GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Historia tronditëse e mbijetesës së një familje në Hauai

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Historia tronditëse e mbijetesës së një familje në Hauai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i viktimave nga zjarret në Havai arriti në 96 ndërsa Guvernatori Josh Green njoftoi se qyteti historik Lahaina është shkatërruar pothuajse plotësisht. Vlerësimet paraprake sipas Guvernatorit Green tregojnë se dëmi i shkaktuar është 5.6 miliardë dollarë, ndërsa 2700 objekte janë shkrumbuar. Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personat e zhdukur, të mbijetuarit po ndajnë histori tmerri se si kanë arritur të shpëtojnë nga zjarret që iu ndryshuan jetën përgjithmonë.

Këto pamje janë regjistruar me telefon celular nga 38 vjeçarja Akanesi Vaa, e cila tregon historinë tronditëse, se si ajo dhe familja e saj, mezi arritën t’ju shpëtojnë flakëve që u përhapen me shpejtësi në qytetin e tyre.

“Vetëm nga zona e parkimit deri në hyrje të kompleksit tonë të apartamenteve, qielli ndryshoi ngjyrë, nga blu në gri dhe më pas në të zezë dhe gjithçka që kemi parë ishte bërë prush nga zjarri dhe nuk e kishim idenë se çfarë po ndodhte. Nuk pati asnjë sirenë, asnjë paralajmërim. Të shihja komunitetin tonë, fqinjët e mi, shumë të moshuar që përpiqeshin të zbrisnin shkallët vetëm për të hipur në makinën e tyre, të thyente zemrën”, thotë zonja Vaa.

Zonja Vaa nuk është e vetmja që thotë se nuk kishte asnjë paralajmërim për zjarret. Për Guvernatorin e Havait, numri i madh i vdekjeve dhe shkatërrimi masiv erdhi si rezultat i përhapjes së zjarreve me shpejtësi nga erërat e fuqishme.

“Informacioni që kemi është se të martën kur shpërtheu zjarri, kishte disa vatra në të gjithë Mauin. Një zjarr u konsiderua i fikur, por duket se kjo u kuptua gabimisht, pasi kur erërat arritën shpejtësinë 130 km në orë, zjarri u përhap me shpejtësi duke rezultuar në këtë tragjedi, ndërsa digjeshin mbi 1.5 km për çdo minutë. Ky nivel shkatërrimi në këtë stuhi zjarri, diçka e re kjo për ne në këtë epokë të ngrohjes globale, ishte arsyeja përfundimtare pse kaq shumë njerëz humbën jetën”, thotë Guvernatori Josh Green.

Duke treguar videot dhe fotografitë që bëri nga telefoni i saj, zonja Akanesi Va tregon momentin kur ajo, së bashku me bashkëshortin LJ, dhe fëmijet nga mosha 9 deri në 15 vjeç u detyruan të dalin nga makina pasi temperaturat u bënë të padurueshme brenda automjetit.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. E ndjenim nxehtësinë ndërsa ishim të ulur në makinë dhe papritmas dëgjoj një goditje në dritaren e një makine tjetër dhe shoh një gjyshe që po bërtiste për ndihmë. Ajo më thotë, të lutem më ndihmo me fëmijën që kishte aty. I them burrit, t’i ndihmo gjyshen, unë vrapova tek makina e saj, hap pjesën e pasme dhe mora fëmijën. Ajo ishte rreth dy vjeç e gjysmë, ndoshta tre vjeç”, thotë e mbijetuara, Akanesi Vaa. Ajo u rikthye te vendi ku shpëtuan gjyshen me vajzën e vogël, duke parë se si makina e tyre ishte bërë shkrumb e hi.

“Kjo është makina prej të cilës nxorrëm fëmijën. Më pas vrapuam në këtë rrugë, në errësirë, nuk arrinim të shihnim gjë. Këtu kishte një gardh, ne arritëm të mbroheshim nga flakët, duke qëndruar të mbledhur tek nje mur aty pranë”, thotë zonja Vaa.

Ajo tregon më tej, se aty takoi 9 fqinjë të saj dhe më pas e kuptuan se ndodheshin në një rrugë që nuk kishte dalje.

“Aty pamë njëri tjetrin dhe djali im më pyeti, mami, a është ky fundi ynë. Çfarë mund t’iu thuash fëmijëve në ato momente? Burri im më pas tha, nëse ky është fundi, falënderoj Zotin për familjen që më dha”, thotë zonja Vaa me lot në sy, ndërsa kujton momentet e rënda duke ikur nga zjarret.

Sipas Guvernatorit të Havait, Josh Green, zjarret shkatërruan 2700 struktura, kryesisht objekte banimi, ndërsa vlerësimet fillestare sipas tij tregojnë se dëmi kap vlerën prej 5.6 miliardë dollarëve.

“Ky zjarr filloi më 8 gusht, të martën vonë. Rezultati është shkatërrimi i qytetit Lahaina. Kam shkuar aty dy herë dhe mund t’iu them se shumë pak ka shpëtuar. Mbi 2,700 struktura u shkatërruan në Lahaina dhe vlerësimi paraprak tregon se dëmi kap vlerën prej 5.6 miliardë dollarësh. Kryesisht ka njerëz që vuajnë dhe ne vazhdojmë të punojmë për t’i gjetur të mbijetuarit”, thotë Guvernatori Green.

“Shpresa ime është që Lahaina të rindërtohet ashtu siç ishte dhe të mos shndërrohet në një resort korporatash, ku ka vetëm hotele. Ne e dimë se nuk do t’i kthejmë të gjitha ndërtesat e vjetra. Ne nuk do t’i kthejmë të gjitha monumentet historike të Lahainas. Por çfarëdo që ne mund të shpëtojmë, mendoj se kjo është ajo që njerëzit duan. Ata duan që të mbetet më e mira e asaj që të kujton Lahainan e vjetër”, thotë i mbijetuari i zjarreve, LJ Vaa.

Deri sa të vijë koha për të rifilluar rindërtimin e Lahainas, Guvernatori Green thotë se përpjekjet momentalisht po bëhen për të gjetur të mbijetuar të tjerë. Fatkeqësisht thotë ai, ekipet e shpëtimit e dinë se ndërsa shkojnë shtëpi më shtëpi të rrafshuara me tokë, së shpejti do të duhet të ndajnë lajmin e trishtë se numri i viktimave po vazhdon të rritet. /Voa/

Etiketa: zjarre

Lajme të lidhura

Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin
Botë

Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran

15:04 - 20/06/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Botë

Greqia goditet nga dy tërmete, sa ishte forca e lëkundjes dhe epiqendra e tyre

09:52 - 20/06/26
Pas deklaratave të Trump për Melonin, Ministri i Jashtëm italian anulon vizitën në SHBA
Botë

Pas deklaratave të Trump për Melonin, Ministri i Jashtëm italian anulon vizitën në SHBA

19:19 - 19/06/26
Para
Libia kërkon lirimin e djalit të ish-diktatorit

Libia kërkon lirimin e djalit të ish-diktatorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis