GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Historia e çiftit politik që u martua në pushtet dhe u divorcua në opozitë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e çiftit politik që u martua në pushtet dhe u divorcua në opozitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zgjodhën 29 nëntorin e vitit 1998 që të bënin celebrimin e tyre.

Meta vetëm 29 vjeç ishte bërë zëvendëskryeministër në qeverinë Majko që erdhi pas rrëzimit të Nanos. Këto janë fotot e rralla publike nga ajo ditë ku Monika shpërndajë llokumet për kurorëzimin e lidhjes që kishte nisur mes të dyve që në vitin 1993, në zjarrin e parë të politikës si themelues të forumit eurosocialist.

Ata u dashuruan dhe martuan me politikë dhe Meta thotë se është politika që po i ndan. Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26 vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin. Përçarja kishte nisur me kohë dhe dukej se çiftin aq shumë të përforcur e mbanin bashkë vetëm interesat politike. Por në kohën kur Meta u rikthye në partinë e tij, largoi bashkëshorten dhe besnikët e saj nga partia.

Telenovela e çiftit Meta kryemadhi vijoi dhe Monika që deri atëherë nuk kishte qenë zë i parë në këtë konflikt tha se kishte ngrire marrëdhënien me bashkëshortin

SPAK u bë shkak që dy bashkëshortët të shfaqnin qëndrime krejtësisht të kundërta dhe gati fyese ndaj tyre.

Por ndryshe mendonte Monika Kryemadhi e cila edhe pse është thirrur nga Spak për hetim, në derën e Spak ka hyrë edhe si akuzuese në një proces që ka tronditur rëndë politikën, procesin e inceneratorëve.

Meta kishte hyrë në derën e Spak për tu pyetur në një hetim që përfshinte edhe bashkëshorten e tij. Pas daljes nga Spak ai ja la përgjegjësinë Monikës.

Të enjten në mbrëmje Meta duke komentuar ndasinë politike më bashkëshorten tregoi se ishte ndarë përfundimisht me Monikën.

Në padinë për zgjidhje martese meta shprehet se ka patur marrëdhënie normale dhe me problematika, por nuk lë jashtë bashkëjetesën politike. Meta shkruan se me të paditurën kemi qenë dhe jemi aktivë në jetën politike të vendit shkak për të cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndësishme në organet shetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike.

Por si paditës Ilir Meta aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë thotë se vitet e fundit ka konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar, për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politiko përfaqësues dhe vendimmarrës. Me kalimin e kohës kjo ndarje këndvështrimesh u bënë prezente edhe në raportin bashkëshortor deri sa kohët e fundit kanë sjellë si pasojë grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore.

Aktualisht prej disa muajsh marrëdhënia bashkëshortore është ndërprerë edhe në kuptimin e bashkëjetesës duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit të kësaj martese në të gjitha drejtimet. Në këto kushte i kërkoj gjykatës caktimin e një dite gjykimi dhe marrjen e vendimit për zgjidhjen e martesës me të paditurën, thotë Ilir Meta.

 

Etiketa: Ilir MetaMonika Kryemadhi

Lajme të lidhura

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
Aktualitet

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi
Aktualitet

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Para
Secila skuadër synon fitoren, formacionet zyrtare të takimit Poloni-Austri

Secila skuadër synon fitoren, formacionet zyrtare të takimit Poloni-Austri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
Aktualitet

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat. Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me...

Lexo më shumë
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com