Horoskopi, e mërkurë, 21 Gusht 2024
Dashi
Dita e sotme nuk ka për të qenë aq e mirë sa ju e keni ëndërruar. Ne mbrëmje mund t’iu ndodhin edhe probleme. Sektori profesional do jetë më i trazuari. Nëse keni një lidhje mundohuni gjithë kohës të jeni tolerantë dhe të mos e kundërshtoni partnerin për gjithçka. Po ju filluan debatet zor se do zgjidhet shpejt situata. Ju beqarët do jeni sharmantë, por nuk do merrni shumë ftesa për të dalë. Mesa duket kjo nuk do jetë dita juaj. Në punë nuk do neglizhoni asgjë, por nuk do dini si t’i kanalizoni energjitë dhe nuk do dini cilat hapa të hidhni më parë. Financat për fatin e mirë nuk do jenë shumë problematike.
Demi
Sot do mundoheni të jeni sa më të fshehtë dhe të mos shpreheni shumë, por kur rezultatet t’iu kënaqin nuk do mund ta fshihni dot gëzimin. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë vërtet të bukur dhe emocionuese. Partneri do ju përkushtohet tërësisht dhe do ua plotësoje dëshirat një e nga një. Nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni shumë talent për të joshur dhe do arrini rezultatet e dëshiruara. Sytë do marrin një shkëlqim magjepsës. Në punë ka mundësi t’iu bëhet një propozim për ndryshim posti të cilin nuk duhet ta neglizhoni. Në planin financiar nuk do vini në punë arsyen dhe ka mundësi të shpenzoni më shumë nga sa duhet.
Binjakët
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë mjaft pozitiv për ju. Do arrini te përmbushni një pjese te objektivave dhe do ndiheni më të qetë. Lidhja me partnerin do jete me e këndshme. Do i kuptoni më mirë ndjenjat dhe synimet që ka ai për të ardhmen. Kjo do iu ndihmoje të merrni edhe vendime për të cilat keni kohë që mendoheni. Ju beqarët duhet të kërkoni në çdo cep për të gjetur personin e duhur. Në punë ndiqni gjithmonë instinktin dhe nuk do dilni të gabuar. Mund të merrni edhe promocione sot. Gjendja e financave do përmirësohet në mënyrë të paimagjinueshme. Përgatituni për të bërë një investim të madhe dhe të nevojshëm.
Gaforrja
Sot nuk do jetë aspak nevoja që dikush t’iu shpjegojë diçka sepse do e kuptoni gjithçka me shikim të parë. Këtë dhunti do ua adhurojnë që të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do jeni realiste dhe do i zgjidhni menjëherë edhe ndonjë konflikt të vogël që do ju dalë. Në fund të ditës do dashuroheni me më shumë pasion me partnerin dhe do harroni çdo problem të kaluar. Ju beqaret me shumë gjasë do filloni ta shihni me një sy ndryshe personin pranë të cilit qëndroni pranë. Prisni edhe pak kohë para se t’ia shprehni ndjenjat, por me shikimi lërini të kuptojë diçka. Në punë duhet të jeni më vigjilentë dhe të mos besoni verbërisht tek. Financat do kenë përmirësime pas përpjekjeve që keni bërë.
Luani
Do jeni të frymëzuar dhe plot ide sot që në orët e para të mëngjesit, por mbrëmja mund të prishet pak për shkak të disa problemeve të vogla në planin sentimental. Nëse keni një lidhje partneri do ua çmojë delikatesën, aftësinë dëgjuese dhe lirinë e shprehjes. Ju duhet vetëm t’i thoni më shumë sesa e dashuroni. Mos lejoni familjarët të ndërhyjnë tek jeta juaj sepse në darke mund të filloni debate. Ju beqarët që keni dalë jashtë qytetit apo që do frekuentoni vende të reja do jeni më të privilegjuar në dashuri. Në punë të gjitha objektivat do arrijnë suksesin që keni dashur dhe kjo do ju mbushë me optimizëm. Edhe paratë do jenë goxha të qëndrueshme.
Virgjëresha
Ky ka për të qenë një ditë përgjithësisht pozitive dhe pa probleme për ju. Do jeni gjithmonë optimiste dhe entuziaste. Do lundroni në një det të qetë dhe të ngrohtë nëse jeni në një lidhje. Marsi do iu nxitë të jeni më tolerante dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj. Tensioni nuk do mbizotërojë në asnjë moment. Për sa iu përket ju beqarëve, është Hëna ajo që do sjellë surpriza mjaft të këndshme. Përfitoni sa të mundni. Në punë duhet të jeni dyfish të matur këtë javë sepse po filluan problemet nuk keni për ta mbaruar në kohë një projekt të dhënë. Urani do iu ndihmoje të përmirësoni ekuilibrin financiar. Gjithsesi mirë do jetë mos shpenzoni pa limit.
