GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Himara, si arkëmort i SPAK!

20:32 - 25/03/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë ndodh tani me Bashkinë e Himarës? Flet kreu i KQZ-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK, edhe ai i ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, e ka ndarë opinionin publik në dysh. Një pjesë besojnë se Prokuroria e Posaçme ka vepruar sipas një kalkulimi politik që i duhej Edi Ramës, për të balancuar procesin farsë ndaj Fredi Belerit. Dihet se kryeministri ka mbrojtur në vend dhe në arenën ndërkombëtare, alibinë se ai nuk ka gisht në këtë ngjarje, se drejtësia është e pavarur dhe se prokurorët rebelë të SPAK kanë ngrënë edhe shumë nga gjeneralët e qeverisë. Pra ata që shohin një komplot të ri, mbështesin tezën se Goro u bë mish për top për të përforcuar këtë alibi.

Të tjerët, që vazhdojnë të besojnë te drejtësia e pavarur, i shohin këto pandehma si teori konspirative. Sipas tyre gjithçka ka bërë SPAK, në këtë rast, është thjeshtë ndjekja e linje të pastër korruptive.

Por, secili nga këto dy pozicione, diametralisht të kundërta, merr vlerë kur mbështet në analizimin e fakteve. Për të kuptuar nëse kreu socialist, në detyrë, i Bashkisë së Himarës u përdor si “kokë turku”, duhet të shqyrtojmë më parë se çfarë akuzash rëndojnë mbi të. Ai dyshohet se ka firmosur për tapinë e pronësisë së një trualli tek një pronari i rremë, duke kaluar në emër të tij një tokë që i takonte shtetit. Deri këtu askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr se Goro është i pafajshëm dhe ai nuk ka ditur se ç’po bënte. Aq më tepër rëndohet pozita e tij po të mendojmë se firma e vitit 2019 lidhej me interesin e fortë të familjes së ministres Olta Xhaçka, investim të cilit më pas Edi Rama i dha satusin strategjik. Kush është marrë sadopak me prona në Shqipëri, e di mirë se se këto afera zgjidhen vetëm kur funksionojnë nga lart poshë. Pra kur një i fuqishëm është i interesuar dhe ai vë në lëvizje të gjitha hallkat e mekanizmit. Pra, në këtë kuptim, mund të supozohet se firma Jorgo Goros i është imponuar, se ai e ka bërë me ndërgjedhje mëkatin dhe se pikërisht për këtë ai e meriton burgun.

Por, fatkeqësisht e vërteta nuk ëshë kaq e thjeshtë. Pasi për tjetërsimin e një trualli, nuk mjafton vetëm nënshkrimi i një kryebashkiaku. Në mishmashin korruptiv të pronave në Shqipëri, njohja që jep bashkia është vetëm një etapë e parëndësishme drejt njohjes përfundimtare të truallit që të takon. Që ajo të marrë vlerë duhet njohur nga hartat që zotëron hipoteka dhe nga verifikimet në terren që bën ajo. Pra me një standart të tillë, ku shpesh pushtetarët lokalë lëshojnë me të njohur vërtetim se “kjo i takon filanit”, duhet të përfundojë në burg çdo lloj pushtetari lokal që ka vulosur vërtetime të tilla, nga Llogoraja deri në Sarandë. Por, SPAK-u shkoi pikërisht te Jorgo Goro, kërkoi të gjejë tek ai gjilpërën në kashtë dhe mbërriti në përfundimin se duhet ta prangosë, në një kohë rekord, vetëm gjashtë muaj pas kallëzimit që, rivali në zgjedhje, Fredi Beleri bëri kundër tij.

A lë kjo procedurë, në rastin më të mirë, dyshimin për selektivitet? A i’a heq ajo, në rastin më të keq, të drejtën për të dyshuar atyre që flasin për një kalkulim politik?

Duke analizuar imtësisht faktet të bëhet më e lehtë që të besosh në tezën e drejësisë me regji.

Dhe gjëja që i interesonte më shumë sesa gjithçka politikisht dhe diplomatikisht dirigjentit, ishte burgosja e Jorgo Goros. Tani ai ka më shumë argumenta për ti thënë Mitsotakisit: “e shikoni që nuk gënjeva kur thashë se nuk e kontrolloj SPAK-un”? Pas kësaj ai merr hov për ta përdorur edhe më fort alibinë e një drejtësie që godet të tëra palët.

Por mbi të gjitha kjo manovër mëton të shlyejë njollën e turpit të procesit Beleri, i cili për atë që dëshmoi në sallën e gjyqit evokonte farsat e monuara të KGB-së së kohës së Xherxhinskit.

Nëse dikush mund të ngrejë zërin sot se gjyqi ndaj Belerit u bë me prova të montuara, me dokumenta të fallcifikuara dhe dëshmitarë të paguar, përgjigjja është e gatshme. A mund të quhen të anshëm kundër Belerit SPAK dhe GJKKO, kur ato ia morën për bazë atij kallëzimin që bëri për të prangosur njërin prej njerëzve të Ramës? A ka alibi më të mirë sesa kjo për ti shërbyer versionit që mbron pushteti? Natyrisht që jo.

Por këtu halli nuk është tek fitorja propogandistike, por tek përdorimi i SPAK në favor të saj. Dhe Prokuroria e Posaçme duket se ka bërë pikërisht këtë. Në gijotinën që fabrikoi për Belerin, asaj i mjaftuan vetëm pak indicie që të këpuste dhe kokën e Goros. Duke dashur të legjitimojë farsën e procesit të parë, ajo po fabrikon edhe një të dytë, duke rrezikuar ta shndërojë Himarën në arkivolin e “drejtësisë së re”.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatihimaraSpak

Lajme të lidhura

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Para
Serbët kundër projektit të dhëndrit të Trump, Shqipëria në gjumë

Serbët kundër projektit të dhëndrit të Trump, Shqipëria në gjumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com