GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Holanda zhgënjen përsëri publikun e saj, Italia i merr medaljen e bronztë

17:11 - 18/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Holanda zhgënjen përsëri publikun e saj, Italia i merr medaljen e bronztë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është mbyllur takimi i vlefshëm për vendin e tretë të UEFA Nations League, mes Holandës dhe Italisë, me fitoren e djemve të Roberto Mancinit, me rezultatin 2-3.

Në këtë takim, miqtë ishin pak më të motivuar për të bërë një ndeshje të mirë, në krahasim, me “tulipanët”, të cilët duket, se ende nuk e kishin rimarrë veten nga humbja përballë Kroacisë, në gjysmëfinale.

Rezultati i takimit, të luajtur në Enshede, u zhbllokua në minutën e 6’, nga lojtari i Interit, Dimarco, i cili goditi në mënyrë të shkëlqyer nga brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit holandez, për të pritur topin.

Goli i pësuar, në vend se të motivonte holandezët për të reaguar, i demoralizoi totalisht.

Italianët dyfishuan, në minutën e 20’, me anë të Frattesit.

Me avantazhin prej dy golash, u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë, Koeman, zëvendësoi tre lojtarë që në fillim, duke aktivizuar Berguijn, Vijnaldum dhe Veghorst.

Njëri nga të aktivizuarit në pjesën e dytë, Berguijn, rihapi takimin në minutën e 68’, duke shënuar golin e përgjysmimit të diferencave. Megjithatë, italianët u kundërpërgjigjën menjëherë duke shënuar në minutën e 73’, falë sulmuesit anësor të Juventus, Chiesa.

Lodhja fizike te kampionët e Europës në fuqi, filloi të ishte më evidente, me Holandën që përfitoi duke realizuar fillimisht me anë të Veghorst, por goli u anulua nga VAR, për një pozicion jashtë loje.

Goli i dytë i vendasve, erdhi vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, falë Vijnaldum.

Gjatë 9 minutave shtesë të akorduara nga gjyqtari, Holanda nuk arriti të shfrytëzonte ato pak raste të krijuara, duke e mbyllur me humbje, aventurën në Nations League.

Për Italinë, kjo është medalja e dytë e bronztë, në këtë kompeticion, pas asaj të vitit 2021.

Etiketa: ItaliaKryesore1nations league

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Nuk mbarojnë surprizat, ja kush do jenë personazhet e tjerë të “Kepit të VIP-ave”

Nuk mbarojnë surprizat, ja kush do jenë personazhet e tjerë të “Kepit të VIP-ave”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com