GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi parlamentar, Bardhi akuza PS: Na mohuan të drejtën Kushtetuese

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimi parlamentar, Bardhi akuza PS: Na mohuan të drejtën Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konferenca e Kryetarëve nuk ka arritur të gjejë konsensusin për kërkesat e opozitës lidhur me ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Në kushte të tilla dy kërkesat, një për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe tjera për koncensionet në shëndetësi, do të vendosen nga seanca plenare, e cila me shumë gjasë me votat e socialistëve do të rrëzojë ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Kjo u paralajmërua edhe nga Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili në një konferenncë për mediat, tha se opozitës po i mohohen tëdrejtat kushtetuese, sikundër është edhe ajo për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Bardhi tha se ky qëndrim i mazhorancës ka lidhje me suksesin që arriti opozita lidhur me hetimin parlamentar për inceneratorët.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, në Konferencën e Kryetarëve, u paraqitën kërkesat për hetimin parlamentar lidhur me PPP në shëndetësi dhe tjetra për të dhënat personale.

Bardhi tha se lidhur me ndërhyrjen në sistemin TIMS shqetësimi është shprehur edhe nga aleati ynë strategjik, SHBA, përmes ambasadës amerikane në Tiranë.

“Zyrtarisht në përputhje me të drejtën tonë kushtetuese 45 deputetë iu drejtuam kuvendit për një kom hetimor. Sipas kushtetutës Kuvendi është i detyruar të ngrejë një kom hetimor kur e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë.

Pa asnjë surprizë siç kanë vepruar në 1 vit e gjysmë, maxhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e dy kom hetimore. Antikushteuese. Është detyrim për Kuvendin e Shqipërisë. Të dyja argumentet që janë justifikime jo vetëm që nuk qëndrojnë, nuk kanë bazë kushtetuese, por janë fyerje për çdo mendje normale njerëzore.

Argumenti i parë, lidhje me faktin se ne kërkonim të hetonim 4 kontrata koncesionare. Sipas tyre nuk mund të hetohen 4 kontrata, çështje shumë e gjerë. 4 kontratat lidhen me një çështje të vetme, që ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve qytetarëve sipas një marrëdhënieje PPP.

Për sa kohë janë miratuar të 4 kontratat nga qeveria me vlerë 450 mln euro, ne kërkuam që të verifikohet si janë lidhur këto kontrata dhe së dyti si po zbatohen.

Të dhënat e verifikimit nga KLSH kanë treguar që jo vetëm kemi të bëjmë me kontratave dhe vlera abuzive, por me pagesa e shërbime që qytetarët nuk i përfitojnë.

Për të dhënat e sistemit TIMS, shqetësimi nuk ka ardhur vetëm nga opozita, por dhe nga ambasada e SHBA-ve.

E kuptojmë që maxhoranca nuk ka interes, sepse do të zbulohej fshirja e të dhënave mbi udhëtime të qeveritarëve, familjarëve të Ramës dhe ministrave me eksponentë të krimit të organizuar. Kjo ka qenë një nga arsyet e ndërhyrjes në sistemin TIMS”, tha Bardhi.

Etiketa: Bardhihetim parlamentarKryesore1

Lajme të lidhura

Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Para
Luani sulmon për vdekje kujdestarin e tij në kopshtin zoologjik

Luani sulmon për vdekje kujdestarin e tij në kopshtin zoologjik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën
Aktualitet

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Pogradecit. Një punëtor, i cili...

Lexo më shumë
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com