GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Historiku problematik i uniformave të Policisë, miliona euro të harxhuara, por në 8 vite qeveria nuk ia doli të vishte efektivët

09:55 - 10/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Historiku problematik i uniformave të Policisë, miliona euro të harxhuara, por në 8 vite qeveria nuk ia doli të vishte efektivët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit ka çuar në pranga deri nmë tani 9 zyrtarë të lartë, ndërkohë që hetimi vazhdon dhe për një sërë emrash të tjerë, përfshirë edhe ish-ministrat Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka. Por prej 8 vitesh që prej momentit kur socialistët morën pushtetin në vitin 2013, tenderi për uniformat e policisë, është shpallur ka ecur deri në një fazë dhe më pas është anuluar. Edhe më herët, në kohën e qeverisë Berisha, prokuroria hetoi një tjetër tender, sërish për uniformat e Policisë në vitet 2010-2011, por pa rezultat.  Ndërkohë që nga një vëzhgim i kryer nga shtatori 2013 deri në korrik 2019, qeveria Rama ka hapur në total 29 tendera për uniformat, 9 prej të cilëve janë anuluar.

Tenderi i parë më 2014, 550 mijë euro

Një tender për uniformat e Policisë u zhvillua në vitin 2014, me 3 faza me vlerë 550 mijë euro. Tenderi u arrit dhe Policia mori uniformat e premtuara. Në maj të po atij viti, Ministria zgjati kontratën me të njëjtën kompani, pa garë, me negociim paraprak në vlerën e 1.6 milionë eurove. 

Tenderi i dytë, dhjetor 2015 me 960 mijë euro

Ministria e Brendshme nisi një tjetër tender në dhjetor të 2015-ës me vlerë 960 mijë euro. Tenderi u fitua nga kompania “Marsi-Al”, por ministri Saimir Tahiri, 3 muaj më pas, në shkurt të 2016, anuloi kontratën pasi kompania nuk kishte zbatuar detyrimin. Asokohe, Tahiri prezantoi uniformat e reja, dhuratë nga Turqia. 

Shkurt 2017, tender me vlerë 9.5 mln euro

Në shkurt të vitit 2017, Ministria e Brendshme hapi një tender me vlerë 9.5 milionë euro,, me afat për 3 vite për uniformat e policisë. Në shtator, tenderi u anulua nga Fatmir Xhafaj.

Gusht 2018, 7.5 milionë euro tender

Në gusht të vitit 2018, ministri Fatmir Xhafaj hapi një tender për uniformat me një buxhet prej 7.5 milionë euro. Edhe ky tender u anulua, ndërsa nga ana e ministrisë nuk pati asnjë sqarim për shkaqet pse u mbyll tenderi. 

Tenderi ‘gjigant’ i 2019-ës, 23 milionë euro, shkelje, përjashtime dhe abuzim

Anulimi i vit-pas viti i tenderave të zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, solli tenderin e fundit, për të cilin sot janë pas hekurave 9 zyrtarë. Vlera e tenderit ishte 3 herë më e madhe se ajo e vendosur nga Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj. Plot 23 milionë euro, për 4 vite për uniforma verore dhe dimërore.  Në garë mori pjesë edhe kompania Marsi Al Shpk. Denoncimi që i ishte bërë nga Policia në vitin 2016, e përjashtoi kompaninë nga gara, dhe tenderi gjigant iu dha bashkimit të operatorëvee shqiptar-italian dhe turk D&E shpk+ Summer Conf srl + Loverst s.r.l + YAKUPOGLU TEKSTIL.

Edhe pse tenderi ishte shënuar me flamur të kuq nga Open Data, si një procedurë që krijon risk për shkak të klientelizmit dhe se ka skualifikim të operatorëve konkurrues, përveç fituesit, zyrtarët shtetërorë i shkuan deri në fund, duke dhënë 280 miliardë lekë për uniforma policie që sipas SPAK, nuk janë në cilësinë dhe standartet për të cilat janë paguar. 

Etiketa: ministri e brendshmePolicitenderuniforma blu

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Aksident tragjik në afërsi të fshatit Dushar, përmbyset një kamion, zë poshtë drejtorin e Pyjores Maliq

Drejtori i Pyjores Maliq humbi jetën pas përmbysjes së një kamioni, arrestohet shoferi

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com