GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Hidrovorët nuk punojnë, Krifca dhe Karçanaj çojnë kamera që kushtojnë 670 MLN lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Hidrovorët nuk punojnë, Krifca dhe Karçanaj çojnë kamera që kushtojnë 670 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirlinda Karçanaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca i kanë bërë llogaritë gabim këtë herë dhe po iu del sheshit se bëjnë shpenzime jo efektive. Prej kohësh në vendin tonë hidrovorët kanë dalë pothuajse jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve. Dhe për këtë sa herë ka shi shumë zona zhyten nën ujë.

Dhe qeveria jonë në vend të merret me vënien e tyre në punë dhe t’u kursejë demet e çdo viti qytetarëve shqiptarë, merret me të tjera shërbime që nuk janë të nevojshme për aq kohë sa hidrovorët nuk janë në funksion të plotë.

Kështu, si për çudi, Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit ka zhvilluar një tender me objekt “Mirëmbajtje e sistemit të monitorimit me kamera të hidrovorëve”, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”. Për hir të kërkesave të Krifcës, Karçanaj ka lënë në dispozicion të këtij tenderi 670 milionë lekë.

 

Krifca nuk i vihet punës të investojë në hidrovorë që ata të punojnë, por kujdeset që të monitorohet me kamera! Thua vallë në këtë pikë, ky ishte shërbimi që i duhej hidrovorëve dhe në vjeshtë nuk do të përballemi më me përmbytje?!

Mungesa e investimeve tek hidrovorët

Por, një raport i publikuar 3 vite më parë nga ekspertët e kullimit tregonte se kanë probleme në funksionim 29 hidrovorë dhe 410 diga. Raporti prej 93 faqesh me detaje tregon të gjitha problematikat ndër vite që kërkonin ndërhyrje emergjente.

“Amortizimi i pajisjeve elektromekanike ka ulur kapacitetin e hidrovorëve me 30% kundrejt kapacitetit të projektuar. Kostoja e lartë e energjisë është një tjetër faktor negativ për rinovimin e hidrovorëve. Duke marrë në analizë situatën e hidrovorëve të cilët bëjnë tërheqjen e ujit nga tokat bujqësore raporti evidenton se: “Rehabilitimi i 14 nga 29 hidrovorët, që kullojnë një sipërfaqe prej 70 000 ha,. Në zonën e Ultësirës Perëndimore nga Lezha, Durrës, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Sarandë, është tepër prioritare”, thuhet në raport.

Ky raport, nëse do të ishte marrë në konsideratë nga qeveria dhe ministria përgjegjëse, sugjeronte rehabilitimin e hidrovoreve për të shmangur përmbytjet që ndodhin çdo vit në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Lushnjë.

Raporti nënvizon se thuajse të 29 hidrovorët aktivë në zona të ndryshme të vendit, kanë nevojë për rikonstruksion në masë të ndryshme dhe ndoshta edhe për modernizim. Të paktën në 4 vitet e fundit nuk është kryer asnjë rehabilitim për këta hidrovorë.

Pikërisht, për këtë çështje duhej të punonte Krifca dhe jo të vendos kamera në mes të baltës. Pasi rregulloi blegtorinë me shkollimin e barinjve në një “Akademi” të posaçme, ministrja e frymëzuar nga Big Brother, do të harxhojë qindra milionë lekë gjoja për kamera nëpër hidrovore.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimFrida KrifcahidrovorekameraMirlinda Karçanaj

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Vritet brenda banesës, identifikohet viktima në Shkodër

Emri/ Gjendet i vdekur në mes të rrugës 64-vjeçari, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni DioGuardi  propozon Faton Bislimin për president në Kosovë
Kosovë & Rajon

Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni DioGuardi propozon Faton Bislimin për president në Kosovë

15:06 - 27/08/26

Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, në një letër drejtuar liderëve politikë të Kosovës, ka bërë thirrje për konsensus rreth zgjedhjes së...

Lexo më shumë
Trajneri i kombëtares Maran takon klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Trajneri i kombëtares Maran takon klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

14:45 - 27/08/26
Zjarr i qëllimshëm në malin e Mavrovës, flakët depërtojnë brenda pyllit!

Zjarri përfshin masivin pyjor në Bulqizë, mungon ndërhyrja nga ajri

14:23 - 27/08/26
Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

14:00 - 27/08/26
Arrestimi i Agasit/ A ishte ndërhyrje e Ballukut kunder Ramës? Berisha: Nuk përjashtohet, janë fole intrigash

Arrestimi i Agasit/ A ishte ndërhyrje e Ballukut kunder Ramës? Berisha: Nuk përjashtohet, janë fole intrigash

13:36 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com