GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD ngre alarmin mbi abuzimet në Himarë: Kryebashkiaku Tavo i dorëzoi 7308 prona një kompanie private

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në Himarë, Gjykata e Vlorës i jep mandatin Vangjel Tavos si kryetar i Bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka ngritur alarmin për një tjetër skandal që po ndodh në Himarë.

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, zëdhënësja e Antikorrupsioni, Genta Vangjeli tha se kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo i ka dorëzuar një  kompanie private 7308 prona.

Sipas Vangjelit, dyshimet janë për një grabitje, por kësaj radhe me vulë zyrtare për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

‘Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë për këtë proces, verifikim të menjëhershëm dhe garanci ligjore se asnjë pronë e himariotëve nuk do të bëhet objekt manipulimi në favor të interesave private’, u shpreh Vangjeli.

Deklarata e Vangjelit:

Ajo që po ndodh sot në Himarë nuk është thjesht një procedurë administrative por një operacion i mirëorganizuar që rrezikon të vendosë në duart e interesave private fatin e mijëra pronave të banorëve të zonës.

Nën drejtimin e Vangjel Tavos, Bashkia Himarë ka shpallur fituese kompaninë ‘EC PRO PARTNERS’ shpk për një tender me vlerë mbi 500 mijë euro, me objekt: ‘menaxhimin e pronave’ në disa fshatra të Himarës.

Dokumentet tregojnë se kompania private do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, dhe të tjera e gjithashtu krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

Me pak fjalë, një kompani private do të ketë një rol dominues në procesin që përcakton se kush është pronar dhe kush jo në një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë.

Kompania fituese ka qenë më herët partnere në projekte miliona eurosh me ‘Gjikuria’ shpk, një emër i njohur për interesat e tij të mëdha ndërtimore dhe pronësore në bregdetin e jugut.

Kjo ngre dyshime serioze për një skemë që mund të përdoret për të favorizuar klientët e pushtetit në kurriz të pronarëve të ligjshëm.

Vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacionin e tenderit se ekzistojnë probleme të mëdha me kartelat, hartat kadastrale apo regjistrimet e pronave pasi shumë familje rezultojnë me prona të regjistruara në zona të ndryshme kadastrale dhe se administrata nuk ka kapacitetet e nevojshme për të zgjidhur këto problematika.

Por në vend që shteti të forcojë institucionet përgjegjëse dhe të garantojë mbrojtjen e pronës private, ja dorëzon këtë proces një kompanie private.

Kjo nuk është zgjidhje, kjo është një recetë e rrezikshme për manipulim.

Në Himarë, ku prej vitesh zhvillohet një betejë për pronat dhe ku banorët kanë denoncuar vazhdimisht tentativa për tjetërsim, grabitje dhe përvetësim të tokave, një vendim i tillë nuk mund të konsiderohet rastësi.

Pyetja është e thjeshtë:

Kush do të përfitojë nga ky proces? Banorët e Himarës apo oligarkët dhe klientët e pushtetit deri tek vetë Edi Rama?

Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë për këtë proces, verifikim të menjëhershëm dhe garanci ligjore se asnjë pronë e himariotëve nuk do të bëhet objekt manipulimi në favor të interesave private.

Himara nuk është pronë e Vangjel Tavos as e Edi Ramës.

Himara është shtëpia e himarjoteve dhe pronat e tyre nuk mund të vendosen në shërbim të interesave të pushtetit dhe të klientëve të tij.

Koha e grabitjes së pronave me vulën e institucioneve duhet të marrë fund.

Etiketa: HimareKryesore1Prona

Lajme të lidhura

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit
Aktualitet

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit

12:00 - 20/06/26
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS
Aktualitet

63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve: Familja ime nuk ka pasur kurrë tokë në atë zonë

11:48 - 20/06/26
Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare
Aktualitet

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

11:39 - 20/06/26
Para
PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit
Aktualitet

“Protestat si luftë ideologjike!” Rama: Nuk i zgjoi Narta por emri i Trump, do dështojnë si çadra e Lulit

12:00 - 20/06/26

Kryeministri Edi Rama e konsideroi incidentin e ndodhur mes rojeve private dhe një qytetari, që u tërhoq zvarrë nga të...

Lexo më shumë
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

63 hektar tokë në Divjakë, Berisha mohon akuzat e protestuesve: Familja ime nuk ka pasur kurrë tokë në atë zonë

11:48 - 20/06/26
Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

11:39 - 20/06/26
“Artileri të rënda” zbresin sot në fushë, Holanda dhe Gjermania nuk kanë ndërmend të heqin ‘këmbën nga gazi‘

“Artileri të rënda” zbresin sot në fushë, Holanda dhe Gjermania nuk kanë ndërmend të heqin ‘këmbën nga gazi‘

11:32 - 20/06/26
PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

PD nuk arriti të poziciononte veten në kohë, pse protesta vuri në provë opozitën?

11:18 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet