Edhe pse muaji Shkurt është një muaj më i shkurtër, në aspektin astrologjik do të jetë më i gjatë në çështjet që do të ndodhin – u shpreh astrologu Jorgo Pulla. Pikërisht në data të caktuara ky muaj është një muaj që i jep më tepër rëndësi shumë çështjeve. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm përsa i përket këtij muaji, kujdes dhe vëmendje kryesisht në blerje, në udhëtime dhe në çështje në lidhje me punën dhe karrierën. Shumë gjëra do të dalin në sipërfaqe, por shumë nga këto do të jenë të rremë, kujdes në verifikimin e dokumentacioneve.
Shenjat më të favorizuara për muajin Shkurt do të jenë Gaforrja me shanse të mëdha në çdo fushë, gjithashtu i favorizuar do të jetë Ujori, por kryesisht në çështjet që kanë të bëjnë me paranë, ndërsa Luanët do të nisin një rrugë të re në jetën e tyre.
Parashikimi i Yjeve për secilën shenjë:
Dashi
Ju të shenjës së Dashit keni gjëra shumë të rëndësishme për të bërë, kujdes në këto ditë të fundit të Janarit dhe fillim Shkurtit për vendimet që do të merrni. Fokusin më të madh shenja e Dashit duhet ta ketë tek ekonomia, edhe pse kjo javë është shumë e rëndësishme me ndikime dhe mundësira të mëdha për të stabilizuar ekonominë dhe punën tuaj.
Një ndikim shumë i madh do të jetë nga data 10 deri më 14 Shkurt dhe 20 me 25 Shkurt, ka ndikime shumë të mira në lidhje me ndryshime që do të bëjnë dhe mundësi që do t’ju ofrohen. Në çështjet shpirtërore duket se kjo javë është shumë e rëndësishme. Nëse keni patur një problem apo debat me të dashurin/ të dashurën tuaj mund ta zgjidhni pikërisht ditën e Mërkurë ose ditën e Enjte, janë dy ditë shumë të mira përsa i përket shenjës së Dashit, ndërsa dita e Martë ka ndikime shumë të mira në stabilizimin ekonomik.
Demi
Demët duken se si shenjë toke që janë marrin hov dhe kërkojnë të drejtën e tyre. Në përgjithësi Demi nëse këmbëngul e ka të drejtë edhe pse kjo gjë mund të kuptohet në fund të një çështjeje. Në këtë moment do të kenë një gëzim shumë të madh në fushën e punës, do të kenë një ngritje detyre në rol drejtues.
Dhjetë ditëshi i parë dhe i tretë duhet të tregohen pak më të kujdesshëm pasi janë në vëzhgim prej 3 muajve. Ky vëzhgim në punën e tyre do të jetë në anën e tyre, pasi do t’i japë të drejtën për të qenë lider dhe drejtues të një projekti apo biznesi. Shenja e Demit është një shenjë e fortë sa i përket karrierës sidomos në fushën e mjekësisë. Eshtë një periudhë e mirë dhe me vazhdimësi të stabilizuar për Demët.
Kjo javë është shumë e rëndësishme, ditën e Hënë, ditën e Enjte dhe të Diel do merren vendime të mëdha, apo lajme për marrjen e një dokumenti apo një kontrate të pritur. Për këtë muaj datat më të rëndësishme për t’i dhënë peshë veprimeve tuaja do të jenë 13 deri 19 Shkurt dhe 25 deri 27 Shkurt. Sa i takon anës shpirtërore lidhjet që keni pasur me Dem dhe Bricjap jepini vëmendje, ndersa kujdes lidhjet Dem me Dem.
Binjakët
Binjakët do të fokusohen më tepër tek familja dhe gjithashtu lidhjet që mund të duken të thjeshta mund të kthehen në lidhje serioze. Eshtë një mundësi shumë e mirë tani përsa i përket këtij muaji, është muaji më perfekt në vendime që do të merrni në çështjet e punës në lidhje me karrierën. Ju që jeni jashtë do të keni një gëzim. Në këtë muaj mund të dalë një ligj në Europë ku do të përfitojnë shqiptarët në fushën ekonomike dhe në atë të punësimit. Në çështjet shpirtërore një lidhje me Akrep dhe Ujor do të rezultojë pozitive.
