GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit

15:33 - 22/03/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tjetërsimi i një sipërfaqe toke prej 2350 metra katror, mbi të cilën ishte ndërtuar një kapanon i shoqërisë së mobilierisë “Saimiri F”, ka çuar në nxjerrjen e 6 masave sigurimi nga gjykata e Tiranës si dhe vendosjen në sekuestro preventive të kompanisë “Garffs Construction”, e cila me letra është në pronësi të shtetases, Donada Xhalia.

Në fakt pronari real i kësaj kompanie është, Daniel Shima, ndërsa gruaja e tij, Donada Xhalia, rezulton pronare në letra. Shima, sipas burimeve të policisë së Tiranës, njihet si person me precedent penalë dhe përfshirjen në skemat e fajdeve në Tiranë dhe Kamëz.

Lidhur me këtë rast policia e prokuroria e Tiranës, ka nisur një hetim për pastrim të produkteve të veprës penale, ku aktualisht është duke kryer veprime proceduriale hetimore. Ndërsa në fillim të muajit Mars 2026, gjyqtarja e Tiranës Lorena Çabej, ka firmosur një vendim duke nxjerrë 6 masa sigurimi.

“Arrest në burg” është vendosur për Devis Bakallin, “Arrest shtëpie” është vendosur për Imer Çelaj, të cilët akuzën për “Falsifikim dokumentash”. Ndërsa për 3 zyrtarë të Zyrës Hipotekore Tirana Nr.2, Blenar Sakaj, Thanas Leku dhe Florjan Zela që akuzohen për “Shpërdorim detyre” është vendosur masa e pezullimit nga detyra.

Njëherësh gjyqtarja Çabej, urdhëroi dhe sekuestrimin e kompanisë së ndërtimit “Garffs Construction”, e cila mësohet se kundrejt një shume financiare, ka blerë sipërfaqen e tokës prej 2350 metra katror tek dy personat e akuzuar për falsifikim dokumentash, Devis Bakalli dhe Imer Çelaj.

Dosja në fjalë u çel nga një kallëzim penal të depozituar Alfred Hasani i kompanisë së mobilerisë, “Saimir F”. Rrëfimi i biznesmenit dhe dorëzimi i provave prej tij në prokurori, është bërë shkak për çeljen e një hetimi, duke çuar në zbulimin e një skeme të tjetërsimit të pronave në Tiranë.

Gjatë hetimeve të kryera në çështjen me Nr.12845 të vitit 2024, rezultoi e provuar se Devis Bakalli dhe Imer Çelaj, kanë marrë në posedim një objekt në pronësi të një personi tjetër me sipërfaqe 2350 M2.

Sipas hetimeve kjo pronë nuk është marë nëpërmjet një titulli juridik të ligjshëm, por përmes falsifikimit të dokumentacionit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, duke krijuar në mënyrë artificiale një gjendje posedimi të paligjshëm.

Pas marrjes së paligjshme në posedim të objektit, i njëjti subjekt ka vijuar sjellje aktive intimidimi ndaj shtetasit të dëmtuar Alfred Hasani, duke penguar hyrjen e tij në objekt, duke bllokuar fizikisht aksesin përmes mjeteve të ndryshme që përdoren për kontroll territorial, si dhe duke krijuar një klimë presioni dhe frike me qëllim konsolidimin e përfitimit të paligjshëm.

Sipas dosjes hetimore personat e tjerë nën hetim, zyrtarët e Hipotekës Thanas Leku, Blenar Sakaj dhe Florjan Zela nga aktet e administruara në dosje, gjatë trajtimit të praktikës së pasurisë së të dëmtuarit Alfred Hasani, kanë kryer veprime administrative në kundërshtim me ligjin.

Këto veprime kanë çuar në shtrembërimin e gjendjes faktike të objektit, duke u paraqitur dhe regjistruar si objekt në posedim të dy tjetërsuesve, Devis Bakallit dhe Imer Çelaj.

Ndonëse, në realitet objekti ka qenë në posedim dhe përdorim të biznesmenit, Alfred Hasani, i cili ka ndërtuar kapanonin e firmës së mobilerisë.

Menjëherë pasi kanë marrë certifikatën e pronësisë dhe lejen e  legalizimit, Bakalli dhe Imer Çelaj, kanë kryer veprime të shpejta tjetërsimi të pasurisë, përmes kontratave noteriale dhe transaksioneve financiare të konsiderueshme, ç’ka krijon rrezik real për humbjen e gjurmëve të provës dhe vështirësimin e hetimit.

