GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hodhi trupin e vdekur të shokut në përrua, lihet në burg Husa

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hodhi trupin e vdekur të shokut në përrua, lihet në burg Husa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën e arrestit në burg ndaj Majdiel Husa, i arrestuar pasi akuzohet se nuk tregoi për vdekjen e shokut të tij Elton Tahirit nga mbidoza, por e hodhi në përrua pasi e kishte mbajtur disa ditë në banesën e tij.

SI NDODHI NGJARJA?

Mbidoza e kokainës dhe heroinës i mori jetën 48- vjeçarit Elton Tahiri që u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë. Ai ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa në banesën e këtij të fundit kur u nda nga jeta. 47-vjeçari është arrestuar pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici, por e hodhi në përrua.

Në dëshminë para hetuesve ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij në zonën e Laprakës dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.

Elton Tahiri dhe Majdiel Husa kishin disa ditë që ishin depërtuar së bashku nga Gjermania dhe që prej kthimit kanë qëndruar së bashku në banesën e Husës në Laprakë, pasi jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë. Viktima nuk kishte kontaktuar për asnjë moment me familjarët e tij dhe nuk u kishte treguar se ishte kthyer nga Gjermania.

Policia, që prej konstatimit të trupit në afërsi të Bërxullës nisi verifikimet e të gjitha lëvizjeve që ka kryer që nga kthimi dhe identifikoi edhe shokun e tij Husa, me të cilin kishte ardhur nga jashtë.

Husa është mbajtur në vëzhgim dhe pasi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes. Trupin e ka mbajtur në banesën e tij për të paktën 2 ose 3 ditë, pasi sipas burimeve kishte nisur dekompozimi.

Etiketa: Kryesore1majdiel Husashokuvdeklur

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi
Aktualitet

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Para
‘A ke frikë se do të gjykojnë?’, Kristi bisedon me Kejsin

‘A ke frikë se do të gjykojnë?’, Kristi bisedon me Kejsin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26

Kombëtarja shqiptare fitoi mbrëmë me shifrat 3-0 ndaj San Marinos në transfertë një ndeshje ku konfirmoi veten në vendin e...

Lexo më shumë
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com