Pas policia e tij i dhunoi mbrëmjen e kaluar, Edi Rama sot ka rikthyer karriget para Kryeministrisë me mbishkrimin “dialog.”
Por pavaresisht ftesës për dialog, Rama sërish sulmon të rinjtë dhe i quan ata dhunues, duke i paralajmeruar për pasoja ligjore dhe financiare.
“Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Cdo arsye është një argument më shumë për dialog, për dialogun mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që duan të njëjtën që, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës, sot dialogu është këtu përsëri, dora ime është e shtrirë për ata që mendojnë ndryshe nga unë, dhe që mendojnë ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës. Por cdo gjë që kërkojmë të bëjmë më mirë, më shumë, më shpejt bëhet me punë, bëhet me të ardhurat nga puna, bëhet duke i çuar atë të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje.
Distancohuni nga dhuna, cdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigjja nuk do të vonojë dhe do të jetë konstante, do të jetë ligjore dhe financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët do të paguajë, kush paguan pronën e tjetrit do të paguajë. Liria e askujt nuk mund të shtrihet ku fillon liria e të tjerëve, e drejta e akujt nuk mund t imponohet aty ku të tjerët kanë të drejtë të jetojnë në qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike dhe paqësore”, u shpreh Rama.
Një veprim të tillë, kryeministri i bëri edhe dje, por u refuzua në mënyre të prerë nga studentët dhe pedagogët që protestuan së bashku para Kryeministrisë. Në shenjë revolte ata i përmbysën karriget dhe vunën shënimin: Pa dorëheqje nuk ka dialog!










Discussion about this post