Shitja e pronës është kryer tek kompania “Garffs Construction” në pronësi të Donada Xhalia.

Pas blerjes së tokës nga kjo e fundit, në kapanonet e Alfred Hasanit, kanë shkuar disa persona të tjerë, duke ngritur pretendime se këtë sipërfaqe toke e posedonin ata me letra, ndaj në këto kushte i kanë kërkuar Hasanit që të lironte sipërfaqen prej 2350 metra katror.

Në dëshminë e tij dhënë në prokurori Alfred Hasani ka treguar se: “…jemi vënë në dijeni që pas këtyre veprimeve të kryera dhe të ekzekutuara nga ana e Imer Çelaj dhe Denis Bakalli, është proceduar edhe me shitjen e këtij objekti. Kështu rreth datës 8 shtator 2024 pranë objektit tonë janë paraqitur disa individë, të cilët kanë pretenduar se është objekti i tyre dhe se e kanë blerë nga dy personat Çelaj dhe Bakallit. Sipas tyre rezulton se kjo shitje është realizuar në periudhën prill 2024…”.

Më tej Alfred Hasani, ka treguar në dëshminë e tij se këtyre personave i ka kërkuar të largohen duke i thënë se objekti është ndërtuar nga ana tyre si shoqëri/familje dhe nuk ka mundësi të jenë kryer veprime të tjetërsimit.

“…unë këtyre personave i kam kërkuar, nëse kanë ndonjë dokument ku e bazonin pronësinë e tyre. Më kanë deklaruar që janë persona të një shoqërie/biznesi dhe u kam kërkuar të më tregojnë dokumentat. Por nuk më kanë treguar asnjë të dhënë përveç faktit që janë biznes. Po kështu u kam kërkuar që të më tregojnë ndonjë dokument, se si e kanë fituar këtë pasuri, por thjesht më kanë treguar në telefon një certifikatë pronësie dhe një kartelë pasurie, nga ku arrita të fiksoja vetëm emër si “GAF”, kontratë shitje dhe disa numra, si dhe një datë që ishte 20 prill 2024. Duke marrë në konsideratë këtë veprim dhe këtë ngjarje vlerësova dhe dyshoj se nga ana e Bakallit dhe Çelaj, përfshirë edhe punonjësit e DVK Tirana Rurale 2, janë kryer veprime të shpejta për tjetërsimin e kësaj pasurie, për ta vështirësuar sa më shumë identifikimin dhe hetimin e kësaj vjedhje/grabitje të pasurisë investimit tonë si dhe për të humbur gjurmët sa më shpejt..”-ka dëshmuar në prokurori biznesmeni Alfred Hasani.

Masat e sigurimit

Devis Bakalli masa e sigurimit “Arrest në burg”

Imer Çelaj masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Blenar Sakaj masa e sigurimit “Pezullimi nga detyra”

Thanas Leku masa e sigurimit “Pezullimi nga detyra”

Florjan Zela masa e sigurimit “Pezullimi nga detyra”

“Garffs Construction” masa e “Sekuestro preventive”. /Ora News

Etiketa: Kryesore1sekuestro

Lajme të lidhura

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët
Aktualitet

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët

16:20 - 22/03/26
PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës
Breaking Views

PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

16:01 - 22/03/26
Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë
Breaking Views

Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

15:15 - 22/03/26
Para
PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

PS nis "fushatën" për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët
Aktualitet

Vajza nga Kosova gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për dy pronarët

16:20 - 22/03/26

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia...

Lexo më shumë
PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

PS nis “fushatën” për zgjedhjet e 2027-s? Rama cakton drejtuesit politikë në njësitë administrative të Tiranës

16:01 - 22/03/26
Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit

Sekuestrohet ‘Garffs Construction’ e Daniel Shimës, 2 të arrestuar dhe 3 zyrtarë të pezulluar për “letrat” e truallit

15:33 - 22/03/26
Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

Berisha thirrje mbështetësve për protestën e PD: Të gjithë para Kryeministrisë

15:15 - 22/03/26
Trajneri i Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk bëjmë ndryshime në ekip

Trajneri i Polonisë para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk bëjmë ndryshime në ekip

15:11 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com