GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet për vrasjen në Pogradec, dy dëshmi rrëzojnë versionin e autorit: E goditi me grusht

14:30 - 15/08/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Hetimet për vrasjen në Pogradec, dy dëshmi rrëzojnë versionin e autorit: E goditi me grusht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy dëshmitarë të ngjarjes së ndodhur më 10 Gusht Pogradec, ku Eglantin Proga, 42 vjeç humbi jetën pasi dyshohet se u godit me grusht nga Denis Meçe në ambientet e jashtme të një lokali, rrëzojnë dëshminë e të akuzuarit.

I pari është kushëriri i viktimës dhe tjetri një klient i cili tregoi se ishte ulur brenda lokalit me 42-vjeçarin.

Dëshmitari që ishte ulur me viktimën brenda, sipas dëshmisë së administruar nga akuza, tha se ka parë nga xhami se Meçe goditi me grusht Progën dhe ky i fundit ra duke përplasur kokën fillimisht në makinë dhe më pas në trotuar:

“…Denis Meçe i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit në në trotuar me persona të tjerë i ka thënë Eglantinit 2-3 herë që t i dridhte një cigare. Eglantini i ka thënë ‘ja po ta dredh’. Ai drodhi cigare për vete dhe më pas drodhi edhe për Denisin dhe pasi e bëri gati i tha ‘Denis hajde mere se ta drodha’. Denisi ka hyrë brenda, ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri-tjetrin duke thënë ‘o kushëri’ njëri, ‘o kushëri’ tjetri. Pas një ccasti, Egaintini i thotë Denisit ‘o b..th q..rë. mos më bëni si të fortë se ju q.. kurvat’. Më pas kaluan përsëri me të qeshur. Në këtë moment, Denisi i thotë Eglantinit hajde dalim pak jashtë. Te dy kanë dalë jashtë dhe ai po i shihte nga dritarja. Për rreth 1 minutë ata kane debatuar në trotuar dhe pas debatit, ai ka parë që në një moment Denis Meçe godet me grusht Eglantinin dhe këtij të fundit i ka zënë koka në një makinë të parkuar atje pranë dhe me pas është rrëzuar në tokë duke i zënë koka në asfalt. Pas këtij momenti, jam çuar dhe ka shkuar për dhënë ndihmë personit të shtrirë në tokë. Atje ka shkuar edhe pronari i lokalit dhe kalimtarë të rastit, por Eglantini nuk reagonte dhe ishte i gjakosur nga goja dhe hundët. Më pas, kam njoftuar policinë duke kërkuar edhe ndihmën e ambulancës e cila ka mbërritur pas rreth 10 minutash…”

Kushëriri i viktimës, i cili ka shpjeguar ndodhej rreth 30 metra larg vendngjarjes, ka deklaruar gjithashtu se pa goditjen me grusht të Progës.

“Ditën e sotme rreth orës 18.30 unë kam dale nga banesa ime dhe kam shkuar në një dyqan me vegla ndërtimi i cili ndodhet përballe pallatit ku unë jetoj. Në këtë dyqan unë kam qenë duke bërë muhabet me te zotin i cili quhet Guri. Rreth orës 18.45, mesa mbaj mend, në një distancë rreth 30 metra në drejtim të një lokali, i cili është në pronesi të shtetasit i cili quhet Voli, por mbiemrin nuk ja di dhe konkretisht përballe këtij lokali kam parë një person i cili u godit me grusht në pjesa e kokës dhe ra në tokë në pjesën e asfaltit. Une nuk jam afruar, po kam parë nga larg që nga lokali ka dalë i zoti i lokalit shtetasi me emrin Voli, ku i është afruar personit te rrezuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Personi me të cilin unë po qëndroja te dyqani i veglave të ndërtimit me tha se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri im Eglantin Proga. Unë ne këtë kohë, sapo mora vesh për kushëririn tim, menjëherë jam afruar te vendi ku ai ishte rrëzuar dhe pashë atje që ai ishte pa ndjenja dhe nuk reagonte fare. Në kete kohe ka ardhur dhe shërbimi i policisë dhe persona që ishin atje pranë lajmëruan dhe ambulancëen…”, thotë kushëriri i viktimës.

Ndërkohë, dëshmitarit e tjerë kanë deklaruar se nuk e kishin mendjen, ishin të zënë me pune (si në rastin e pronarit të lokalit), apo ishin në efektivin e alkoolit, në momentin kur dyshohet se Eglantin Proga u godit me grusht nga Meçe.

Vetë Denis Meçe pretendon se nuk e ka goditur Progën: “Unë kam dashur t`i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më”, ka thënë ai në dëshminë pas ngjarjes.

Grupit hetimor i mungojnë pamjet e ngjarjes, teksa pronari i lokalit ka thënë se kamera e biznesit nuk regjistronte. Një tjetër mungesë në provat e prokurorisë është edhe ekspertimi mjekoligjor, ende i pazbardhur.

Ngjarja ka shkaktuar polemika të shumta pas akuzave se policia ka tentuar ta fshehë dhe prokuroria po tenton të amnistojë autorin e dyshuar me zbutjen e akuzës.

Në vendimin e gjykatës, saktësohet se Meçe është arrestuar për vrasje me dashje, ndërsa pronari i lokalit dhe dy personat që ishin në tavolinën e lokalit me Meçe ditën e ngjarjes për moskallëzim krimi dhe pengime për zbulimin e së vërtetës.

Ndërkohë Prokuroria, në kërkesën e saj depozituar në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë, e ka zbutur akuzën në vrasje nga pakujdesia për Denis Meçen. Për tre personat e tjerë ka ngritur vetëm akuzën e moskallëzimit të krimit, duke hequr atë të pengimit për zbulimin e së vërtetës.

Lidhur me zbutjen e akuzës për autorin e dyshuar ka pasur përplasje mes Prokurorisë dhe Policisë, që ia kanë hedhur topin njëra-tjetrës për përgjegjësinë e hetimeve të ngjarjes.

Lexo edhe:

Vrasja e Egli Progës, Prokuroria ia hedh topin Policisë për zbutjen e akuzës: Aq prova sollën. Nën akuzë inspektori

Vrasja në Pogradec/ Përplasje Polici-Prokurori, Blutë: Inspektori i vënën nën hetim s’ka lidhje me procedurën

Dëshmia e të arrestuarit për vrasjen në Pogradec: Sa ngrita dorën, ai ra. Nuk e godita

Etiketa: Denis MeceEglantin ProgaKryesore1PogradecVrasje

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
A mund të bëhet seks në hapësirë? Ja çfarë thonë astronautët për eksperiencat e tyre

A mund të bëhet seks në hapësirë? Ja çfarë thonë astronautët për eksperiencat e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com