GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi ndaj Berishës, Imeraj: SPAK të shpjegojë procesin, Berisha të…

19:54 - 07/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimi ndaj Berishës, Imeraj: SPAK të shpjegojë procesin, Berisha të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj, e larguar nga sistemi pas Vetting, nga studio e “Dita jonë” ka komentuar ndër të tjera edhe çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën SPAK po heton ish-Kryeministrin Sali Berisha, për korrupsion.

Imeraj thotë se çështje të tilla për shkak të rolit 30-vjeçar në shoqërinë shqiptare do të kenë gjithmonë një lloj ngarkese dhe rëndese. Ish-Prokurorja duket se këshillon Berishën që të zbatojë vendimin e Gjykatës dhe të ndjekë rrugë ligjore për t’a kundërshtuar atë.

“E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Politikëbërja e secilit individ të mos ndikohet nga hetimet e prokurorive. Shqipëria ka vuajtur nga demokracia. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Nuk mund të themi që i shpëtojnë ligjit. Prokuroria në vite ka kryer hapat përkatës për veprime hetimore. A ka qenë klima e duhur? A ka pasur vullnet politik?

Kjo është arsyeja kryesore pse nuk shkojnë deri n fund hetimet. Kjo lidhet me punën e prokurorisë. I bie që këta janë rregullatorët e e procesit. Le të shpjegojmë lidhjen shkak-pasojë. SPAK dhe gjykata duhet të shpjegojë në çfarë mënyre se një individ e ka të pamundur të miratojë një ligj i vetëm.

Kush ka ndikuar ministri apo deputeti propozues? Kjo lidhet me dosjen në tërësi. Jam kundër çdo iniciative të personit qoftë politikan apo zyrtar që nuk zbatojnë vendimin e gjykatës. Ka një rrugë ligjore si kundërshtohet, por duhet të zbatohet”, tha ajo.

Lidhur me presionin ndaj gjyqtarëve e prokurorëve Imeraj tha se sot mënyrat janë sofistikuar. Ndërsa gjyqtaret femra, sipas saj, janë më të sulmuara.

“Prokuroria flet me akte, veprime e hetime. Ajo që shihet është që politika nuk heq dorë në të përfshirët në punët që nuk i takojnë.

Ka mënyra nga më të ndryshmet për të ndërhyrë, intimiduar apo impresionuar. Mënyrat janë sofistikuar, janë më të fshehta. Hapen e mbyllen gazetat me emrin e prokurorit. Kërcënime ka pasur, do të ketë dhe ka aktualisht. Kur është hetuar një çështje e rëndësishme në Shqipëri, po të marrim një analizë, do vëmë re se presioni nuk ka të bëjë thjesht me dëmtim të shëndetit e familjarëve apo punësimet e familjarëve, por që nga momenti që hapet me emrin e filan prokurori. Gjyqtaret femra sulmohen më së shumti”, tha Imeraj.

Etiketa: berishaImerajKompleksi PartizaniSpak

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Rama-Meloni, ja ç’parashikon marrëveshja për kampet/ Sa është numri i refugjatëve që priten…

Rama-Meloni, ja ç’parashikon marrëveshja për kampet/ Sa është numri i refugjatëve që priten...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com