GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Historia e trishtë e Orianës, nënës që hodhi foshnjën në lumë

20:42 - 12/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia e trishtë e Orianës, nënës që hodhi foshnjën në lumë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethinat, 2 kilometra larg qytetit të Shkodrës Oriana Gremin pak e njohin.

Por historinë e gruas 32-vjeçare që hodhi foshnjën njëjavëshe të porsalindur në ujërat e lumit Kir, bashkëfshatarët e saj e njohin mirë.

Pas ngjarjes së rëndë të së premtes, ajo që u shkon në mend është fati i keq i jetimes që u braktis nga prindërit në moshën 1-vjeç.

“Braktisja është i njëjti skenar që e ëma bëri me të, por teksa Oriana pati njerëz që e rritën, foshnjën e saj nuk doli kush zot ta mbajë”, thonë fqinj të saj.

Po cila është historia e Orjana Gremit?

E lindur më 5 shkurt të vitit 1991 në Fier nga nëna Myzafere dhe babai Baki, një vit pas lindjes dhe ndarjes me bashkëshortin, nëna e Orjanës do ta sillte foshnjen tek vëllezërit e saj në fshatin Golemi dhe më pas do të zhdukej.

Orjana 1-vjeç do të rritej në shtëpinë e dajës Merzuk Rexhepi. Gruaja e tij Hasija do ta rriste Orjanën si vajzën e saj, bashkë me dy djemtë Fisnikun sot 40-vjeç dhe Denisin 37-vjeç.

Të njohur në fshat si një familje me gjendje jo të mirë ekonomike, por të ndershëm, familja Rexhepi askujt nuk i qau hallin për gjëmën që u bëri e motra e cila u zhduk sipas gojëdhënave të fshatit është në Greqi dhe që kurrë nuk u interesua për të bijën.

“Nuk e kemi parë asnjëherë në fshat Myzaferen. As të atin. Sipas asaj që kemi parë, vajza u rrit te dajat dhe askush nuk e mori vesh cilët janë prindërit e saj. Ajo ka kryer vetëm arsimin bazë dhe më pas shkonte kulloste bagëtitë. Familja e dajës së saj është e tërhequr, nuk kanë miqësi në fshat, nuk bisedojnë me njeri, nuk kanë shoqëri përveç brenda fisit të tyre”, thotë Erjon Selgjukaj, administrator i komunës Rrethinat Shkodër.

Por si është pritur ngjarja e rëndë e ndodhur të premten nga bashkëfshatarët?

Erjoni thotë për Gazeta “SI” se askush në fshat nuk e ka komentuar. U vjen keq për familjen Rexhepi, Marzukun 70-vjeçar që Orjanën e rriti si vajzën e tij.

Dyshimet e para që kanë të gjithë është një mundësi lidhjeje e fshehtë e vajzës në fabrikën ku punonte.

Në moshën 23-24 vjeç Orjana, sikurse gratë dhe vajzat e fshatit nisi punën në një fasoneri në qytet. Ata shkonin me biçikleta sepse fshati është shumë afër Shkodrës, rreth 2 km. Zëra brenda në fshat thonë se dikush në ambientet e punës mund ta ketë gënjyer vajzën.

“Fabrika ku punonte është ndër më të mëdhatë në Shkodër, rrobaqepësi me afro 500 punëtorë. Dyshime ka për një lidhje të pamundur por që vajza u detyrua ta fshehë shtatzaninë. Askush në fshat nuk e ka ditur më parë këtë sepse vajza nuk dilte nga shtëpia”, thonë fqinjët e Orjanës.

I pyetur nga Gazeta “Si”, djali i dajës që e rriti Orjanën, Fisnik Rexhepi tashmë i martuar thotë se nuk dëshiron të shprehet në lidhje me ngjarjen.

“Kam dëshirë mos me u përzi”, thotë ai në lidhje me kushërirën e tij.

Shtëpia në fshatin Golem të Shkodrës ku u rrit Oriana Gremi

Banesa e Marzuk Rexhepit është një shtëpi e vjetër por me rrethim si një kështjellë. Të bën çudi avllia e lartë, ndryshe nga shtëpitë e tjera, ku duket se siguria brenda mureve të shtëpisë është thelbësore, me rëndësi.

Fqinjët e Orjanës të tregojnë se vajzën përveç se në mëngjes që nisej në punë dhe pasdite kur kthehej nuk e kanë parë kurrë më në këto vite. E po ashtu dhe familjarët e saj, që nuk dalin as në kafen e fshatit.

“Janë njerëz punëtorë por të ftohtë, të tërhequr, pa shoqëri. Punojnë në ndërtim dhe tani po ndërtojnë shtëpinë e re pas së vjetrës. Orjana e mbante vetë rrogën e saj dhe nuk ia prekte kush. Duhet ta ketë gënjyer dikush dhe vajza e pësoi. Duket se ka patur fatin e keq të së jëmës”, thonë bashkëfshatarët.

E teksa ajo pati fatin të rritet nga duart e Hasijes dhe Marzukut që i hapën derën, për foshnjen e saj askush nuk mori guximin ta mbrojë, duke ja lënë nënës në dorë, që në kushte të vështira ekonomike zgjodhi të jetë vrasëse e foshnjes së saj.

Ajo që ka çuditur zonën dhe njerëzit që e njohin Orjanën e historinë e saj, është fakti që as në këto momente të vështira për të, 32-vjeçarja nuk ka askënd pranë, as prindërit biologjikë dhe as dajat e saj.

Të gjithë e kanë braktisur, duke e dënuar përjetë për krimin që bëri.

/Gazeta “SI”/

Etiketa: LumeOriana Gremishkdoer

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Para
Lëkura e portokallit, si përdoret për pastrimin e mushkërive

Lëkura e portokallit, si përdoret për pastrimin e mushkërive

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com