GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hoqi dorë nga futbolli pasi i dhuroi mëlçinë nënës, futbollistit të njohur i buzëqesh fati përsëri

14:54 - 10/08/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoqi dorë nga futbolli pasi i dhuroi mëlçinë nënës, futbollistit të njohur i buzëqesh fati përsëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbolli është një botë ku emocionet janë të paparashikueshme dhe të përfshijnë totalisht. I tillë është dhe rasti i Robert Peric-Komsic, futbollisti boshnjak i cili numëron ditët për t’u rikthyer në formë pasi ka shpëtuar jetën e nënës së tij.

Marsin e kaluar, 23-vjeçari la mënjanë pozicionin e tij si sulmues në HNK Cibalia Vinkovic të Kategorisë së Dytë kroate, sepse kishte një sfidë tjetër më të rëndësishme, të shpëtonte jetën e nënës së tij Ljiljana, të sëmurë rëndë.

“Jeta e saj ishte në rrezik, stomaku i mbushej me ujë dhe ishte çështje ditësh”, thotë lojtari. Nëna e tij ishte e sëmurë për 13 vite. Endeshin nga spitali në spital për të gjetur një mëlçi që të përshtatej me të sajën, por nuk u gjend kurrë.

“Në momentin kur e kuptova se të gjitha opsionet e tjera ishin shteruar, i paketova gjërat e mia dhe fluturova për në Stamboll. Misioni im ishte i qartë, të kuroja nënë time. Çdo gjë tjetër ishte më pak e rëndësishme ose krejtësisht e parëndësishme”, tha ai.

Robertit iu desh t’i jepte fund karrierës së tij sportive për të shpëtuar jetën e nënës së tij. Ai iu nënshtrua një operacioni ku iu hoq 70% e mëlçisë. Në atë kohë, asgjë dhe askush nuk garantonte se ai do të mund të luante përsëri, por atij nuk i interesonte. “Kisha një imazh krejtësisht të qartë të rrezikut, por futbolli ishte në planin tim të tretë në atë kohë.”

Pas disa orësh në sallën e oparacionit në Klinikën Memorial Bahelievler dhe një operacioni të komplikuar, Roberti u zgjua nga anestezia. Në ekranin e celularit të tij kishte vetëm mesazhe me plot falenderime.

“Është e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura për të përshkruar se sa shumë do të thoshte për mua. Dua të falenderoj të gjithë ata që na dhanë forcën shtesë në këtë luftë”. Fati i buzëqeshi përsëri për atë veprim që ai bëri, duke i kthyer atij atë që i pëlqen të bëjë më shumë në jetë, të luajë futboll.

Katër muaj e gjysmë pasi nëna dhe djali iu rikthyen jetës normale. Ljiljana u rilind dhe mëlçia e Robertit u rigjenerua pothuajse plotësisht. Tani talenti mund të rikthehet në fushë, ai ka filluar stërvitjen dhe po punon seriozisht.

Pak nga pak, por me shumë entuziazëm. Trajneri i tij Tomislav Radotic ende ka besim te ai. “Mendoj se do të luajmë një ndeshje shumë shpejt”, u shpreh trajneri.

Siç do ta kishte fati, Robertit iu dha një shans tjetër. “Gjithçka ishte e mrekullueshme. Faleminderit Zotit që të dy jemi mirë, tani unë jam gati të rikthehem në fushë dhe mami më në fund mori një jetë të re pas 13 vitesh luftimesh të vështira ”, detajon lojtari i ri që do të nisë karrierën. “Kampionati është këtu, te dera dhe ndjej se në Vinkovci po shfaqet diçka serioze ”, thotë ai .

Etiketa: Robert Peric-Komsic

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Largimi i Ornela Çuçit, reagon PD: Ministrat e zv.ministrat, kone në prehrin e Ramës

Largimi i Ornela Çuçit, reagon PD: Ministrat e zv.ministrat, kone në prehrin e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com