GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Historikja përballë histerikes!

21:37 - 26/09/23
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Klubi i Tiranës uron Dukën për emërimin zv president i UEFA-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gerti Çarçani

Dhe vjen një ditë! Nuk është vetëm një cast kinematografik i një të kaluare, por një indicie që koha risjell sërish në vëmendje aktorët dhe faktorët e progresit dhe të regresit.
Pas votës unanime në Lisbonë muaj më parë, me mandatin e dytë si anëtar i KE në UEFA, Armand Duka në rrafshin personal dhe atë kombëtar në sytë e botës, këtë 26 shtator mori besimin dhe bekimin e kabinetit Ceferin për të qenë zëvendës president i UEFA-s. Historike, aty ku memoria, koha, momenti dhe progresi e mbivendos mbi histeriken. Shqipëria kishte prej vitesh një ministër në Qeverinë Ceferin, por serioziteti dhe angazhimi nuk e la këtu.
Pse historikja sot prevaloi përballë histerikes?

Sepse, përtej zgjedhjes së Dukës si Zv.president I UEFA-s, Shqipërisë iu besua edhe faza finale e Europianit të Under-17, pas memories me një feedback brilant të organizimit të Finales se Conference League, aty ku histerikja u rrek të merrte në bllok meritat dhe nxitoi të dalë mbi historiken.
Eshtë vërtetë historike si zgjedhje në sytë e tërë familjes europiane dhe botërore të futbollit ky besim për kreun e futbollit shqiptar!

E ku natyrisht e për rrjedhojë logjike edhe Shqipëria gëzon më shumë respekt e stimë, prodhon më shumë imazh dhe hap më shumë porta angazhimesh.
Historikja sot foli me fakt, dhe histerikja po sot heshti me vrer, apo me një buzëqeshje ironike me shumë konotacion helmi!
E pabesueshme për ta, por shumë e vërtetë për vetë UEFA-n që vijon të japë mesazhe dhe nuk ndalet të konfirmojë vlera dhe resurse që duan shpesh që edhe histeriken ta pranojnë si factor…

Zv.presidenti i UEFA-s, Duka këtë sukses edhe personal të tijin (pasi natyrshëm menaxhimi I tij lobues prej vitesh në atë tavolinë, raportet, ekuilibrat dhe vendimmarrjet natyrisht ishin pika bazike në reflektimin e këtij votimi, kryesisht në sytë vetë presidentit slloven) vendosi sërish ta ndajë ndryshe, edhe me histeriken, duke ofruar partneritet, angazhim, përtej asaj që në disa muajsh marrëzie dikur inceneronte vetëm kuja të mëdha për ishuj që po “regresonin” futbollin kombëtar, por që në fakt koha shumë e shpejtë dëshmoi që ky ishull akomulonte respekt, si dhe reflektonte akses Konstant nga Europa e Bota (UEFA e FIFA) për të gjitha arteriet e futbollit tonë.

Histerikja sot është vërtetë në një moment delikat, pasi realisht e ka tepër të vështirë të bashkëjetojë me historiken, edhe pse stadi, momenti dhe hapja e historikes përsëri jep një tjetër mesazh, shumë domethënës: Jemi këtu ende, në të njëjtin “ishull”, ne të njëjtin vend, me të njëjtën frymë e klimë, por me ftesën për të mos vrapuar më pas hapësirave që incenerojnë asgjë, dhe vetëm prodhojnë hendeqe me kosto imazhi.
Por realisht cfarë kemi në fazën historike?

As shumë, as pak, por mëse mjaftueshëm për të prodhuar shumë më tepër mundësi për familjen e futbollit:
Zv.Presidenti i UEFA-s është fakt dhe sfidë!
Na është besuar një Fazë Finale Europiani si Under-17!
Na u besua një finale kompeticioni UEFA!
Jemi me një këmbë në Europianin e Gjermanisë!
Tentojmë një tjetër progress historic për kombëtaren!
E në vijimësi…jo pak partneritete bazike

Dhe në anën tjetër cfare kemi në fazën histerike?
Incenerojmë ende vlug!
Incenerojmë sforcime bashkëpunuese!
Incenerojmë sprinte për medalje e merita!
Incenerojmë magji instagrami!
Incenerojmë trafik brilant skemash për të zhbërë shumëcka
Por nuk po incenerojmë ende një moment pause për të reflektuar që boll është boll!
Dhe kjo ftesë erdhi sot nga UEFA! Nga besimi për presidentin Duka e deri te vlerësimi në vemndimmarrje për të sjellë në Shqipëri finalet e një Europiani moshash!

Etiketa: Armand DukaceferinGerti CarcaniKryesore1

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Para
Muriqi i pandalshëm/ “Pirati” ndëshkon Barcelonën

Muriqi i pandalshëm/ “Pirati” ndëshkon Barcelonën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër
Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për dosjen Partizani/ Seanca e radhës vitin tjetër

15:59 - 22/12/25

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Sipas informacioneve, seanca e radhës është caktuar të...

Lexo më shumë
Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com