Peshorja
Gjatë kësaj dite Dielli do e ngrohë jetën tuaj dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Do jeni tolerante, të kuptueshëm dhe bashkëpunues me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje qetësia do mbizotërojë në lidhjen tuaj. Nuk do ketë shumë pasion, por as zënka nuk do ketë. Thjesht një e përditshme pa ndonjë histori të veçantë. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni joshës dhe mjaft të kërkuar nga seksi tjetër. Takimet që do bëni do jenë mjaft premtuese. Në pune do ecni para me hapa më të shpejta. Të gjithë do mahniten me ato që do arrini. Edhe pse do keni shumë dëshire për shpenzime nuk duhet të abuzoni. Buxheti do jetë i lëkundur!
Akrepi
Sot duhet patjetër të shmangni çdo lloj debati apo mosmarrëveshjeje me ata qe keni ne krah ose me të afërmit sepse do ju turbullohet gjithë jeta. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të ndërmerrni rreziqe sepse dita do jete paksa delikate. Tregohuni më tolerante dhe nuk do keni surpriza të këqija. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare në mënyrë te papritur. Studiojini mire personat pastaj vendosni për te ardhmen. Në pune do ju konkretizohen të gjitha planet dhe do merrni edhe disa shpërblime. Më të privilegjuarit do jenë ekonomistët dhe arkitektët. Financat do përmirësohen. Do ketë hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por mos i harxhoni ato pa masë.
Shigjetari
Ka mundësi që planetët të sjellin më shumë fat për paratë gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri në çift dhe do ja shprehni haur partnerit këtë gjë. Priten diskutime të gjata, nxehje, por edhe momente të ngrohta. Deri në fund të ditës do jeni sqaruar për gjithçka. Ju beqaret do i shihni gjërat me shumë realizëm dhe nuk do nxitoheni për të filluar menjëherë një lidhje. Mos filloni asgjë pa qenë të sigurte. Në punë nuk duhet të ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha vetëm që të arrini atje ku doni. Bëjeni çdo gjë në kohën e duhur. Mos e teproni me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë surprizë të keqe me financat.
Bricjapi
Sot do kaloni edhe momente pozitive, por edhe nga ato negativat. Mundohuni që në çdo moment të qëndroni të qete dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ne jetën tuaj në çift do të mbizotërojë rutina dhe e zakonshmja. Klima e paqëndrueshme dhe mos kuptimi me njeri-tjetrin do iu trishtojë shpesh. Ju beqarët do keni dëshirë të keni vetëm aventura dhe jo dashuri afatgjata. Planetët do jenë në anën tuaj, por dijeni se kënaqësia nuk do jetë aq e madhe sa ju e prisnit. Në pune do merrni frytet e një pune të gjate e të lodhshme dhe do e kuptoni se gjithçka që keni bërë ja ka vlejtur. Do kujdeseni më tepër për financat dhe Neptuni do ua shpërblejë gjithë punën që keni bërë.
Ujori
Sot Hëna e re do ketë më shumë ndikim në jetën tuaj. Ajo do ju largojë mërzitjen dhe do ju ndihmojë të ndiheni më të çliruar. Ditë pa probleme do jetë kjo e sotmja për ju qe jeni në një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me atë që keni në krah dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët duhet të jeni më realistë sepse nëse bëni gabime do vuani shumë gjatë më pas. Në punë do jeni më të organizuar dhe do bëni të pamundurën që të arrini sa më parë objektivat. Disa miq do i keni goxha mbështetje të fortë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak sepse do dini t’i bëni mirë llogaritë.
Peshqit
Do keni imagjinatë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më të veçantë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e mrekullueshme. Do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin dhe do kënaqeni në praninë e njeri-tjetrit. Ju beqarët duhet të pranoni çdo ftesë dhe më pas duke parë e duke vepruar. Askush nuk do iu detyrojë të bëni diçka që nuk do doni. Në punë Dielli do ju nxitë të jeni akoma më ambicioze. Nuk do ndaleni përpara pengesave dhe as pas kritikave që do merrni. Të ardhurat do jenë akoma më të mira se më parë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet e menduara.
Discussion about this post