GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Historia e Ervis Martinajt u mbyll pa bujë, askush nuk kishte interes të zbardhej e vërteta’

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjidhet rasti i Martinajt? Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe mungesën e interesit të autoriteteve për të zbardhur këtë ngjarje. Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se dënimi minimal i Jeton Lamit, oficerit të Operacionales që e shoqëronte Martinajn dhe fakti se prokuroria nuk ka përdorur të gjithë rrugët ligjore që ai të flasë dhe të kthehet në bashkëpunëtor, është tregues i mungesës së interesit për ta zbardhur zhdukjen e Ervis Martinajt.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Gjithë zhurma që ndoqi çështjen Martinaj, njeriu që do të zbërthehej, papritur u dha një vendim në gjykatën e Lezhës dhe kuptojmë se nuk do të kemi kurrë mundësi të marrim vesh çfarë ka ndodhur me Martinajn. Gjykata i ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Ai përfiton edhe kohën e paraburgimit, kështuqë dënimi për të, që e mbajti gojën mbyllur, është aluduar se mund të ketë folur në prani të ish drejtorit të përgjithshëm që dha dorëheqjen. Njeriu kyç për të zbërthyer se çfarë ka ndodhur, merr një vendim që me gjykim të shkurtuar mbyllet këtu. Dimë që ky e lëvizi me makinë por se kush shkoi historia mbyllet këtu.

Eugen Beci: Dënimi është normal sepse është për shpërdorim detyre, por problemi cedon te mënyra si heton prokuroria shqiptare. Njeriun kyç ta lësh në prokurorinë e Lezhës dhe të mos e marrësh në SPAK? Ke një personazh si Martinaj dhe për hir të kërkimit të tij, që është edhe me masë sigurimi arrest me burg, do të duhej të këmbëngulej te personazhi që mund të kishte të dhëna. Ligji lejon që prokurori i prokurorisë së posaçme mund të tërheqë çdo dosje. Nuk e shoh te dënimi i personazhit problemin, por tek mënyra se si është hetuar.

Artan Hoxha: Gjithë ajo histori e madhe… Jeton Lami nuk ka qenë duke shoqëruar një dasmor, por Ervis Martinajn. Atij i interson të mos flasë, por prokuroria përse nuk shfrytëzon të gjithë rrugët ligjore për të shkuar te thelbi? Ky lloj dënimi i dhënë nga gjykata e Lezhës dhe hetimi nga prokuroria e Kurbinit, do të thotë se në këtë histori, Martinaj që ishte armik publik, nuk e donte askush, ky vendim tregon se askujt nuk i intereson të zbardhë të vërtetën se cfarë ka ndodhur aty. Fakti që kjo histori mbyllet në këtë formë, askush në këtë vend nuk është interesuar për të zbuluar të vërtetën.

Etiketa: Ervis Martinaj

Lajme të lidhura

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP
Aktualitet

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Para
Krasniqi akuzon rëndë Kurtin: Qeveria e tij, më e korruptuara në histori

Krasniqi akuzon rëndë Kurtin: Qeveria e tij, më e korruptuara në histori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26

Partia Popullore Evropiane (EPP) ka reaguar lidhur me protestat studentore në Shqipëri dhe dhunën policore. EPP i ka dhënë një...

Lexo më shumë
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26
Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com