GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

12:45 - 09/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme, SPAK, po kryen mesditën e kësaj të premte kontrolle në disa biznese në kuadër të hetimeve për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Sipas raportimeve, kontrollet po ushtrohen në disa biznese që janë të lidhura me procedurat tenderuese të lotëve të Unazës së Madhe, projekt i cili është nën hetim nga SPAK. Mësohet se ka pasur edhe sekuestro në disa prej këtyre bizneseve.

Sipas raportimeve kontrolle janë kryer edhe në zyrën dhe banesën e Arbër Abazit në lidhje me procedurat e tenderimit të Unazës së Madhe.

Ai është gjithashtu i lidhur familjarisht me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezës së saj. Kontrollet lidhen kryesisht me procedurat e dyshuara për tenderat e loteve të Unazës së Madhe të Tiranës, ku dyshohet se janë kryer shkelje ligjore dhe favore të dyshimta ndaj bizneseve të përfshira.

Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Kuvend një kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut, për t’i hapur rrugë arrestimit të saj, ndërsa hetimet ndaj Arbër Abazit dhe ndikimit të tij në tendera mbeten në fokus të SPAK.

Arbër Abazi, pronar i kompanive Alko Impex, akuzohet për përfitime të jashtëligjshme nga tenderët e Unazës së Madhe, duke përfituar mbi 80 milionë euro nga paratë publike gjatë 7 viteve të fundit, shpesh përmes procedurash pa garë reale dhe me paracaktim. Lidhjet e tij familjare me deputetë si Sadri Abazi dhe ndikimi mbi zyrtarë e drejtorë, sipas denoncimeve, kanë lejuar monopolizimin e tenderave dhe shpërndarje të parave në nivele të larta pushteti. Procedurat e ARRSH, sipas hetimeve, janë manipuluar në favor të kompanive të Abazit, duke dëmtuar konkurrencën dhe interesin publik.

SPAK vijon hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 10 procedura të tjera. Sot, SPAK ka ushtruar kontrolle dhe ka sekuestruar materiale nga biznese të lidhura me tenderat e Unazës së Madhe, një projekt prej 450 mln eurosh, duke hetuar 7 lote të tij.

Belinda Balluku, akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, me qëllim zhveshjen e saj nga pushteti dhe hapjen e rrugës për arrestimin.

Megjithatë, kjo kërkesë po mbahet peng në Këshillin e Mandateve, duke ngritur pikëpyetje mbi zvarritjen institucionale dhe vullnetin politik për të lejuar drejtësinë të veprojë pa pengesa.

Etiketa: BallukukontrolleSpak

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:46 - 31/01/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!
Aktualitet

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26
Para
Pas Vlorës edhe Fieri prej ditësh pa ujë të pijshëm, banorët pa zgjidhje nga Ujësjellësi

Pas Vlorës edhe Fieri prej ditësh pa ujë të pijshëm, banorët pa zgjidhje nga Ujësjellësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 31 janar/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

08:48 - 31/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:46 - 31/01/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26
Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

Pllakë përkujtimore në Vjenë për nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë

23:10 - 30/01/26
Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

Dosja Epstein, 3 milionë faqe të reja: Sëmundja e Gates pas marrëdhënieve me vajza ruse, emailet e Musk

23:00 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com