GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Horoskopi ditor , e Shtunë 13 dhjetor 2025

08:38 - 13/12/25
në Aktualitet, Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashi

Mos i mbani inat partnerit nëse debatoni me të, sepse çdo gjë që do t’ua thotë, do t’ua thotë për të mirën tuaj. Mundohuni nga ana tjetër të tregoheni më të hapur dhe më tolerantë. Beqarët do jenë shumë indiferentë ndaj personave që do takojnë dhe kjo do largojë mundësitë për të krijuar një lidhje. Financat duhen pasur në qendër të vëmendjes, sepse po e tepruat me shpenzimet, do keni probleme.

Demi

Mërkuri do kujdeset sot për jetën sentimentale të çifteve. Komunikimi ndërmjet jush do jetë edhe më i fortë dhe çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit menduar. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur drejt një personi që sapo e kanë njohur, sepse shumë shpejt do pendohen. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të ekuilibruara, kështu që mos u shqetësoni aspak.

Binjakët

Venusi do e mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Dita do jetë e mbushur me emocione dhe do dëshironi që ajo të mos ketë fund. Beqarët do ndërmarrin iniciativa dhe do dalin nëpër takime. Edhe me miqtë po të dilni, do takoni persona interesantë. Në planin financiar do jenë të favorizuara edhe transaksionet. Situata do jetë goxha e mirë.

Gaforrja

Dëgjojeni më shumë tjetrin sot nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje më vonë. Në një lidhje jeni dy, kështu që mos veproni në asnjë moment sipas mendjes suaj. Beqarët do kenë takime pa asnjë të ardhme dhe sërish do ngelen vetëm. Ekuilibri financiar do jetë i garantuar. Të paktën në këtë plan do jeni të qetë dhe do shpenzoni pa frikë për ato që ju duhen.

Luani

Mos i mbyllni sytë sot dhe mos e toleroni partnerin më shumë sesa duhet. Mos duroni hakërrimet e tij apo zërin e lartë vetëm sepse nuk është në qejf. Çdo gjë e ka një kufi dhe këtë duhet t’ia thoni atij. Beqarët nuk do e kenë mendjen te krijimi i një lidhjeje, por një takim interesant do i bëjë të ndryshojnë mendim. Në planin financiar do keni fat me shumicë.

Virgjëresha

Të dashuruarit do përgatisin surpriza për njëri-tjetrin dhe do përjetojnë emocione pa fund. Format e të shprehurit të ndjenjave do jenë nga më të shumtat. Ka shumë mundësi që ata që janë ende vetëm të takojnë një person nga elita e shoqërisë, i cili do ua ndryshojë përgjithmonë jetën. Në planin financiar çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit menduar.

Peshorja

Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj sot dhe nuk do i mbani atij asnjë të fshehtë. Çdo gjë do shkojë mirë mes jush, kështu që nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Beqarët do takojnë shumë persona. Bëjini sa më shumë pyetje dhe njihni më mirë ata para se të hidhni çdo lloj hapi. Në planin financiar do i menaxhoni me shumë kujdes të ardhurat dhe situata do jetë e mirë.

Akrepi

Edhe nëse jeni të ngarkuar me punë apo keni lënë ndonjë angazhim me miqtë, nuk duhet t’ia prishni qejfin partnerit dhe ta lini atë vetëm në momentin që ua ka më shumë nevojën. Beqarët do fillojnë të pëlqejnë mjaft një shok fëmijërie. Në fakt, edhe ai ka njëfarë simpatie për ju. Financat do jenë të stabilizuara, megjithatë tregohuni ende pak striktë me shpenzimet.

Shigjetari

Ditë tërësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do shkojë më së miri dhe do ndiheni mirë në krahët e partnerit tuaj. Beqarët, me shumë gjasa, do kenë dashuri me shikim të parë, kështu që duhet t’i bëjnë sytë katër në çdo moment. Në planin financiar shmangni me çdo kusht shpenzimet marramendëse, edhe sikur të jenë për objekte të nevojshme.

Bricjapi

Jeta në çift do shkojë mirë sot, por duhet t’iu kushtoni edhe pak vëmendje familjarëve dhe miqve tuaj të ngushtë. I keni lënë paska pas dore dhe ata janë mërzitur për këtë fakt. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim nëse duan të gjejnë personin që iu përshtatet më tepër. Financat nuk do jenë problematike, megjithatë kini parasysh që shpenzimet duhen kryer me kujdes.

Ujori

Ata që janë në një lidhje do kenë një rizgjim të pasionit gjatë kësaj dite. Do kaloni momente edhe më entuziazmues se më parë. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjak, sot mundësitë për ta arritur këtë janë të shumta. Shikoni në çdo vend që do shkoni. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni për ta përmirësuar situatën.

Peshqit

Duhet të reflektoni me kujdes sot për të ardhmen e jetës tuaj në çift dhe të merrni vendimet e duhura. Nëse keni kohë që keni pasur probleme me partnerin, më mirë të qëndroni pak larg që ta kuptoni sa ndjeni për njëri-tjetrin. Beqarët sërish do ngelen vetëm, edhe pse takimet nuk do mungojnë. Financat do jenë të mira, megjithatë para se të blini diçka, pyesni në disa vende për ta marrë sa më lirë.

Lajme të lidhura

Balliu: Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve
Aktualitet

Balliu: Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve

10:45 - 13/12/25
(VIDEO) Sherr me thika mes adoleshentëve para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër/ Dy vëllezër mbeten të plagosur
Aktualitet

Sherri në Shkodër/ Policia jep detaje: Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim

10:30 - 13/12/25
Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë
Aktualitet

Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë

10:15 - 13/12/25
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balliu: Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve
Aktualitet

Balliu: Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve

10:45 - 13/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj rikthimit të Belës në skenë, duke e cilësuar këtë zhvillim...

Lexo më shumë
(VIDEO) Sherr me thika mes adoleshentëve para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër/ Dy vëllezër mbeten të plagosur

Sherri në Shkodër/ Policia jep detaje: Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim

10:30 - 13/12/25
Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë

Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë

10:15 - 13/12/25
Bisedimet vendimtare për luftën në Ukrainë, i dërguari i Trump takohet me Zelenskyn

Bisedimet vendimtare për luftën në Ukrainë, i dërguari i Trump takohet me Zelenskyn

09:55 - 13/12/25
Nga dhuna në familje tek plagosja, arrestohen 4 persona në Tiranë

Nga dhuna në familje tek plagosja, arrestohen 4 persona në Tiranë

09:40 - 13/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com