GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi nisi nga agjentët e SHISH, zbulohet celula e spiunazhit në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimi nisi nga agjentët e SHISH, zbulohet celula e spiunazhit në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohet dosja e celulës së spiunazhit në Shqipëri, për të cilën Shërbimi Informativ Shtetëror, përmendi në raportin e veprimtarisë së tij për vitit 2021, që dorëzoi pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Dokumentet e siguruara nga burime tepër konfindenciale në SPAK, hedhin dritë mbi një hetim të nisur nga SHISH, struktura e antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe prokuroria e Posaçme, duke u vënë në mbikëqyrje të rreptë 5 persona, si Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazi, Luftar Çunaj, dhe Maksim Ferra.

Që prej janarit 2021 e deri më sot këta persona janë në ndjekje të këtyre institucioneve, ndërsa hetimi i dosjes me Nr.3, është mbajtur sekret nga SPAK dhe SHISH.

Në dokumentacion thuhet se procedimin Nr.3, i nisur për veprat penale të “Dhënies informatave sekrete”, “Marrja e Shpërblimeve”, “Vënia në shërbim të shteteve të huaja” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, e administron prokurori Altin Dumani, i cili ka kryer veprime përgjimi të tre subjekteve të dyshuara, kontrollin e banesave dhe zyrave të tyre dhe vëzhgimin në terren të tre personazhe, informon Ora News. 

Fillimisht hetimi nga nisur nga agjentët e SHISH, dhe më pas informacioni i është kanalizuar drejtorisë së antiterrorit në Policinë e Shtetit, me qëllim vijimin e veprimeve procedurale në dobi të dosjes penale që kishte regjistruar Altin Dumani në SPAK.

Në dosje thuhet se subjekti i dyshuar për spiunazh, Frederik Ymeri, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe se detyrën e fundit në këtë institucion e ka pasur në vitin 2003 si Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ndërsa Maksim Ferra, thuhet në dosje është një tjetër kuadro i vjetër i spiunazhit dhe deri në vitin 2000 ka qenë pjesë e sektorit të vëzhgimit në Aparatin Qendror të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Maksim Ferra, aktualisht drejton qendrën jofitimprurëse me emrin “Unioni Stop Krimit”, të cilën e ka regjistruar në gjykatë qysh prej shkurtit 2015.

Personi tjetër Gjergji Koti, që sipas SPAK dhe SHISH, është i përfshirë në këtë veprimtari agjenturore, është një ish-oficer Policie që ka shërbyer pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Tiranës.

Më tej në dosjen e SHISH dhe drejtorisë së Antiterrorit tregohet se Maksim Ferra, Gjergji Koti, Bashkim Abazi dhe Luftar Çunaj, janë rrjeti informative i Frederik Ymerit.

Ymeri synon sigurimin e informacionit të klasifikuar, që cenon veprimtarinë e institucioneve të rëndësishme shtetërore të sigurisë dhe jo vetëm.

SPAK thotë se deri tani nuk janë arritur të sigurohen të dhëna konkrete në lidhje me destinacionin përfundimtar të këtyre informacioneve, por dyshohet se kjo veprimtari cenon sigurinë kombëtare në formën e spiunazhit.

“…bazuar në informacionet që disponon SHISH, interesimet e Frederik Ymerit, janë shumë dimensionale lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar, informacion të cilin dyshohet se e siguron nga lidhjet e tij në institucionet e sigurisë dhe konkretisht në Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Deri aktualisht, të dhënat tregojnë së Frederik Ymeri, gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie, siguron informacion nga dy lidhjet e tija të ngushta, Gjergj Koti dhe Maksim Ferra…”-thuhet në dosjen hetimore, siguruar nga Ora News.

Maksim Ferraj kreu i grupit të spiunazhit

Gjithashtu disponohen informacione se në një rast Frederik Ymeri dhe Maksim Fera, kanë bërë më dije një person të paautorizuar që është pjesë e shërbimeve jo mike (Ruse-Iraniane) në vendin tonë, lidhur me emra të punonjësve të veçantë të institucioneve të sigurisë në vend, duke cënuar kështu rëndë veprimtarinë e tyre në tërësi.

Etiketa: Kryesore1SHISH

Lajme të lidhura

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!
Aktualitet

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera
Aktualitet

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26
Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme
Aktualitet

Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako ‘zbarkon’ në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme

21:28 - 04/09/26
Para
“Do të bëj copash me sharrë”, arrestohet shqiptari në Itali, kërcënoi gruan

Vodhën disa banesa në Itali, arrestohen 4 “skifterët” shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol
Breaking Views

Liverpool mposht pastër Ipswich në transfertë, Mehmeti nuk figuron as në stol

23:21 - 04/09/26

Liverpooli ka mposhtur 0-2 Ipswich Toën në transfertë, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Alexander Isak. Sulmuesi suedez e...

Lexo më shumë
Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit

23:19 - 04/09/26
Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

Zjarret në Himarë, kryebashkiaku Tavo apel banorëve: Largohuni nga banesat!

22:41 - 04/09/26
Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

Aktivisti Gent Progni: Ligji nuk mund të përdoret si shkop kundër qytetarit dhe mburojë për pushtetin

22:00 - 04/09/26
Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

Himarë, nga zjarret digjet një banesë, flakët rrezikojnë shtëpi të tjera

21:51 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com