GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Historia e një fotografie

18:19 - 19/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e një fotografie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Blerim Latifi

Kjo është një ndër fotografitë më ikonike në historinë e fototekës shqiptare. Në të shihet Azem Galica me një pjesë të çetës së tij.

Po cila është historia e kësaj fotografie?

Ajo është bërë në Shkodër në vitin 1920. Autori i saj është i famshmi Kel Marubi. Në dimrin e atij viti Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me seli në Shkodër, kishte thirrur një takim të madh me prijësit e grupeve të armatosura që vepronin brenda Kosovës kundër sundimit serb. Ato vepronin të pavarura nga njëra tjetra dhe pa pasur ide të qarta politike. Në këtë kontekst shtrohej nevoja për bashkimin tyre nën një prijës të përbashkët, i cili do të merrte udhëzime politike nga Komiteti në Shkodër.

Po cili do të mund të kryente këtë rol?

Dolën tri propozime:

Hasan Prishtina propozoi Mursel Ahmet Delinë, i cili në fotografi, i veshur me tirq të bardhë, pozon në krahun e djathtë të Azem Galicës. Bajram Curri propozoi Ramë Binakun e Deçanit, luftëtar i njohur që nga koha e Perandorisë Osmane. Ndërkaq, Sadik Rama propozoi Azem Galicën. Në fund, me pajtimin e Mursel Ahmetit dhe Ramë Binakut, u vendos për propozimin e tretë. Me të ardhur pranvera grupet e armatosura, që zakonisht dimrin e kalonin në Shqipëri, do të hynin njëra pas tjetrës në Kosovë. Një seri sulmesh do të bëheshin mbi stacionet e xhandarmërisë serbe në shumë pjesë të Kosovës, duke filluar me Bajçinovcët e Popovës që do të godisnin në Llap, pastaj me Azem Galicën që do sulmonte në Drenicë dhe Ramë Binaku në Dukagjin. Kështu, Kosova e shkretë, e braktisur nga e gjithë bota, nuk donte të pranonte fatin e nënshtrimit serb. Ajo kishte dhënë shumë për lirinë e Shqipërisë dhe nuk donte gjë tjetër veçse t’i bashkohej kësaj lirie. Kjo ëndërr ende nuk është përmbushur krejtësisht, por krejt shenjat flasin se historia po ecë në atë drejtim.

Etiketa: Blerim LatifiOpinion

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Rusia e vendos prokurorin e GJNP-së në listën e personave të kërkuar

Rusia e vendos prokurorin e GJNP-së në listën e personave të kërkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për mediat se kompania e përfshirë në fazën përfundimtare të projektit për ndërtimin...

Lexo më shumë
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com