GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi javor, Meri paralajmëron probleme për këto shenja

18:49 - 24/04/23
në Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi mujor sipas Meri Shehut, ja shenja më e favorizuar

Meri Shehu

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mërkuri në prapavijë, i cili ka nisur prej datës 21 Prill nuk lejon asnjë prej shenjave të horoskopit të vlerësohen me 5 yje nga Meri Shehu. Në parashikimin e javës në “Rudina” në Tv Klan, astrologia  paralajmëron pengesa në çështjet ekonomike si dhe rikthimin e së kaluarës. Këshilla që vlen për t’u theksuar gjatë periudhës së Mërkurit në prapavijë është gjithmonë marrja e një mendimi të dytë përpara se të veprojmë.

Meri Shehu: Kemi Mërkurin e kundërt në shenjën e Demit që do të thotë se është shumë kokëfortë ose këoktrashë, jo në kuptimin e keq por sepse këmbëngul në disa gjëra që nuk janë të nevojshme ta bësh dhe kërkon patjetër t’i biesh murit me kokë në disa raste. Kjo vlen për të gjitha shenjat, por ndikon më shumë në kryqin e shenjave të qëndrueshme: Dem, Luan, Akrep dhe Ujor.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi rregullim situatash, sidomos shenjat e Tokës: Dem, Virgjëreshë dhe Bricjap dhe rikthim personash nga e kaluara ose njerëz që i kemi quajtur të humbur në jetën tonë që rikthehen për të rregulluar edhe njëherë marrëdhënien. Mërkuri i kundërt kërkon gjithnjë një mendim të dytë, për çdo kontratë marrëveshje apo bashkëpunim. Marsi lidhet bukur me Uranin në Dem dhe iu jep  liri veprimi.

Dashi – 2 yje

Mërkuri i kundërt në Dem kap çështjet ekonomike, i konflikton, i konfuzon dhe i bën të kërkojnë ujë në një shkretëtirë. Do kemi pengesa në çështjet ekonomike.

Demi – 2 yje

Mërkuri i kundërt i vë disa përballë mendimeve dhe vendimeve këmbëngulëse që kërkojnë me shumë forcë t’u rikthehen në jetën e tyre disa situata, njerëz ose marrëdhënie të cilat është e vështirë të rikthehen sërish ose të rigjejnë ekuilibrin. Do kemi probleme në jetën personale dhe në kontaktet me njerëzit e afërt si dhe në çështjet ekonomike.

Binjakët  – 1 yll

Mërkuri i kundërt i prek në shtëpinë e 12-të dhe këtu ka prapaskena, probleme me punën ose shëndetin. Ata që kanë probleme kronike mund të kenë rikthime kronike deri në mes të Majit por edhe prapaskena në lidhje me punën ose politikën për ata që janë të angazhuar me të.

Gaforrja – 3 yje

Do gjejnë mbështetje tek personat që mendonin se nuk i kishin mbështetur sa duhet por edhe do tentojnë të rifitojnë njerëz që mendonin se nuk i kishin në shoqërinë e tyre sidomos në lidhje me qëllimet, shoqërinë, dashurinë. Rikthehen njohjet që kanë pasur në rrethin shoqëror.

Luani – 2 yje

Kanë çështje me karrierën dhe familjen që duhet t’i sqarojnë dhe t’i rregullojnë, çështje dokumentacionesh, pozicionesh, bisedash, takime me eprorë, punë që nuk u janë bërë në të kaluarën rikthehen që t’i rregullojnë. Disa problematika në çift mund të rikthehen dhe deri në 14 Maj e kanë disi të vështirë situatën.

Virgjëresha – 3 yje

E kanë çështjen me erotizmin këtë periudhë sepse do jetë në shkallën sipërore ose dëshira për të rifituar dhe sqaruar një pozicion që mendojnë se e kanë humbur në dashuri ose një person nga e kaluara që e kanë pasur të vështirë të komunikonin ose të zgjidhnin kundërshtimet ose diferencat që kishin me njëri-tjetrin. Janë edhe çështje fëmijësh që duhet t’i shikojnë për t’i marrë në konsideratë dhe për t’i rregulluar.

Peshorja – 3 yje

Do merren shumë me çështjet ekonomike që vijnë nga të tjerët, nga bashkëshortët, bashkëpunëtorët, partnerët, pra është momenti që mundt’iu rikthehet një e drejtë ose ta rishikojnë, por mund të kenë fituar diçka pa të drejtë dhe të tjerët t’jua kërkojnë si shpjegim. Do merren me çështjet ekonomike, por edhe me jetën personale, aty ku i djeg më shumë duhet të shohin ndjenjat dhe t’i ekuilibrojnë.

Akrepi – 3 yje

Mërkuri i kundërt përballë shenjës së tyre rikthen njerëz, bashkëpunime ose partnerë për një mundësi të dytë.

Shigjetari – 2 yje

Mërkuri i kundërt i prek në jetën e përditshme, do kenë pengesa, do humbin rrugën, celularin, kujdes me makinën ose marrëdhëniet me punën apo njerëzit me të cilët punojnë do jenë të paqarta dhe do kenë ngatërresa. Nuk përjashtohet as ndonjë problem shëndetësor që rikthehet nga e kaluara që duhet ta shikojnë me kujdes.

Bricjapi – 3 yje

Favorizimet i kanë në çështje ligjore, komunikime me jashtë, udhëtime por duhet të shkojnë në vende që i kanë vizituar, jo në vende të reja ose të aplikojnë për vende pune të reja. Gjithmonë për të rregulluar një pozicionim që e kanë pasur më përpara, e kanë humbur ose kanë pasur problematika. Kjo është një javë që jep veprimtari të mirë.

Ujori – 3 yje

Me Demin lidhen në çështje familjare e karriere, çështje që nuk i kanë pasur të qarta fillojnë i rregullojnë. Vijnë edhe njëherë oferta nga e kaluara që nuk i prisnin ose për vende pune që i kishin humbur dhe nuk mund t’i fitonin. Mund të ketë rilidhje me ish-partnerë në çështjet erotike.

Peshqit – 2 yje

Planet komplikohen nga Mërkuri i kundërt, marrin një drejtim e më pas një tjetër, bëhet pak konfuze dhe nuk gjejnë zgjidhjen e duhur në kohën e duhur. Tendenca e vonesave është e tillë që mos të  favorizohen. Gjithmonë duhet të kenë kujdes që rikthimet e personave nga e kaluara t’i shikojnë e studiojnë, por mos të marrin vendime menjëherë.

Etiketa: HoroskopiMeri Shehu

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 dhjetor 2025

07:31 - 04/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Dhjetor 2025

07:38 - 03/12/25
Para
Miku i ngushtë i Efit: Ajo do marrë vallen e para në dasmën e…

Miku i ngushtë i Efit: Ajo do marrë vallen e para në dasmën e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com