Gaforrja
Gaforrja është shenja më e favorizuar e muajit Shkurt në çdo aspekt të jetës. Do të arrini të fitoni një tender të shumë pritur, do të zgjidhni çështje të rëndësishme dhe të gjitha këto mund të marrin zgjidhje nga data 1 Shkurt deri me 9 Shkurt, tregohuni vigjelent dhe këmbëngulës për të marrë atë që doni dhe për t’u gëzuar në fund.
Në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me njohje apo me punë të bërë direkt nga shtëpia ka një ndikim shumë të madh, do ta shikoni që po futeni në një rrugëtim të gjatë, por të mbarë dhe të suksesshëm në punën tuaj dhe në ekonomi. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe me Akrep duken të mbara. Të vëmendshëm duhet të tregoheni me Peshk sepse kërkohet pak punë për t’u realizuar.
Luani
Luanët kanë gëzimin, lodhjen e tejskajshme përsa i përket këtij muaji, por në fund do kenë një gëzim shumë të madh, sepse kanë pretenduar shumë gjëra më parë të cilat nuk janë realizuar, vjen momenti tani kryesor që realizojnë çështje të mëdha që lidhen me punën e tyre aktuale, me lëvizjet nga një vend në vendin tjetër, me çështje që kanë të bëjnë me anën familjare, ekonomike dhe shumë të tjera, të cilat do të marrin rrugën e duhur.
Eshtë një rrugë e artë përsa i perket shenjës së Luanit pikërisht në këtë muaj. Periudha më e ndikuar pozitive do të jetë nga data 14 Shkurt deri më 14 Mars, një periudhë shumë e mirë për të realizuar çështjet e tyre. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Akrep duken të mbara, kurse me Binjak kujdes, tregohuni të matur dhe të përkushtuar për të mos e humbur një mundësi.
Virgjëresha
Virgjëreshat nuk lodhen dhe nuk ndalojnë asnjëherë, edhe pse ky do të jetë një muaj i ngarkuar pak, i lodhshëm, por perfekt. Virgjëreshat e 10-të ditëshit të parë dhe të tretë kanë ndikime shumë të mira në fushën e punës, kanë një çështje që kërkon zgjidhje në punën e tyre dhe kjo çështje ka të bëjë me paranë. Virgjëreshat në përgjithësi janë të rezervuar në punën e tyre mbajnë sekrete, nje projekt mund ta dinë ata dhe krijuesi, ndaj janë ideale për të qëndruar në poste kyçe, në poste drejtimi.
Virgjëreshat kanë lindur për punë dhe për karrierë, janë tepër të përkushtuara dhe asnjëherë nuk e lenë punën pas dore. Në fushën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Bricjap janë ideale, por dhe me Gaforre nuk janë keq. Pritet që këtë periudhë të kenë një gëzim në lidhje me një blerje, e cila mund të realizohet nga data 7 deri me 22 Shkurt.
Peshorja
Peshoret do t’i japin rëndësi punëve që kanë lenë pas dore, do të mbyllin një lidhje që kanë patur problem, do kenë rritje në çështjet ekonomike-financiare. Për ju që jeni jashtë dhe keni problemetika ligjore apo penale duket se do të dilni shumë të fituar, pasi e drejta juaj është e pamohueshme.
Ndikimi i Afërditës me Marsin në trekëndësh dhe Afërdita me Diellin në gjashtë këndësh do të bëjë që shumë çështje të zgjidhen dhe disa padrejtësi të bëra do ju kthehen pas në përfitimin tuaj. Pra, është një përiudhë tepër pozitive dhe ideale në zhvillime të reja që do të keni. Në çështjet shpirtërore nëse jeni në njohje të re mos kini frikë që ta zhvilloni lidhjen tuaj për ta bërë më serioze. Ditët më të favorizuara për muajin Shkurt do të jenë nga data 8 deri më 20, 22 Shkurt.
