GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetuesit në gjurmët e  biznesmenit Ervis Martinaj, Jeton Lami “kyç gojën” për herë të dytë

13:57 - 16/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetuesit në gjurmët e  biznesmenit Ervis Martinaj, Jeton Lami “kyç gojën” për herë të dytë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar  si “ushtar” i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj ka “kyçur” gojën për herë të dytë para hetuesve.

Gjykata e Kurbinit, pak kohë më parë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jeton Lamin, agjentin e skuadrës së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit, që u ndalua për shoqërimin dhe transportimin e Ervis Martinit.

Deri në këtë fazë të hetimit agjenti dyshohet të jetë personi kryesor që mund të dijë të vërtetën e zhdukjes misterioze të Ervis Martinit.

Njeriu kyç i kësaj çështje Jeton Lami, është tentuar të merret dy herë në pyetje mbi atë çfarë ndodhi me Ervis Martinin dhe arsyet e shoqërimit të tij me biznesmenin, gjatë kohës kur ai ishte në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK. Por në të dyja rastet Lami, ka refuzuar të flasi me procesverbal para hetuesve.

Mësohet se tentativa e parë për të marë në pyetje agjentin, është bërë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit, ku Lami u arrestua.

Sipas këtij vendimi gjykate, ka qënë ora 13:04 e datës 23 Gusht, kur Lamit i është komunikuar arrestimi.

Menjëherë pas kësaj procedure, grupi i hetimit që po ndjek rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes ka kërkuar marjen në pyetje të Lamit, por ai ka refuzuar.

Agjenti ka mbajtur qëndrim refuzues për të dhënë shpjegime dhe këtë veprim e ka bërë dy ditë më pas në 25 Gusht 2022, kur ka dalë para gjyqtarit të Laçit, Aurel Arapi.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të gjyqtarit Arapi ka ftuar të pandehurin të japë shpjegime rreth akuzës “Shpërdorim detyre” që ka ngritur prokuroria kundër tij.

Por edhe para gjykatës, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Ervis Martinin dhe cili është fati i këtij të fundit. Në vendimin e tij, gjyqtari Aurel Arapi, ka argumentuar se:

“…Jeton Lami duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Policisë së Shtetit, ku me veprime aktive dhe mosveprime ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martini, për t’ju shmangur organeve të drejtësisë, duke mos ekzekutuar urdhërimet e një vendimi gjykate për arrestimin e tij…”.

Kjo sjellje e oficerit ka ndikuar tek gjyqtari, të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për jeton Lamin.

Dy avokatët e agjentit, Gentjan Rumano dhe Elton Domi, gjatë seancës, bënë përpjekje për të bindur gjykatësin që të caktonte masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” ose “arrest shtëpie” Avokatët argumentuan se Jeton Lamit i rrezikohet jeta brenda në burg për shkak të profesionin që ai ka mbajtuar para se të arrestohej.

Sipas avokatëve Lami nuk ka asnjë rrezik ikje dhe qëllim për t’ju fshehur drejtësisë dhe aq më tepër nuk shfaq asnjë rrezik për të prishur provat gjatë procesit të hetimit.

 

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
U shpall e pafajshme nga GJKKO, Çiftja: Do ulem ta lexoj dhe njëherë arsyetimin e Gjykatës

U shpall e pafajshme nga GJKKO, Çiftja: Do ulem ta lexoj dhe njëherë arsyetimin e Gjykatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com