GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi i Berishës, Vangjeli: Nja 5 ministra të Ramës i kanë pantallonat nën gju…

22:54 - 25/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Analisti: Dorëheqja e Zaev vjen si leksion për politikën tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lorenc Vangjeli i konsideron si orët që po ndryshojnë Shqipërinë 96 orët e fundit, që kanë të bëjnë me hetimin nga SPAK të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Vangjeli tha në emisionin “Opinion”, se Kryeministri Edi Rama është personi më i painteresuar që Berisha të shkojë në SPAK, për arsye se i nevojitet në politikë si kundërshtar.

“Në Shtator 2021 në studion tënde kam thënë vilën më të famshme në Shqipër do ta shohim të bllokuar.

Personi më i famshëm në këto 30 vjet është Sali Berisha. Një palë mendon që drejtësia do jetë instrumenti magjik që do ndryshojë politikën shqiptare dhe ngjyrën e qeverisë.

Është gjëja më e gabuar dhe shpresoj që të kuptohet që kjo edhe nuk ndodh. Drejtësia godet individin, fajësia është individuale. Pushteti dhe ngjyra e qeverisjes varet nga një trup gjykatësish dhe këta janë 3 milionë e kusur mijë shpirta shqiptarësh që vendosin se cilët do t’i qeverisin duke gjykuar dhe mbi CV e tyre.

Në rastin e parë ka dyshime të arsyeshme që z.Berisha është i përfshirë në një histori korrupsioni.

Tjetra që është edhe më e dukshme është që me retorikën e tij të vazhdueshme po tenton të bëjë në mënyrën më të gabuar avokatinë e tij dhe personave të përfshirë në çështje.

Ka vetëm 2 njerëz sot për të cilët edhe logjika e Shkullakut nuk funksionon, dhe këta janë Sali Berisha edhe Edi Rama. Për këta dy njerëz për të cilët ka 30 vjet që shqiptarët votojnë këto nuk ekzistojnë, sepse ligjësia e moralit është shumë më i madh se gjithçka tjetër. Këta dy njerëz që kanë marrë besimin e publikut duhet të shkojnë sa herë që i thërret një pushtet i tretë.

E gjitha ngrihet mbi një aksion të gënjeshtër. Njeriu i fundit në Republikën e Shqipërisë i interesuar që Berisha të ballafaqohet me Dumanin dhe njerëzit e tij është Edi Rama. Edi Ramës i duhet Sali Berisha si kreu i opozitës, si njeriu që ka përballë. Ata nuk të fusin brenda, por të rrëfejnë se si hapet procesi penal si hetohet.

Berisha di shumë mirë që Edi Rama është i painteresuar sepse e do përballë. Mulliri i zonjës Millonai që po bluan një shkëmb kaq të ashpër si z.Berisha gjithkënd tjetër i shkul me lehtësinë që gratë shkulun qimet e vetullave. Në këto ditë të nxehta, në 96 orët të cilat po ndryshojnë Shqipërinë dhe po shkruajnë histori, kur flitet për procesin e Berishës, kujtohen nja 4 a 5 ministra dhe ish-ministra të Ramës të cilët kur shikojnë se çfarë po ndodh me Berishën natyrisht pantallonat dhe rripin e pantallonave nuk e kanë te mesi, por e kanë diku gjetkë. Le të themi ndonjë pëllëmbë poshtë gjurit”, tha analisti Lorenc Vangjeli në “Opinion”.

Etiketa: berishaRamavANGJELI

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Debati për Belerin, Hila-Sulit: U zbyth edhe Mitsotakis, ju keni kërcënuar…

Hetimi i Berishës, Hila: Ai ka hallin e tij, opozita është fërtele

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij,...

Lexo më shumë
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com