GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hipokrizia/ Rama mbyll TikTok-un për ‘gjuhën e rrugës’, por ndyn gojën në sulmet ndaj opozitës: Qorra dhe shurdhë!

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fitore e PD më 11 Maj”/ Rama revoltohet me komentuesin: Qoftë larg…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama janë një shembull i qartë i degradimit të gjuhës politike dhe përdorimit të termave diskriminues në retorikën publike. Shembulli i fundit vjen nga Lushnja, ku gjatë një takimi elektoral këtë të hënë, Rama përdori terma si “qorr” dhe “shurdh” për të sulmuar opozitën dhe listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.

“Ajo është listë për në opozitë, me një tufë qorrash, shurdhësh dhe kuakuakuash në opozitë. Vetëm recitojnë, kua kua kua. Është bërë gati, jo për të liruar TikTokun në 12 Maj, por do thonë na i vodhën”, u shpreh kryesocialisti në takim me kandidatët për deputet të PS në këtë qytet.

Këto deklarata ngrenë dy probleme të mëdha: përdorimin e një gjuhe të ulët nga një lider shtetëror – që në fakt nuk është një risi nga kryeqeveritari dhe bullizimi i personave me aftësi ndryshe.

Në vend të një diskursi përmbajtjesor mbi sfidat dhe zgjidhjet për vendin, etiketimet dhe talljet personale e largojnë politikën nga funksioni i saj i vërtetë dhe minojnë kulturën demokratike. Një lider i përgjegjshëm supozohet të shmangë gjuhën fyese dhe të promovojë një komunikim të ndërtuar mbi argumente dhe ide, duke treguar respekt për të gjithë qytetarët.

Një aspekt edhe më shqetësues i deklaratës së kreut të qeverisë është përdorimi i termave “qorr” dhe “shurdh” në një kontekst negativ. Këto fjalë nuk janë thjesht një mënyrë për të etiketuar opozitën, por dërgojnë një mesazh të gabuar dhe diskriminues për personat me aftësi ndryshe.

Kjo lloj retorike kontribuon në: Normalizimin e diskriminimit, duke përdorur paaftësitë fizike si sinonim për mungesë intelekti ose paaftësi politike;  Margjinalizimin e komuniteteve me aftësi ndryshe, duke u dërguar atyre një mesazh se shoqëria dhe liderët e saj i shohin si të pavlefshëm ose të dobët;  Përhapjen e stereotipeve negative, që dëmtojnë përpjekjet për një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Për më tepër, ky episod bie në kontrast të fortë me vendimin e qeverisë së tij për të mbyllur platformën TikTok, të cilën ai e ka cilësuar si “rrugaçi i lagjes”, duke argumentuar se ndikon negativisht në edukimin e brezave të rinj. Pra, veprimet dhe gjuha e tij përbëjnë një kontradiktë të qartë: ndërsa pretendon të mbrojë të rinjtë nga gjuha dhe përmbajtjet e dëmshme të rrjeteve sociale, ai vetë përdor një retorikë që promovon përbuzjen, përçarjen dhe bullizimin.

Etiketa: Edi RamaKryesore1zgjedhjet 2925

Lajme të lidhura

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive
KRYESORE

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Para
Kritikat për babanë në listë të mbyllur, Lapaj fton Ramën në debat

Kritikat për babanë në listë të mbyllur, Lapaj fton Ramën në debat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26

Një person është vënë në pranga në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur pa leje....

Lexo më shumë
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com