GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që nisi me grumbullimin e studentëve në Qytetin Studenti dhe përfundoi me rënien e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës.

Nën drejtimin e një grupimi të atyre që atë kohë quheshin “sampistë”, Hajdari u ndodh pikërisht në vendin ku disa orë më vonë shtatorja e diktatorit do të binte në tokë e më pas do të tërhiqej zvarrë në rrugët e kryeqytetit.

“Ka qenë një ditë e ngarkuar, ka filluar herët në mëngjes. Studentët kanë zbritur nga Qyteti Studenti. Kishte frymë. Nuk ishin vetëm studentët ata që kërkon ndryshim. Fillimisht në shesh nuk ka pasur shumë njerëz afër bustit. Forcat speciale u ndanë. Mua më ra për risk që bashkë me grupin tim të shkonim në shesh sepse erdhën informacionet që po tentohej në distancë, po sulmohej me gurë busti i Enver Hoxhës”, kujton Hajdari.

Orientimet ishin të qarta që mos të dëmtoheshin protestuesit, por në situata të tilla revolucioni, urdhrat nuk funksionojnë. Aty më shumë dorë ka individi, rastësia… Aty është duke rënë një sistem dhe po rilind një sistem tjetër. Ka njerëz dopio-emocional. Disa janë të lidhur me sistemin, disa e kanë me dy mendje. Por grupi i protestuesve erdhi duke u rritur. Sigurisht që edhe masat tona erdhën duke u rritur. Ishin qentë për të bërë detyrën e tyre, granatat lotuese që kishim atëherë edhe shotganët me plumba kauçuku”.

Ish-komandant I FNSH-së, sot në postin e Prefektit të Tiranës, Hajdari tregon se në ato orë dinamike në kryeqytet u ndërpre komunikimi me ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai.

“Demonstruesit kanë pasur dirigjim. Rreth 15 minuta para se të kapte kulmin ajo protestë e madhe është ndërprerë komunikimi me zinxhirin, jo me Ramiz Alinë, por u ndërpre zinxhiri ynë deri te ministri. Ky komunikim u ndërpre. Përveç ndërprerjes së komunikimit ne kemi dhe bulonat e bustit të Enver Hoxhës që ishin liruar nga mbrapa”.

“Nuk është e vërtetë që ne kishim urdhër të mos qëllonim. Të gjithë njerëzit ishin të armatosur me fishekë zjarri, përveç fishekëve të manovrës që mbaruan qëkur ishim te Kryeministria. Plumbat e kauçukut mbaruan. Nuk ka pasur asnjë urdhër që ne të qëllojmë ose të mos qëllojmë, por detyra e bënte që ai bust duhej mbrojtur”, tha Shkëlqim Hajdari për Exclusive.

Etiketa: Shkelqim Hajdari

Lajme të lidhura

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale
Aktualitet

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro
Aktualitet

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Para
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Shkurt 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Lexo më shumë
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com