GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi parlamentar për Shëndetësinë, deputetët e PS padisin audituesin e KLSH

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimi parlamentar për Shëndetësinë, deputetët e PS padisin audituesin e KLSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e mazhorancës socialiste, anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me sherbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Bexhet Zeqiri, me detyrë auditues pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët e akuzojnë për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për të deshmuar” parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Në shkresën dërguar organit të akuzës ndër të tjera thuhet:

“Gjatë seancës së pyetjeve dhe konkretisht gjatë pyetjeve të realizuara nga ana e Zv/Kryetari i Komisionit, në shkelje të parashikimeve të Kodit të Proçedures Penale, .z Zeqiri refuzoi në mënyrë të perseritur që të dëshmojë, pavarësisht vënies në dijeni për detyrimin e tij ligjor për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar”

Në vijim të shkresës deputetët argumentojnë pse audituesi i KLSH ka konsumuar një vepër penale.

“Nisur nga tërësia e fakteve dhe rethanave të cituara më sipër, vlerësojmë se ka të dhëna për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit të kallëzuar z. Bexhet Zeqiri, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimit për të dëshmuar” parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Kjo është hera e parë që një deshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor, refuzon hapur t’i përgjigjet pyetjeve të bëra nga ana e Komisionit, duke shënuar një rast të rrezikshëm për autoritetin e veprimtarisë së një komisioni parlamentar dhe produktit të tij. Ky rast hap rrugën e refuzimit për të deklaruar nga deshmitari i thirrur nga ana e komisioneve hetimore, duke dëmtuar në thelb jo vetëm reputacionin e këtij instrumenti parlamentar, por duke krijuar premisa për të dështuar punën e komisionit në marrjen e një prove kaq të rendësishme, siç është dëshmia”, citohet në shkresë.

Deputetët theksojnë gjithashtu se pavararësisht disa paralajmërimeve nga zv.kryetari i komisionit, Plarent Ndreca, që i kujtoi detyrimet e tij ligjore për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij shtetërore para Komisionit Hetimor, përsëri nëpunësi Bexhet Zeqiri refuzoi përgjigjen i

shtyrë në dukje nga qëndrimi i një krahu politik në këtë organ.

Bashkë me kallëzimin, duputetët kanë kanë vënë në dispozicion edhe një CD me materialet filmike të seancës, si dhe shprehin gatishmëri për të dhënë sqarime shtesë sapo të thirren nga organi i akuzës për këtë çështje.

Etiketa: audituesKLSHpadi

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Ja ku mund t’i luajë Shqipëria miqësoret e muajit mars

Zyrtare – Ja formacioni me të cilin Shqipëria luan kundër Kroacisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com