GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

HETIMI/ Cuomo fajtor për ngacmime seksuale, guvernatori i mohon akuzat

20:55 - 03/08/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
HETIMI/ Cuomo fajtor për ngacmime seksuale, guvernatori i mohon akuzat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas një hetimi pesë-mujor, të detajuar të martën nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Guvernatori Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht gra të shumta në kundërshtim me ligjin amerikan dhe shtetëror. Por guvernatori kundërshtoi me shpejtësi se kishte kryer ndonjë sjellje të papërshtatshme dhe e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

“Dua ta dini drejtpërdrejt nga unë se kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme apo të kem bërë ngacmime të papërshtatshme seksuale,” tha në një dekraratë të regjistruar më parë zoti Cuomo, një demokrat që ka shërbyer si guvernator që nga viti 2011. “Unë jam 63 vjeç. Kam jetuar tërë jetën time të rritur në sytë e publikut. Nuk jam ndryshe. Dhe nuk kam qenë ndonjëherë si më përshkruajnë”.

Hetimi arriti në përfundimin se zoti Cuomo është përfshirë në ngacmime, puthje dhe përqafime të padëshiruara dhe ka bërë komente të papërshtatshme për gjithsej 11 gra, tha Prokurorja e Përgjithshme Letitia James në një konferencë shtypi të martën, duke shtuar se zyra e guvernatorit ishte bërë një “vend toksik pune” që mundësonte të ndodhnin ngacmimet. Ky ishte një hetim civil dhe nuk do të çojë drejtpërdrejt në akuza penale kundër guvernatorit.

“Faktet janë shumë të ndryshme nga si janë portretizuar,” tha zoti Cuomo.

Cuomo u përpoq të shpjegonte takimet si mënyrën e tij të zakonshme për të treguar dashuri ndaj të tjerëve. Videoja që ai publikoi tregon fotografi të shumta të tij duke përqafuar dhe puthur burra dhe gra të moshave të ndryshme që duken konsensuale.

Gjetjet, të detajuara në një raport prej 168 faqesh megjithatë, mund të japin një goditje shkatërruese për të ardhmen politike të zotit Cuomo dhe të pengojnë punën e administrates së tij.

“Këto 11 gra ishin në një mjedis armiqësor dhe toksik pune. Ne duhet t’u besojmë grave,” tha prokurorja James, një demokrate.

“Ajo që zbuloi ky hetim është një model shqetësues i sjelljes të guvernatorit të shtetit të madh të Nju Jorkut,” shtoi zonja James.

Carl Heastie, kryetari i Asamblesë së Nju Jorkut të kontrolluar nga demokratët, i cili ka autorizuar një hetim për shkarkimin e mundshëm të zotit Cuomo, i quajti gjetjet e raportit “shqetësuese” dhe tha se ato tregojnë se “ai nuk është i përshtatshëm për detyrën e guvernatorit”.

Senatorja e Shtetit Andrea Stewart-Cousins, udhëheqëse e shumicës së Senatit, tha se raporti jepte hollësi për “sjellje të papranueshme” nga zoti Cuomo dhe administrata e tij dhe i bëri thirrje që të “japë dorëheqjen për të mirën e shtetit”.

“Tani që hetimi ka përfunduar dhe akuzat janë vërtetuar, duhet të jetë e qartë për të gjithë se ai nuk mund të shërbejë më si guvernator,” tha zonja Stewart-Cousins.

Hetuesit folën me 179 persona, duke përfshirë persona që e kishin paditur guvernatorin dhe anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të dhomës ekzekutive, tha prokurorja James. Ajo tha se hetimi rezultoi në një “tablo të qartë” të asaj që ajo e quajti “klimë frike” në të cilën guvernatori Cuomo ngacmonte seksualisht shumë gra, shumë prej tyre të reja. Prokurorja e Përgjithshme James filloi hetimin e saj mbi akuzat pasi mori një kërkesë zyrtare nga zyra e zotit Cuomo më 1 mars ndërsa u shtua numri i pretendimeve të raportuara.

Bulizmi i Përhapur

James emëroi dy juristë të jashtëm me përvojë për të drejtuar hetimin: Joon Kim, një ish prokuror federal dhe avokat në detyrë në Manhattan dhe Anne Clark, një avokate me përvojë në rastet e ngacmimit seksual.

Zoti Kim tha në konferencë shtypi se vendi i punës në administratën Cuomo ishte “i mbushur me ngacmime bulizmi dhe frikësime” dhe në të cilin një kundërshtim ndaj guvernatorit apo stafit të tij të lartë do të thoshte se do të “nxirreshe jashtë loje, do të mënjanoheshe ose më keq se kaq”.

Në raport thuhet se një nga gratë që Cuomo vuri në shënjestër ishte pjesëtare e forcave policore shtetërore. Akovatja Clark tha se zoti Cuomo qëndroi në një rast pas saj në një ashensor “lëvizi gishtin nga qafa në shpinën e saj dhe e ngacmoi seksualisht. Në raport thuhet se hetuesit nuk i gjetën të besueshme shpjegimet e zotit Cuomos në lidhje me rastet e hetuara. Aty thuhet se “mohimet e përgjithshme dhe mungesa e kujtesës për incidente specifike ishin në kontrast të plotë me forcën, specifikën dhe pohimet e kujtimeve të grave akuzuese.

Ishte një rënie e shpejtë për guvernatorin. Cuomo u bë një figurë popullore vitin e kaluar në ditët e para të pandemisë COVID-19 duke u paraqitur si një drejtues me autoritet në konferencat e përditshme televizive të shtypit. Ankesat për ngacmimet seksuale u shfaqën pas kritikave të shumta nga politikanët demokratë në shtetin e Nju Jorkut që Cuomo qeveris duke përdorur frikën.

Cuomo, babai i divorcuar i tre vajzave të rritura, u zgjodh për tre mandate si guvernator, ashtu si babai i tij i ndjerë, Mario Cuomo. Po ashtu si babai i tij, Andrew Cuomo i rezistoi tundimit për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara pavarësisht shumë spekulimeve për ambicjet e mundshme. /VOA

Lajme të lidhura

Armët bërthamore, Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në
Aktualitet

Putini zotohet: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

08:59 - 20/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Boksieri bëhet për spital, por shpallet fitues i medaljes së artë

Boksieri bëhet për spital, por shpallet fitues i medaljes së artë

TË FUNDIT

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer...

Lexo më shumë
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari

10:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com