Ky është horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën nga 31 korriku deri më 6 gusht 2023.
Dashi
Pesë yje për Dashin
Kjo është vera e ndryshimit. Nëse shumëçka nuk shkoi shumë mirë në dashuri, tani duhet të keni pak durim. Po çelet drita jeshile për njohjet e reja, një person i veçantë së shpejti mund të hyjë në jetën tuaj. Kjo yjësi vlen për çiftet që duan të jetojnë së bashku ose të martohen.
Në punë keni ide të mira, por kujdes nga ata që përpiqen t’ju pengojnë.
Demi
Katër yje për shenjën e Demit
Venusi shfaqet armiqësor dhe mund të shkaktojë shumë debate në lidhjen tuaj. Megjithatë, ju keni mësuar se si t’i lini gjërat të rrëshkasin dhe tani, shqetësimet tuaja më të mëdha janë paratë dhe puna. Qiell interesant për takime kalimtare, asgjë obliguese.
Në aspektin e punës, qielli është pak i paqartë, disa nga ju kohët e fundit kanë qenë si në stanjacion dhe tani do të duhet të kuptoni se si të filloni përsëri.
Binjakët
Tre yje për shenjën e Binjakëve
Në këtë javë të re, zemrat e vetmuara mund të bëjnë disa njohje vërtet interesante, çelet dritë jeshile për emocionet! Nëse, nga ana tjetër, po përjetoni një marrëdhënie të vështirë, do të dëshironi të sqaroni zgjedhjet tuaja dhe të kërkoni konfirmim nga partneri/ja.
Nga ana tjetër, në punë mund të ketë vonesa, disa projekte po luftoni për t’i nisur por mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë në ujërat e veta.
Gaforrja
Katër yje për Gaforren
Me Mërkurin në favor, fusha e ndjenjave, tani ka padyshim një avantazh! Çfarë mënyre më të mirë ka atëherë, për të zgjeruar rrjetin tuaj të kontakteve dhe për të bërë njohje të reja? Nëse keni dikë në zemrën tuaj, lini një takim deri të premten.
Në punë favorizohen projekte dhe eksperienca të reja. Ka mundësi që disa nga ju të gjejnë veten një punë që e kanë nisur me njëmijë dyshime.
Luani
Katër yje për shenjën e Luanit
Afërdita në shenjën tuaj ju dhuron një sharm të madh dhe do të ishte vërtet turp ta shpërdoronit duke qëndruar të kyçur brenda. Në këto ditë përpiquni të mos sillni shumë nëpër mend të kaluarën dhe nëse zemra juaj është vetëm, mund të keni disa takime të veçanta.
Në anën tjetër, rikonfirmimet po vijnë në punë. Disa të lindur nën shenjën tuaj do ta gjejnë veten duke marrë role prestigjioze dhe do të kenë më shumë përgjegjësi mbi vete.
Virgjëresha
Pesë yje për Virgjëreshën
Mërkuri në shenjë favorizon njohjet e reja. Nëse zemra juaj ka disa kohë që është vetëm, por së fundmi keni njohur një person të lezetshëm, pse të mos e bëni një hap para? Mundohuni të jeni më pak mosbesues dhe t’i përballoni marrëdhëniet me guxim.
Në punë ka një situatë të sikletshme. Pozicionimi i Saturnit sjell probleme dhe debate. Megjithatë, kërkesat e bëra në të kaluarën tani do të pranohen.
Peshorja
Katër yje për Peshoren
Në dashuri, kjo pritet të jetë një javë që gjërat do të shkojnë mirë. Emocionet e zemrës janë më të deshifrueshme dhe ju gjithashtu jeni më të qetë. Por kujdes nga e diela, kur disa ngatërresa mund të fusin në telashe ata që janë çift.
Nga ana tjetër, në fushën profesionale një lajm i mirë po vjen. Do të ketë mundësi për të demonstruar vlerën tuaj, por përpiquni të mos e ekspozoni shumë veten. Jini diplomatik.
Akrepi
Tre yje për shenjën e Akrepit
Në dashuri, ky është një qiell paksa i tensionuar: kujdes nga grindjet që mund të lindin rreth të mërkurës. Mund të ndodhë që nuk doni të jepni garanci, por në të njëjtën kohë edhe ju jeni të lodhur duke jetuar nën marrëdhënie të paqarta.
Në punë mund të riktheheni në lojë diku tjetër, propozime të reja janë në rrugë e sipër, por kini kujdes që të vlerësoni me kujdes çdo propozim që ju hidhet në tavolinë.
Shigjetari
Katër yje për shenjën e Shigjetarit
Në dashuri, me Dashin dhe Luanin ka një mundësi më shumë për t’u ndjerë mirë dhe për të forcuar lidhjen. E juaja është një shenjë që ju pëlqen sfidat dhe ju kurrë nuk i keni pëlqyer njerëzit duke marrë çdo gjë di të mirëqenë. Nëse zemra juaj është e vetmuar, do të bëni mirë të shikoni përreth jush.
Në aspektin e punës, ka pak konfuzion. Lajmet janë aty, ju takon juve të vendosni se cilën linjë të ndiqni së afërmi në jetën tuaj.
Bricjapi
Pesë yje për Bricjapin
Historitë e reja duhen jetuar me entuziazëm. E juaja është një shenjë shumë e përgjegjshme dhe e përkushtuar ndaj së ardhmes, por mos harroni se edhe ndjenjat kanë peshën e tyre në jetë. Ndaj përpiquni të kaloni më shumë kohë me ata që doni. Madje, pse nuk përfitoni nga fundjava e parë e gushtit, për të organizuar diçka të këndshme me partnerin/en tuaj?
Në punë, përpiquni të keni besim vetëm tek ata që e meritojnë dhe vlerësoni me kujdes kushtet e një marrëveshjeje.
Ujori
Tre yje për shenjën e Ujorit
Ditët më të diskutueshme të javës janë ato mesjavës, kur do t’ju duhet të përpiqeni të mbani larg impulsivitetin. Nëse një histori nuk po shkon mirë, do të arrini deri aty sa të thoni mjaft! Të vetmet lidhje që do të vazhdojnë do të jenë ato që janë dukshëm të lumtura dhe me partnerë të relaksuar.
Në sferën profesionale ridiskutohet një bashkëpunim dhe në vendin tuaj të punës do të ketë momente tensioni, ndaj bëni kujdes me fjalët që lëshoni.
Peshqit
Tre yje për Peshqit
Hëna në shenjë ju jep emocione të bukura, tashmë marrëdhëniet janë më të lehta për t’u menaxhuar dhe ju do të jeni më të qetë. Ndjesitë e bukura vijnë veçanërisht të martën, kur zemra do të jetë e lirë të dashurojë dhe të hidhet pas diçkaje të re.
Në punë, të gjitha strategjitë e reja pritet të jenë të suksesshme, por ka edhe një shqetësim, pasi për momentin asgjë nuk është e përcaktuar dhe e sigurt. Pjesa e fundit e javës është e favorshme për të folur me eprorët.
Discussion about this post