GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Homazhe në nderim të Sabah Bizit/ Presidenti Duka: Figurë e madhe e futbollit shqiptar, përkujtimi i tij do të jetojë gjatë

17:52 - 17/01/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Homazhe në nderim të Sabah Bizit/ Presidenti Duka: Figurë e madhe e futbollit shqiptar, përkujtimi i tij do të jetojë gjatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komuniteti i futbollit shqiptar përcolli sot për në banesën e fundit legjendën Sabah Bizi, një nga ikonat e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Në homazhet e organizuara sot në Shkodër morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Pasi i shprehën ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve të Sabah Bizit, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për median, duke e konsideruar të sotmen si një ditë e trishtë për të gjithë komunitetin e futbollit shkodran dhe mbarë shqiptar.

“Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe për të gjithë miqtë e Sabah Bizit, për Brikenon dhe gjithë familjen Bizi, por jo vetëm, për të gjithë komunitetin e futbollit shkodran dhe mbarë shqiptar.
Sabah Bizi ishte një nga ikonat e futbollit shqiptar, një legjendë, dhe kontributet e tij në klubin e Vllaznisë ishin shumë të mëdha, në ekipin Kombëtar, por edhe më pas, gjatë gjithë jetës së tij, deri ditën që mbylli sytë. Ju e dini mirë që Sabahu kishte humbur kohët e fundit shikimin, por ai nuk mungonte në stadium. Ai jetoi me futbollin dhe ne kemi humbur shumë. Kemi humbur njeriun tonë dhe në këtë ditë vërtet të trishtë dhe të zezë, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia, në radhë të parë Brikenës dhe gjithë familjes Bizi, por edhe të gjithë futbollistëve, ish-futbollistëve shkodranë dhe shqiptarë, si dhe gjithë komunitetit futbollistik shqiptar. Uroj që të prehet në paqe. Përkujtimi i tij do të jetojë shumë gjatë. Realisht ishte një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar.

Biseda e fundit me Bizin? – Biseda e fundit ka qenë në telefon, para ndeshjes me Çekinë, kur më tha: “President, dua të vij që të shoh ndeshjen”. Megjithëse kishte humbur shikimin, ai vinte dhe dëgjonte atmosferën që krijonte futbolli në stadium.
Më parë jemi takuar në Shkodër, por në të njëjtat kushte, le të themi, kur Sabahu nuk ishte tamam ai i mëparshmi. Kemi udhëtuar bashkë me ekipin Kombëtar në Rumani, Gjermani dhe vende të tjera.

Një impiant futbollit me emrin e tij? – Sabah Bizi është një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe është nder për të gjithë, në radhë të parë për Shkodrën, por edhe për futbollin dhe për Federatën e Futbollit, që një impiant apo ambient sportiv të përjetësojë emrin dhe kontributin e tij. Ngushëllime të gjithëve!”, – tha Presidenti Armand Duka.

Etiketa: bizidukahomazhe

Lajme të lidhura

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit
Breaking Views

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26
Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje
Breaking Views

Aksident tragjik në Austri, futbollisti i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje

19:51 - 23/02/26
Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin
Breaking Views

Mbushet kupa për Nuhiun, Tirana e shkarkon dhe rikthen Shehin

19:34 - 23/02/26
Para
Kujt t’i besojmë? Vodhi sendet personale të të arrestuarit, pezullohet Nënkomisari në Gramsh

Kujt t’i besojmë? Vodhi sendet personale të të arrestuarit, pezullohet Nënkomisari në Gramsh

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com