GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Hirushja e Parlamentit Ina Zhupa që jeton me oligarkun që merr fonde nga Erion Veliaj

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Hirushja e Parlamentit Ina Zhupa që jeton me oligarkun që merr fonde nga Erion Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “2A2F-L OIL” shpk në pronësi të Fabian Goçit, burri i deputetes demokratike Ina Zhupa është shpallur fitues i tenderit për blerje karburanti nga bashkia Tiranë duke u skualifikuar konkurrenti tjetër.

Kjo kontratë është bakshish krahasuar me qokat që kanë marrë kompanitë e Fabian Goçit, i cili konsiderohet si ura e nëndhenshme midis partive politike kur ndajnë pazaret me njëra tjetrën.

Ngjitja e Ina Zhupës në shkallët e politikës ka qënë i ngjashëm me fatin e hirushes sepse ajo sot është bashkëjetuesja e një prej biznesmenve më të mëdhenj të kryeqytetit. Klithmat e herpashershme të deputetes janë kuptimplote dhe të orkestruara për interesat e tjetërkujt dhe jo të shqiptarëve.

Para disa javësh, deputetja demokrate e pozicionuar pranë Sali Berishës, bëri rrëmujë për faktin se kontrata e Butrintit mbahej sekret duke ushtruar presion ndaj ministres së Kulturës Ilva Margariti, madje i ka shkruar një letër Presidentit Ilir Meta për të mos e kaluar marrëveshjen e Butrintit me AADF (Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit).

Shumë persona e vlerësuan përpjekjen luftarake të deputetes demokrate sepse prej këmbënguljes së saj po hidhej dritë mbi një kontratë okulte për nga mënyra e realizimit por djalli fshihet në detaje dhe gjuha e tij është paraja publike.

Për të vlerësuar vullnetin politik të njërës apo tjetrës palë për të luftuar korrupsionin, mjaftoni të kontrolloni Qendrën Kombëtare të Biznesit ku janë të regjistruara bizneset në emër të familjarëve apo njerëzve të lidhur me këta të fundit.

Të ngresh një biznes prej njohurive që zotëron është për t’u lavdëruar por të marrësh kontrata publike pa garë nga qeveria kur ti je kundërshtar politik, tregon se Kuvendi është një teatër ku negociohen pasuritë e shqiptarëve. Sikur të besohej se çfarë akuzash deputetët i thonë njëri-tjetrit, vetë Kuvendi do të ishte një tempull që duhej t’i dilte zjarri mbi çati dhe deputetët do të duhej të përziheshin me kamzhik prej tij.

Është një shfaqje dhe skenën për të gjobitur qeverinë me zë dhe me figurë e ka tashmë Ina Zhupa pasi bashkëshorti Fabian Goçi nuk është pronar vetëm i “2A2F-L OIL shpk” por edhe i kompanisë “A&T” sh.a, e cila ka marrë tendera pa fund nga bashkia Tiranë, më saktë nga Erion Veliaj.

Kjo kompani e cila më parë është quajtur “A.K.F PETROLEUM OIL” ka qënë e përfshirë në një skandal i publikuar nga “Shqiptarja.com” në 2020. Goçi është përfshirë në skandalin e evazionit fiskal me firmën “Fullpet” që ishte në pronësi të Aurel Prenit, shokut të ngushtë i këtij të fundit.

Gjatë një procesi hetimor të kryer nga prokuroria e Tiranës, Fabian Goçi ka deklaruar para prokurorëve në vitin 2015, se më datë 7 korrik 2014, kishte marrë nga shoqëria “Fullpet”, si ndihmë financiare, një shumë prej 88 milionë lekësh, nëpërmjet një kontrate huaje më datë 5 korrik 2014, shumë të cilën e kishte kthyer, ndërsa zotëronte për këtë dhe një deklaratë nga Aurel Preni, administrator i shoqërisë “Fullpet”, të cilin siç tregon Goçi, ai e kishte shok. Të vetmit që shpëtuan në këtë proces nga dënimet e drejtësisë ishin Androkli Kokthi dhe burri i Ina Zhupës, Fabian Goçi.

Kompania ““A&T” sh.a është themeluar në vitin 2013 me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet dhe ka patur rritje galopante nga viti 2015 e në vazhdim ku bashkëpunëtori më i zellshëm i Goçit rezulton kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Kjo zbulohet nga tenderat e bashkisë ku vetëm gjatë 5 viteve të fundit janë firmosur kontrata me bashkinë e Tiranës me vlerë 2 milionë euro.

Nga verifikimet te dega e Thesarit, rezulton se për periudhën 2015-2021 vetëm nëpërmjet “A&T” sh.a, Goçi ka marrë 10,5 milionë euro nga institucionet qeveritare duke treguar fijet e gjata të Ina Zhupës e cila kujdeset për kapitalet e të shoqit dhe jo të qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: Erion Veliajfabian goçihirushjaIna Zhupakryesore2tendera

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Kamioni del nga rruga në Gjirokastër, plagoset rëndë shoferi

Kamioni del nga rruga në Gjirokastër, plagoset rëndë shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com