Dashi
Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.
Demi
Sot nuk do jeni pozitivë dhe shpesh humori i keq do mbizotërojë. Nëse jeni në një lidhje do doni të dominoni gjithë kohës ju dhe kjo do shkaktojë probleme të forta me partnerin. Tregohuni më të logjikshëm dhe vërini fre vetes pa u përkeqësuar situata. Ju beqarët shpesh do jeni me nerva dhe nuk do keni aspak qejf të joshni apo të josheni nga të tjerët. Në punë asgjë nuk do ju trembë dhe do ndërmerrni edhe sfida të reja. Dielli dhe Saturni të bërë bashkë do ju mbështesin fort. Në planin financiar do vazhdoni me zakonin tuaj të keq duke shpenzuar pa bërë asnjë lloj llogarie më parë.
Binjakët
Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja.. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.
Gaforrja
Mjaft socialë, sot nuk do e keni të vështirë të krijoni miqësi të reja. Do ndiheni plot hare e gëzim. Nëse jeni në një lidhje do jeni me demonstrues dhe do arrini ta bëni partnerin të dashurohet edhe më shumë me ju. Mbrëmja do jetë plot kënaqësi edhe më të mëdha. Për beqarët pritet të ndodhë diçka shumë e madhe dhe e bukur. Sytë do shkëlqejnë dhe zemra do rrahë akoma më fort. Në punë do jeni fleksibël dhe të gatshëm të provoni edhe fusha të reja. Energjia nuk do ju mungojë për asnjë moment. Në planin financiar fati do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës kështu që nuk do përballeni me probleme.
Luani
Sot do doni të bëni çdo gjë ndryshe dhe do i keni të gjitha mundësitë për të rënë në sy. Nëse jeni në një lidhje do dini të flisni me takt dhe diplomaci me partnerin dhe do arrini të merrni çdo gjë që dëshironi. Diskutimet do jenë të gjata dhe të ngrohta kurdoherë. Beqarët do jenë telepatikë dhe ka mundësi të hedhin edhe hapa të gabuara. Në punë çdo gjë do varet nga strategjitë që do ndiqni. Po ecët me plane dhe po të jeni të drejtë gjithçka do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne planin financiar mund të merrni një mbështetje të madhe nga disa familjarë dhe do bëni investime më të mëdha.
Virgjëresha
Sot do influencoheni serish pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë çfarë do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do keni ide brilante si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Edhe partneri do ju ftoje në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftese. Duke e pranuar atë nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë ka mundësi t’iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
Peshorja
Vëmendja që do iu kushtoni të tjerëve do jetë e madhe dhe kjo do ju bëjë të fitoni edhe më shumë pikë para të gjithëve. Mundohuni vetëm të mos e lini pas dore vetveten. Nëse jeni në një lidhje sot do ketë disa ndryshime shumë pozitive që do hapin një kapitull të ri në jetën tuaj. Ju beqarët do keni kurajën të bëni propozime, por jo të gjithë do keni fatin të merrni përgjigje pozitive. Në punë do ndiheni të lodhur dhe ndonjëherë mund të dorëzoheni para sfidave. Do keni nevojë për më shumë motivim. Sektori i financave do bëhet edhe më optimist. Do dini gjithmonë si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja.
Akrepi
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.
Shigjetari
Dielli do ju bëjë më të vendosur sot dhe plot vullnet për të çuar deri ne fund projektet që keni nisur. Ju të dashuruarit mund të keni disa grindje të vogla me partnerin për shkak të largësisë që ai ka filluar t’iu mbajë. Mundohuni ta sqaroni gjithçka me qetësi dhe do gjeni zgjidhjet e duhura. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe sërish do e keni të vështirë t’i shprehni pëlqimet. Disa miq do ju ndihmojnë. Në punë do arrini rezultate edhe më të mira nga sa keni menduar. Objektivat do i përmbushni dhe do merrni vlerësime. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni pak nga pak nëse nuk doni që t’iu fillojnë problemet.
Bricjapi
Sot nuk do ju punojë truri shumë mirë dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse keni tashme një lidhje do bëni çdo gjë që partneri juaj urren dhe kjo do ndeze debate. Autoritetin, intolerancën dhe meskinërinë ai nuk mund t’i tolerojë. Nëse jeni ende beqarë ka rrezik të afroheni me persona që nuk ju përshtaten aspak dhe nesër do ua bëjnë jetën më të turbullt. Në pune do punoni si makineri. Vërtet do ecni përpara, por nuk do kujdeseni për detajet dhe nuk do përjetoni asnjë emocion. Buxhetin serish nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll. do bëni gabime të pafalshme me to.
Ujori
Sot do i vini kapak njëherë e mirë të ardhmes dhe do filloni çdo gjë nga e para. Nëse jeni në një lidhje do keni një lidhje të paqëndrueshme në mëngjes dhe do flisni me partnerin të bëni disa ndryshime të mëdha. Ju beqarët do takoni disa persona, por ndryshimet e mëdha në moshë do bëjnë që te mos vendosin për të hedhur hapa më tej. Në punë do jeni më të frymëzuar dhe më të motivuar kështu që keni për të hedhur hapa më përpara. Më financat shpesh do tregoheni te palogjikshëm dhe do shpenzoni me sy mbyllur kështu që gjendja nuk do jetë aq e qëndrueshme sa do kishit dashur.
Peshqit
Idetë nuk do ju mungojnë sot dhe do doni të bëni gjëra të veçanta, por do stepeni kur të shihni se pala tjetër nuk bën asnjë lloj hapi. Nëse jeni në një lidhje, pas diskutimeve qe ju kanë sjelle edhe tension, sot duhen lënë pas krahëve të gjitha konfliktet. Dilni, humbni mendjen dhe argëtohuni sa të mundeni. Ju beqarët do jeni optimistë dhe nuk do e lëshoni veten për asnjë moment. Nuk priten takime te veçanta, por dita nuk do jetë e mërzitshme. Në punë padurimi mund t’iu prishë planet herë pas here. Mundohuni ta kontrolloni vetes për të arritur më parë atje ku doni. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës me ju dhe gjendja ka për të mbetur e mirë.
Discussion about this post