GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi javor nga Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara

12:25 - 17/06/24
në Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi i Shkurtit sipas Jorgo Pullës: Shenjat më të favorizuara

Jorgo Pulla

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Astrologu Jorgo Pulla bëri një renditje për 12 shenjat e zodiakut për javën 17-23 qershor 2024. Sipas tij të gjitha shenjat kanë mundësi të shumta në këtë javë, në karrierë, dashuri dhe në raporte me njerëzit e tjerë. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, Jorgo Pulla bëri një renditje duke iu referuar specifikisht të gjitha shenjave.

Në vendin e 12-të Gaforrja

Duhet treguar pak kujdes në lidhje me punën. Kjo javë mund të ketë dhe të papritura në lidhje me karrierën. Në anën sentimentale duket se gjërat janë me ndryshime të vazhdueshme. Lidhjet me Dash dhe Peshore janë perfekte, ndërsa dita më e mirë është e mërkura dhe e enjtja.

Në vendin e 11-të Peshorja

Kjo javë për ju të shenjës së Peshores do të ketë ndyshimet e duhura në fushën e biznesit sidomos në vendet kyçe. Nëse keni për të ndryshuar punë mos u nxitoni! Në sferën sentimentale duket se lidhjet që keni pasur shkëputje sidomos me Virgjëreshë apo Peshore, do të rikthehen. Ditët më të mira janë e marta dhe e premtja.

Në vendin e 10-të Dashi

Disa mundësi të mira vijnë për ju të shenjës së Dashit, pasi mbyllni një çështje të rëndësishme pune dhe pritet një fillim biznesi. Në çështjet e zemrës, duket se dashuria ecën mirë, por pak kujdes mos u nxitoni sepse mund dhe të grindeni sidomos me Binjakët apo Ujorin. Ditët më të mira janë e premtja dhe e diela.

Në vendin e 9-të Akrepi

Për ju të kësaj shenje duket se është koha dhe momenti të nisni diçka të re në fushën e karrierës, pasi jeni për karrierë dhe mundësitë i keni. Në dashuri duket se fati ju buzëqesh dhe ka ardhur momenti për një lidhje serioze apo fejesë me Dem apo Luan. Ditët më të mira janë e mërkura dhe dita e enjte.

Në vendin e 8-të Demi

Edhe pse jeni të renditur në këtë vend, nuk do të thotë se nuk i keni shanset për të stabilizuar punën apo ekonominë tuaj. Duket se jeni me fat në punë sepse mund të merrni një lajm pune që do të stabilizojë karrierën tuaj dhe ekonominë, dhe jo vetëm. Në dashuri lidhjet afatgjata janë me Gaforre dhe Peshk, ndërsa ditët më me fat janë e hënë, e enjte dhe e shtunë.

Në vendin e 7-të Peshqit

Shumë mundësi dhe rëndësi do t’i jepni punës në këtë javë edhe pse vërtetë do lodheni pak si shumë, por do jetë e kënaqshme si javë, sepse do të stabilizoni një herë e mirë ekonominë dhe do të keni mundësi të reja punësimi. Në dashuri pak vëmendje, largojuni debateve se nuk është javë e mirë për të debatuar, sidomos me Virgjëreshën apo Shigjetarin. Ditët më të mira duket se janë e hëna dhe e enjtja.

Në vendin e 6-të Shigjetari

Ju të kësaj shenje mund të themi se qëllimet që i keni vënë vetes i realizoni, sidomos në punë, duke stabilizuar ekonominë. Nuk përjashtohеt se do të keni një ofertë pune të largët që mund t’a pranoni se ka për t’ia vlejtur. Në dashuri duket se jeni në anën më të mirë të mundshme dhe një mundësi plus për ju që jeni beqar. Do të keni një njohje, sidomos me Dash, Akrep dhe Peshk. Ditët më të mira janë e marta dhe e enjtja.

Në vendin e 5-të Ujori

Keni mundësi që të stabilizoni ekonominë tuaj dhe të filloni një punë të re për ju që keni një ofertë. Për momentin është koha dhe momenti për shanse të reja në këtë javë, sidomos ditën e hënë dhe të premte. Në dashuri është koha e stabilizimit dhe për ju të palidhurit është një moment ideal, sidomos me Dem dhe me Ujor të dhjetëditëshit të parë. Ditët më të mira janë e hënë, e premte dhe e diel.

Në vendin e 4-rt Bricjapi

Hëna e plotë në shenjën tuaj ditën e shtunë do të thotë të përgatiteni për nisma të reja në fushën ekonomike dhe në një punë që keni kohë që e prisnit. Është momenti i duhur tani, prandaj mos e lini pasdore se keni për t’ia dalë dhe suksesin e keni të garantuar në sferën ekonomike. Në dashuri, lidhjet me Dem dhe Shigjetar janë perfekte, ndërsa me Ujor pak kujdes. Ditët më të mira janë e mërkurë dhe e premte.

Në vendin e 3-të Luani

Për ju të shenjës së Luanit duket se keni mundësi për çdo gjë që nisni dhe do ia vlejë, sepse ju mund të bëni kontrata afatgjata si dhe të keni një burim të dytë të ardhurash. Është e mundur të keni shumë mundësi ditën e mërkurë dhe të enjte, është në të mirën tuaj dhe nëse ju jepet mundësia firmoseni me sy mbyllur. Në dashuri është koha për t’u dashuruar, lidhjet me Binjak, Peshore janë perfekte.

Në vendin e 2-të Virgjëresha

Rastësia bën çudira dhe është një moment ideal për ju të kësaj shenje, sepse si puna dhe ekonomia janë në rrugë të mbarë. Do të keni lajme të mira në punën tuaj, pse jo një rritje rroge apo dhe një dokument të rëndësishëm pune e merrni. Në dashuri është javë e mirë dhe shumë pozitive, sidomos lidhjet me Dem dhe me Peshk janë ideale.

Në vendin e 1-rë Binjakët

Si shenjë ajri ju të kësaj shenje do të shkëlqeni në këtë javë sepse prisni lajme pozitive në lidhje me punën. Një dokument pasuror e merrni në një udhëtim pune dhe është më se e mundur të ndodhi të mërkurën apo të premten. Do të stabilizoni një herë e mirë ekonominë! Në dashuri duket se fati ju buzëqesh dhe ka ardhur koha që të keni një njohje të re. Kjo javë ju jep mundësinë të bëni njohje dhe t’a ktheni në lidhje serioze. Ditët më me fat janë e hënë, e mërkurë dhe e premte.

 

Etiketa: HoroskopiJorgo Pulla

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 dhjetor 2025

07:31 - 04/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Dhjetor 2025

07:38 - 03/12/25
Para
Përfshihet nga flakët një parcelë në Gjirokastër, dyshohet se zjarrvënësi…

Përfshihet nga flakët një parcelë në Gjirokastër, dyshohet se zjarrvënësi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com