GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi për sistemin TIMS, Bardhi: Edi Rama po mbron Olsin për lidhjen me Xibrakën

22:11 - 07/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Palaço”, Rama vazhdon debatin me Bardhin në Twitter
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, deklaroi mbrëmjen e sotme në “Opinion” se ndërhyrja në sistemin TIMS dhe vjedhja e të dhënave, u bë për të fshehur implikimin e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit Edi Rama, në çështjen e Xibrakës.

Bardhi tha se javën e ardhshme është i gatshëm të bëjë publike dokumentet që tregojnë lidhjet e kreut të grupit të Xibrakës me Olsi Ramën, që provohet edhe nga sistemi TIMS.

“Në atë kohë Prokuroria tha se nuk mund të identifikonte personin, u tha se do të verifikohej më vonë, dhe kur SPAK mund të niste verifikimet ndodhi ndërhyrja në sistemin TIMS, që të fshihej emri i Olsi Ramës”, tha Bardhi.

Sipas tij, kjo është arsyeja që Edi Rama sot bllokon ngritjen e komisionit hetimor për sistemin TIMS, sepse kërkon te mbrojë Olsi Ramën dhe lidhjen e tij me kreun e grupit të Xibrakës.

Debati

Robert Rakipllari: A jeni të gatshëm të rinegocioni?

Blendi Klosi: Te pyetja e parë thatë ka një komision hetimor për…

Gazment Bardhi: TIMS-in. Pse nuk e ngrini ju për shembull? A është çështje konkrete kjo?

Blendi Klosi: Po dakord, është çështje konkrete por ku është çështja konkrete?

Gazment Bardhi: Ka një shqetësim dhe një denoncim.

Blendi Klosi: Ju keni dalë, ti dhe disa kolegë…

Gazment Bardhi: Nuk kemi dalë ne mo, ka dalë ambasada e SHBA se the thashetheme. Ka dalë ambasada e SHBA-ve për të na thënë është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS.

Blendi Fevziu: TIMS-i është?

Blendi Klosi: Kush është dokumenti që e vërteton që këtu ka një problem?

Gazment Bardhi: Po të kemi dokumentin s’kemi nevojë të hetojmë. Komisionet hetimore prandaj ngrihen, që të marrësh dokumentin.

Blendi Klosi: Prandaj pra ky është gabimi.

Blendi Fevziu: Nga të gjitha komisionet hetimore që mbaj mend unë, nga shkrime gazetash janë ngritur. E ka ngritur amabasada e SHBA-së, ka thënë shumë e shqetësuar.

Blendi Klosi: Për çfarë, konkretisht?

Blendi Fevziu: Ka futur duart në TIMS.

Blendi Klosi: Kush? Ta them edhe këtë tjetrën, kemi thënë për komisionin për investitorët strategjikë. Hajde e marrim dhe kush ka marrë investitorë strategjikë t’i bëjmë copë.

Gazment Bardhi: Të dhimbset Pëllumb Gjoka ty?

Blendi Klosi: Heto rastin këtë thotë kushtetuta dhe ligji. Merr një rast për të shqyrtuar, një çështje të veçantë. Hajde e marrim tani të gjithë investitorët strategjikë dhe po doli gjë mirë, po s’doli t’i bëjmë copë të gjithë investitorët strategjikë.

Gazment Bardhi: Kërkesa e parë ka të bëjë me një skandal të ndërhyrjes në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS. Informacioni mbi të cilën është bazuar kërkesa, bazohet mbi një dokument zyrtar që është raporti i AMP-së. Pra, nuk bëhet fjalë për një thashethem, por një ndërhyrje të paligjshme në TIMS dhe ne duam të verifikojmë se kush ka përgjegjësi për ndërhyrjen e paligjshme dhe deir në çfarë mase është ndërhyrë në sistemin TIMS për të propozuar dhe masa ligjore që në të ardhmen, një ndërhyje e tillë mbi të dhënat e qytetarëve, të meren masa ligjore. A e di pse bllokohet kjo? Sepse nëse në të dhënat e sistemit TIMS nuk do të ishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të fshehur, ka një çështje që mbahet pezull në SPAK, ku vëllai i kryeministri shqiptar, Olsi Rama, për shkak të përkimit të të dhënave të TIMS do të duhet të jetë në burg për dosjen e “Xibrakës”. Problemi i vetëm i Edi Ramës në këtë rast është që të dhënat do të bëhen publike.

Blendi Fevziu: Po ti bëji publike, pse prisni?

Gazment Bardhi: Patjetër që do i bëj publike që kanë ndihmuar të kalojnë kufirin.

Blendi Fevziu: Hajdeni këtu dhe bëjini publike.

Gazment Bardhi: Patjetër, më ftoni të enjten tjetër dhe vij unë dhe i bëj publike. Të enjten tjetër, unë publikoj në “Opinion” dosjen e plotë se si Olsi Rama u konsiderua person i paidentifikuar nga prokuroria dhe në momentin kur prokurorët donin të hynin në sistemin TIMS për të marrë të dhëna për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë, u vodhën të dhënat në sistemin TIMS.

Etiketa: BardhiKryesore1OlsiRama

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Paralajmërimi i Musk për Taylor Swift pasi u shpall personi i vitit

Paralajmërimi i Musk për Taylor Swift pasi u shpall personi i vitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com