klarens C.

Sipas dosjes së Prokurorisë, inxhinieri ka deklaruar se firma kishte një leje të parë ndërtimi, por kishte aplikuar për rishikimin e saj në mars 2024. Punimet kishin vijuar, pavarësisht se përgjigja nga Agjencia për Zhvillimin e Territorit (AZHT) ende nuk kishte ardhur. Policia ka vlerësuar se “vazhdimi i punimeve pa u zbardhur leja e dytë konsiderohet ndërtim i paligjshëm”.

Edhe pse Klarens C. është vetëm inxhinier zbatues dhe punon nën urdhra të administratorit të kompanisë, ai është i vetmi person i penalizuar deri më tani. Kjo ngre dyshime se edhe në këtë rast, ashtu si në raste të tjera të raportuara më parë, përgjegjësia penale po godet hallkën më të ulët të zinxhirit.

Gjykata e Vlorës, në 6 qershor 2025, caktoi për inxhinierin masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, ndërsa Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Etiketa: “AIG” shpk“Andi” shpkAndi GjiknuriEdi RamaGjykata e VloresJala InvestmentJonian AntoniKëshilli i Rregullimit të TerritoritKryesore1

Lajme të lidhura

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Para
Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Flodian Plaku kishte dy pistoleta me vete, në pranga edhe një ndihmës i tij

I akuzuar për vrasjen e Bejtjas, lihet në burg i arrestuari, çfarë tha para gjykatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com