GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hodhi pistoletën nga automjeti kur pa policinë, arrestohet 38-vjeçari

09:29 - 11/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hodhi pistoletën nga automjeti kur pa policinë, arrestohet 38-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë kontrollet, në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë, vihet në pranga pas disa minutash ndjekje 38-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishekë në të. Strukturat e Hetimit të Krimeve dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të operacioni policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë konstatuar dhe goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje, në qytetin e Vlorës.

Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. K alias E. D., 38 vjec, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”. Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë lokalizuar në lagjen “Isa Boletini”, automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi E. K dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga Policia.

Armën e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimiKryesore1Vlore

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, probleme në rrugët nacionale

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, probleme në rrugët nacionale

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion
Breaking Views

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar letër zyrtare Ambasadave në Tiranë, duke kërkuar monitorimin e procesit në Gjykata...

Lexo më shumë
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26
BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com