GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Historia misterioze e njeriut që i telefonoi familjes plot 35 herë pas vdekjes së tij

20:47 - 23/06/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia misterioze e njeriut që i telefonoi familjes plot 35 herë pas vdekjes së tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjërat e frikshme ose misterioze, kanë shpesh një efekt të fuqishëm mbi mendimet dhe emocionet tona. Ato mund të na bëjnë të ndihemi konfuzë dhe të pasigurt. Madje mund të na shtyjnë të përpiqemi të gjejmë një shpjegim racional për atë që ka ndodhur.

Si për shembull kur familja e Charles E.Peck mori telefonata të shumta për 12 orë rresht, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë në një aksident hekurudhor. Ajo ngjarje hutoi edhe skeptikët më të mëdhenj, dhe u dha shpresë atyre që besojnë në jetën pas vdekjes. Në vitin 2008, Charles E.Peck nga Salt Lake City në SHBA, po shijonte një jetë të lumtur.

Pak kohë më parë ishte divorcuar nga martesa e parë, por sapo kishte ri-gjetur dashurinë tek e fejuara e tij e re Andrea Katz. Charles dhe Andrea po planifikonin të jetonin së bashku në Kaliforni, dhe kishin filluar të planifikonin dasmën e tyre. Mjerisht planet e çiftit nuk u realizuan kurrë.

Charles vdiq në një nga aksidentet hekurudhore më vdekjeprurëse në historinë e Amerikës, dhe rrethanat rreth vdekjes së tij, kanë mbetur një mister edhe sot e kësaj dite. Charles E.Peck lindi më 16 tetor 1950 në Kaliforni. Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke punuar si agjent i “Delta Air Lines” në Aeroportin Ndërkombëtar të Salt Lake City, ku punoi për 19 vjet. Pak orë para vdekjes, ai shkoi për në Los Anxhelos për një intervistë pune në aeroportin Van Nuys. Nisja e punës në këtë aeroport do t’i jepte mundësinë të martohej me të fejuarën e tij Andrea, e cila jetonte në Westlake Village.

Për shkak se jetonin në shtete të ndryshme, çifti nuk kishte mundur të martohej, derisa Charles pati mundësinë të afrohej më pranë Andreas. Kur u shfaq një vend bosh në administratën e aeroportit Van Nuys, kjo duhet të jetë dukur si zgjidhja e përsosur për problemin e çiftit.

Ata donin të martoheshin sa më shpejt dhe të fillonin jetën e tyre të re së bashku. Ndaj më 12 shtator 2008, Charles udhëtoi për në Los Anxhelos për intervistën e punës. Pasi mbërriti në Los Anxhelos, hipi në trenin Metrolink, i cili u drejtua për në stacionin e fundit në Moorpark.

Andrea do të dilte ta priste pikërisht atje me makinën e saj. Atë mbrëmje të premteje në tren ndodheshin 225 persona. Treni po drejtohej nga inxhinieri Robert Sanchez. Ndërsa ngiste trenin nga Stacioni i Unionit, Sanchez lejoi kalimin në një linje me një dritë të kuqe, ndërsa po dërgonte disa mesazhe në telefonin e tij.

Kur treni po kalonte përmes Chatsworth, ai hyri në një binar të vetëm ku përballë po vinte një tren mallrash i Union Pacific. Si pasojë e gabimit fatal të Sanchez, dy trenat u përplasën, duke shkaktuar një nga aksidentet hekurudhore më vdekjeprurëse në historinë e SHBA-së.

Metroja dhe treni i mallrave u përplasën me një shpejtësi prej 135 km/h. 135 persona u plagosën dhe 25, përfshirë Charles Peck, humbën jetën. Andrea ishte rrugës për të marrë Peck në stacion kur mësoi në radio mbi aksidentin. Një hetim i mëvonshëm, zbuloi se inxhinieri po u dërgonte mesazhe dy adoleshentëve në momentin e aksidentit.

Thuhet se adoleshentët ishin miqësuar me inxhinierin për të mësuar më shumë për punën e tij. Mesazhi i fundit i inxhinierit u dërgua 22 sekonda para se të ndodhte përplasja me trenin e mallrave. Në 12 orët pas aksidentit, familja dhe e fejuara e Peck morën disa telefonata të çuditshme nga telefoni i tij. Megjithatë, kur u përpoqën t’u përgjigjen atyre, ata dëgjuan matanë vetëm heshtje.

Pavarësisht kësaj, ata mbanin shpresën se ai ishte ende gjallë dhe se zhurma që dëgjonin ishte rezultat i bllokimit të tij në mbeturinat e trenit, dhe duke qenë i paaftë të fliste për shkak të plagëve. Duke besuar se ishte ende gjallë, Andrea i tha në njërën nga telefonatat se ndihma ishte rrugës.

Sa herë që ajo arrinte të lidhej me telefonin i tij dëgjonte heshtje nga ana tjetër. Gjatë 12 orëve të para pas aksidentit, fëmija, vëllai, motra, njerka e Peck, si dhe e fejuara e tij, morën gjithsej 35 telefonata nga telefoni i tij. Kur u përpoqën t’i telefonin sërish ata mundën të arrinin vetëm sekretarinë zanore .

Vetëm më vonë ata zbuluan se ishte gjetur trupi i tij i pajetë. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit dhe policia punuan për të shpëtuar viktimat e tjera të bllokuar më vagonë. Ata përdorën sinjalin nga telefoni i Peck për ta gjetur. Thirrjet nga telefoni i tij ndaluan rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Trupi i Peck u gjet 1 orë më vonë nga ekipi i shpëtimit. Fatkeqësisht, familja e tij mësoi se ai kishte vdekur në aksident. Kur mjekët ekzaminuan trupin e tij, përcaktuan se nuk i kishte mbijetuar përplasjes fillestare. Por kjo ngriti pikëpyetjen se si ishte në gjendje të bënte telefonata me familjen e tij për 12 orë pas vdekjes së tij.

Lidhur me këtë ngjarje misterioze janë propozuar disa teori. Disa njerëz besojnë se thirrjet janë bërë nga ndonjë mashtrues. Por kjo nuk ka gjasa të ketë ndodhur, duke qenë se vetëm Andrea e dinte që Charles ishte në tren. Një shpjegim tjetër i mundshëm, është se pajisja u çakordua nga përplasja.

Edhe pse kjo është një mundësi, as kjo nuk shpjegon arsyen pse telefonatat dukeshin të kufizuara vetëm tek njerëzit e tij më të afërt, dhe nuk u raportuan nga asnjë prej kontakteve të tij të tjera. Disa të tjerë kanë spekuluar se Peck mund të ketë kaluar deri diku nga bota e përtejme për ta çuar familjen tek trupi i tij dhe për t’u thënë lamtumirë.

Megjithatë, deri më sot askush nuk ka qenë në gjendje të zgjidhë përfundimisht misterin. Kur u gjet trupi i tij, celulari nuk iu gjet pranë. Arsyeja e vazhdimit të telefonatave për një kohë kaq të gjatë dhe me kaq frekuencë pas vdekjes së Charles Peck, mbetet një mister që mund të mos kuptohet kurrë plotësisht. /Thoughtnova – Bota.al

Etiketa: HistoriaMisteripas vdekjes

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Perëndimi naiv po fle ndërsa fundi i botës po afrohet

Perëndimi naiv po fle ndërsa fundi i botës po afrohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com