GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Historianët kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Historianët kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen nga posti i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani, për shkak të vendimit të dhënies së pronave Manastirit të Deçanit duke krijuar precedentë të rrezikshëm.

Sipas informacioneve në letër, shkruhet se në 20 maj 2022 bëhen 6 vjet që kur kjo Gjykatë me një grup të gjykatësve vendorë, duke përjashtuar Bekim Sejdiun që ishte kundra dhe të tjerët që kanë abstenuar në votim, ka marrë vendim me anë të të cilit i njeh vendime legjitime dhe ligjore në Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marrë Serbia për Kosovën gjatë kohës 1990-1999.

Gresa Caka-Nimani e cila është kryetarja aktuale e Gjykatës Kushtetueses bashkë me ish-gjykatësen Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, kanë qenë pro dhe bashkë me gjykatësit ndërkombëtarë të Kushtetueses  pro kërkesës së Manastirit të Deçanit, që pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” t’i dhurohen manastirit, në mbështetje të vendimeve të kohës së masave të dhunshme dhe represive të Millosheviçit, deklarojnë historianët.

Ata shtojnë se Gresa Caka-Nimani dhe Arta Rama-Hajrizi, me mbështetjen dhe votimin pro zbatimit të vendimeve të kohës së Sllobodan Millosheviçit në Kosovë, kanë shkelur Kushtetutën dhe rendin e ri kushtetuese në Kosovën e pasluftës.

“Gresa Caka-Nimani, duhet të jep dorëheqje nga detyra e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ngase akt gjykimi i kësaj gjykate për pronat në Deçan është precedent i rrezikshëm, dhe Kosovën e ka futur në një rrogë qorre, nga e cili e ka të vështirë të dalë. Gresa Caka-Nimani dhe Arta Rama-Hajrizi, me rastin e marrjes së këtij aktgjykimi para 6 vjetësh, kanë dëshmuar se për to më e rëndësishme është karrigia dhe profesioni i tyre se sa interesi i popullit dhe kombit shqiptar dhe mbrojtja e kushtetutshmërisë në Kosovë”, thuhet në letër.

Historianët e Deçanit thonë se dorëheqja e Gresa Caka-Nimanit është rruga më e mirë për dhe do t’i bënte nder që të mos të jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese si dhe i kërkojnë të japë llogari se pse i ka dhënë mbështetje kësaj marrëzie me ligjet e Millosheviçit.

Ata bëjnë thirrje që të mos zbatohet aktgjykimi antikushtetues dhe antiligjor për pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

“Ne, me gjitha forcat tona, do të kundërshtojmë çdo tentim të zbatimit të vendimit tuaj, ngase në Kosovë nuk mund të zbatohen vendimet e Millosheviqit, vendime këto që i ka luftuar e mbarë bota demokratike, dhe të cilat i ka shpallur null misioni i UNMIK-ut në Kosovë”, mbyllet letra.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti në shkurt ka përsëritur qendrimin e tij se vendimi i Kushtetueses për t’i detyruar autoritetet lokale të Deçanit t’ia kthejnë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyje, është i bazuar në “politikën diskriminuese” të qeverisë së Serbisë, të vitit 1997.

Ai deklaroi se do të përpiqet t’i ruajë të drejtat legjitime të Manastirit të Deçanit, por shtoi se edhe drejtuesit fetarë duhet të kërkojnë zgjidhje përmes dialogut dhe marrëveshjes me popullatën vendase në Deçan.

Autoritetet vendase në Deçan besojnë se 24 hektarët tokë dhe pyje janë të ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe refuzojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese pati deklaruar se vendimi i saj nuk ishte zbatuar dhe i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit të Kosovës që të ndërmarrë veprime të mëtejme, në përputhje me kompetencat ligjore.

Në vendimin për moszbatimin e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese tha se nuk ka juridiksion të vlerësojë përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit nga organet përgjegjëse dhe se një vlerësim i tillë i takon prokurorit të shtetit në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

Etiketa: Albin KurtidoreheqjeGjykata Kushtetuese e KosovësGresa Caka-Nimanihistorianet e lidhjes se Decanitmanastiri i Decanit

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
BE jep lajmin e mirë për shqiptarët: Do të rishikohen…

BE jep lajmin e mirë për shqiptarët: Do të rishikohen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com