Akrepi
Akrepët i japin rëndësi tani në këtë periudhë familjes dhe udhëtimeve. Kanë ndikime shumë të mëdha në çështjet familjare, mund të kenë një blerje të re, mund të kenë një lëvizje nga një qytet në tjetrin, do kenë mundësi shumë të mira në fushën ekonomike-financiare. Ju që jeni në role drejtuese mos u mërzisni pasi mund të keni një ulje të ritmit të punës apo një ulje në detyrë nga njëri vend në tjetrin.
Mos u shqetësoni pasi kjo mund të jetë diçka provizore, një diçka tjetër më e madhe do të vijë. Eshtë një moment tani shumë pozitiv për të stabilizuar çështjet ekonomike. Në lidhje me çështjet shpirtërore vëmendje bëni me Dash dhe me Luan, kurse me Ujor dhe Binjak duket se jeni në rrugë të mbarë me mundësi të reja tani e tutje.
Shigjetari
Fokusin më të madh Shigjetarët do ta kenë tek ekonomia edhe pse janë shumë mirë me këtë fushë, kanë mundësi të reja me zhvillime të mëdha. Shigjetarët kanë plane përsa i përket çështjeve të punës. Do të ketë lëvizje të mira për ta, vetëm kujdes kontrolloni çdo dokumentacion me vëmendje. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Luan dhe Dash duken të mbara, ndërsa Shigjetar – Shigjetar shkon deri në martesë. Ndikimet më të mëdha në këtë muaj në anën ekonomike do të ndjehen në rolet drejtuese, pikërisht një ndikim shumë i madh pritet pas datës 15 Shkurt.
Bricjapi
Bricjapët fokusin më të madh do ta kenë tek ekonomia dhe disa para të prapambetura që nuk i kanë marrë, padrejtësi që i janë bërë në fushën e punës, në fushën e medias dhe të ligjit. Bricjapi do të kërkojë të drejtën e tij dhe do ta marrë duke dalë i fituar. Do të zgjidhi një çështje kreditimi dhe një problem që i ka shqetësuar së tepërmi, duket se ky do të jetë një muaj i zgjidhjeve të problemeve për Bricjapët. Në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore dhe me Dash janë të mbara, ndërsa me Binjak vëmendje. Të kujdesshëm gjithashtu në marrëdhëniet njerëzore, një njohje e papritur mund të kthehet dhe në një njohje serioze që mund të kalojë në martesë.
Ujori
Ujorët kanë në fokusin kryesor ekonominë dhe paranë. Duhet të jenë të vëmendshëm mos të besojnë shumë njerëzit, pasi jo çdo gjë është ashtu siç duket. Ujorët duhet të fokusohen më shumë në investime. Do të dalin shumë fitimtarë, shfrytëzoheni këtë muaj, pasi investimi i bërë tani do të ketë ndikim deri në Tetor të 2023, pasi do të jeni nën ndikimin e Plutonit, planetit të parasë, ekonomisë e pasurive të patundshme. Do zgjidhni shumë probleme në këtë fushë. Në çështjet shpirtërore një problem i vogël me Peshore dhe Gaforre do ta zgjidhni, me Dem lidhja është ideale.
Peshqit
Përsa i përket shenjës së Peshqve kanë një gjë shumë të madhe në lidhje me një takim pune, një lëvizje në punë shtetërore është një moment tani që çdo gjë mund të ndikojë, gjithçka mund të realizohet falë ndikimeve mundësive të mëdha që jepen në fushën e punës dhe të karrierës, duket se një ndryshim i vogël sot është shumë i madh në të ardhmen e afërt.
Do të keni kujdes nëse bëni një plan biznesi apo një kontratë të rëndësishme, shikojeni me kujdes çdo pikë. Është një periudhë e mirë sa i takon karrierës, mund të keni lëvizje për mirë, mund të lini punën aktuale dhe të filloni diçka të re akoma më fitimprurëse. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Akrep dhe Gaforre duken të mbara, ndërsa me Virgjëreshë perfekt në fushën e dashurisë. Bashkim familjar është me Shigjetar dhe arrini në altar duke patur dashurinë të fortë dhe pa ndërhyrje.
Discussion about this post