GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hitleri kishte gjak hebre, reagon Izraeli: Gabim i tmerrshëm historik nga rusët

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hitleri kishte gjak hebre, reagon Izraeli: Gabim i tmerrshëm historik nga rusët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e djeshme ministri i Jashtëm Sergey Lavrov ka deklaruar se edhe hitleri kishte gjak hebre duke shkaktuar reagime të forta nga Izraeli.

Lavrov deklaroi për mediat italiane se origjina hebraike e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, nuk e mohon faktin se ka individë nazistë në kabinetin e tij, duke theksuar se Hitleri kishte gjak hebre.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid ka reaguar ashpër ndaj homologut rus duke bërë një deklaratë.

“Kjo është një deklaratë e pafalshme, e egër dhe një gabim i tmerrshëm historik dhe ne presim një falje,” tha Lapid në një intervistë në Ynet.

“Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust,” tha Lapid. “Gjyshi im u vra nga nazistët. Të thuash se Hitleri ishte me origjinë hebreje është si të thuash se hebrenjtë vranë njëri-tjetrin dhe ne nuk mund ta falim një krahasim të tillë”, tha ai.

“Më tërbon jo vetëm si ministër i Jashtëm, por edhe si një djalë që babai iu fut në geton e Budapestit. Atë nuk e vendosën hebrenjtë. Atë e vendosën nazistët,” tha ai.

“Nazistët persekutuan hebrenjtë dhe vranë gjashtë milionë prej tyre. Ukrainasit nuk janë nazistë. Vetëm nazistët ishin nazistë dhe ata kishin kryer një zhdukje sistematike të popullit hebre,” tha ai.

Lapid tha se priste që ambasadori rus të kërkonte falje në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri rus. Ambasadori rus është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Izraelit për të sqaruar deklaratat.

“Para së gjithash, rusët duhet të korrigjojnë gabimin e tyre dhe të hapin librat e historisë”, tha Lapid.

Në intervistën e së dielës, ministri i Jashtëm rus tha gjithashtu se disa nga antisemitët më të këqij ishin vetë hebrenjtë.

Etiketa: hitleri me gjak hebreLavrovreagon izraeliYair lapid

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez
Botë

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Para
Zbulohen dy “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe

 “Shtëpi bari” në zonën e Kasharit,  6 të arrestuarit dalin para Gjykatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com