GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Histori e turpshme! I heqin kempin 53-vjeçarit të paralizuar që në lindje

21:52 - 10/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Histori e turpshme! I heqin kempin 53-vjeçarit të paralizuar që në lindje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Altin Sallaku 53 vjeç që në lindje i paralizuar. Në vitin 2009 komisioni vendos të caktojë zotërinë të paaftë për punë Grupi i Parë, pra statusin e Paraplegjikut.

Në rikontrollin e radhës në shtator të vitit 2023 komisioni nëpërmjet një video telefonate, vendosi t’i ndërpritet paketa higjeno sanitare. Familjarët ankimuan vendimin në nëntor të 2023 dhe nuk morën më përgjigje. Atëherë ju drejtuan Fiks Fare për ndihmë. Fiksi pasi mori ankesën e nënës për ndërprerjen dhe vonesën e përgjigjes interesohet pranë Shërbimit Social Shtetëror.

Institucioni në përgjigjen e tyre sqaron se është ndërprerë për një kontroll të dosjes nga Task Forca. Dhe se do caktohej një tjetër datë për rikontroll edhe pse Altini ishte përfitues i Grupit të Parë. Duke qenë se u bë edhe rikontrolli dhe u përcaktua sërish si invalid i Grupit të Parë familjaret edhe pas 2 muajsh nuk kishin marrë ende përgjigje.

80 vjeçarja tregon se ajo dhe bashkëshorti 82 vjeçar kujdesen për Altinin 53 vjeçar dhe se të ardhurat e tyre janë 20 mijë lekë në muaj nga pensionet që marrin. Me lot në sy ajo pohon “10 mijë lekë në muaj i bëjnë ilaçet Altinit, bën 4 gjilpëra në mëngjes dhe 3 gjilpëra në dakë. Mban pampers ja. A e di se sa e lodhur jam, të keqen nëna, ça do them ka lindur i sëmurë. Kërkoj ndihmën tuaj për këtë çun, të marr kempin se unë nuk ja dal dot. Po më ndihmuat kjo është kërkesa ime e fundit sa të jem unë gjallë, se po ika unë nuk e di çfarë do bëhet më pas”. Altini që i vogël as nuk kupton, nuk dëgjon dhe as flet. Gjysmën e trupit nuk e lëvize dhe për të lëvizur ecën me gjunj zvarrë, madje dhe për ta ushqyer duhet ta lidhin. Në shtëpi me prindërit ka 12 vjet që qëndron pasi më para ka qenë 10 vjet në psikiatrinë e Vlorës e më parë në Berat.

Fiks Fare u interesua pranë Shërbimit Social Shtetëror për rastin e Altinit dhe në përgjigje thuhet: Se dosja është kontrolluar nga Task Forca e ngritur për kontrollin e dosjeve të Para-Tetraplegjikëve . Dosja është dërguar për rivlersim në KMCAP të nivelit të parë. Ky Komision në datën 30.09.2023 e ka vlerësuar si përfitues të grupit të parë me kujdesar. Komisioni Epror ka planifikuar rivlerësim gjatë muajit shkurt 2024.

Në datën 29 Shkurt 2024 Altini kaloi edhe rikontrollin për rivlerësimin, por ende pagesa nuk i kaloi.

Fiksi u drejtua edhe njëherë Shërbimit Social Shtetëror më 22 prill 2024 ku në përgjigje thuhej se vendimi ndodhej në Njësinë Administrative Levan ku edhe mund të tërhiqej nga familjarët. Në të thuhej se KMCAP epror e njeh si invalid të grupit të parë dhe i jep të drejtën për tri vite që të përfitojë të gjitha pagesat që parashikon ligji për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë, ku përfshihet edhe paketa higjeno-sanitare.

Pra pas 5 muajsh dhe këmbënguljes së Fiksit, në 22 prill Altinit iu rikthye pagesa e plotë duke përfshirë edhe atë higjeno-sanitare.

Lajme të lidhura

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos
Aktualitet

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26
Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë
Aktualitet

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

18:52 - 17/02/26
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese
Aktualitet

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

17:58 - 17/02/26
Para
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve. Zbardhet agjenda

Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve. Zbardhet agjenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos
Aktualitet

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26

Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lala, solli këtë të martë, të reja nga hetimi mbi vrasjen e 49-vjeçarit...

Lexo më shumë
“Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët

“Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët

19:51 - 17/02/26
Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Ergys Agasi, kryente vrasje…

Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Ergys Agasi, kryente vrasje…

19:42 - 17/02/26
Rama, ligj për bllokimin e pezullimit të ministrave/ Reagon KE: Çdo ndryshim të përputhet me standardet e BE

Rama, ligj për bllokimin e pezullimit të ministrave/ Reagon KE: Çdo ndryshim të përputhet me standardet e BE

19:32 - 17/02/26
Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

18:52 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com