Astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim për 12 shenjat e zodiakut për javën e fundit të muajit, 27 maj – 2 qershor. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ai u ndal në specifika për të gjitha shenjat, sipas renditjes se planetëve dhe parashikimeve të tyre.
Dashi
Këtë javë ka të ngjarë të shqetësoheni më shumë për dëshirat tuaja dhe të përpiqeni të përmbushni disa prej tyre. Lidhja e Mërkurit me Uranin tregon se mund të ketë një lajm të papritur ose një mundësi tẽ papritur për të zgjidhur një çështje financiare. Qershori fillon me shenja pozitive, pasi trekëndëshi i Jupiterit nga shenja e Binjakëve me Plutonin në Ujor tregon një kombinim vullneti dhe fati, i cili për shenjën tuaj do të jetë veçanërisht i dobishëm në çështjet që lidhen me marrëdhëniet miqësore, çështjet me të afërmit, si dhe stabilizime në aspektin psiko-emocional. Prania e Venusit në shenjën e Binjakëve tregon se disponimi komunikues që do të keni këtë javë do të kontribuojë në zhvillimin e një njohjeje apo edhe fillimin e një të reje. Nëse jeni beqarë, përfitoni nga momentet e mira që do të ekzistojnë në kontaktet shoqërore, pasi ka shumë gjasa të çojnë në një njohje të re që finalizohet në një marrëdhënie të shëndeshme me preskektivë.
Demi
Këtë javë do të ndjeni nevojën për t’u shprehur për sesi i shihni disa çështje dhe kjo nga ana tjetër do të sjellë shumë biseda me të dashurit tuaj. Lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën tuaj mund t’ju bëjë të “rebeloheni” ndaj çdo gjëje që nuk jeni dakord, dhe kjo është diçka që kërkon vëmendje, në mënyrë që të mos krijojë ndonjë çështje të rëndësishme me probleme, në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Lidhja Mërkur-Uran do të ndikojë në mënyrën se si komunikoni me të tjerët dhe ka shumë mundësi të krijojë tension në biseda të caktuara. Nëse jeni në një lidhje përpiquni të shmangni këtë skenar me sherre dhe konflikte, që tẽ mos ketë një atmosferë të çuditshme, për shkak të disa mendimeve/opinioneve që do të shprehen nga të tjerët që mund të kenë pasoja.
Binjakët
Java do të fillojë me humor shumë të mirë, duke shfaqur pjesën tuaj më ekstroverse që do t’ju ndihmojë në shumë çështje. Disa diskutime dhe kontakte do të çojnë në rezultatin e dëshiruar qoftë në një çështje personale apo profesionale. Lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën e Demit mund të sjellë një zbulim për një çështje që ju intereson, e cila mund të jetë e “papritur” por në të njëjtën kohë do të bashkojë pjesët e enigmës për një përgjigje që e prisnit prej shumë kohësh. Prania e Venusit në shenjën tuaj tregon se jeni në mes të një hapësire pozitive për çështje personale dhe emocionale, me mundësi për të përmirësuar ose një marrëdhënie ose për të filluar një njohje të re.
Gaforrja
Këtë javë duket se do të qëndroni të fokusuar tek mendimet tuaja pasi janë ato që do ju pushtojnë jo pak dhe me shumë mundësi do ju monopolizojnë vëmendjen. Duket se planet për të ardhmen nisin të marrin formë, duke ecuar në atë që ju mendoni. Nga ana tjetër, lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën e Demit mund të sjellë disa lajme nga një miku juaj ose për një mikun tuaj apo një grup njerëzish ku jeni pjesëtar, të cilat do të tërheqin vëmendjen tuaj për mirë. Referuar parashikimeve emocionale, prania e Venusit tek Binjakët tregon se do të ketë një tendencë për të mbajtur ndjenjat dhe mendimet e fshehura rreth çështjeve emocionale, por herët a vonë duhet të shfaqeni në atë që ndjeni.
Luani
Java do të fillojë me lajme pozitive për çështjet e punës që duket se ju interesojnë. Lidhja Mërkur-Uran në shenjën e Demit tregon se disa nga lajmet dhe informacionet mund të jenë të papritura. Në ditën e dytë të qershorit trekëndëshi i Jupiterit do të jetë nga shenja e Binjakëve me Plutonin në Ujor dhe ky aspekt do të zgjasë disa ditë, gjë që tregon se do të ketë disa mundësi në çështjet që kanë të bëjnë me miqtë, marrëdhëniet tuaja me miqtë, aktivitetet kolektive, por dhe veprimet vullnetare. Referuar parashikimeve të zemrës, prania e Venusit në shenjën e Binjakëve ashtu edhe në Pluton-Jupiter tregon se këto ditë mund të sjellin disa lajme të rëndësishme në jetën tuaj personale, ku parashikohet një dashuri e fortë në vazhdim.
Virgjëresha
Këtë javë do ta gjeni veten duke menduar më shumë për një udhëtim që dëshironi të bëni, për disa detyrime shoqërore apo për pushimet tuaja verore, më shumë se herët e tjera. Lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën e Demit do të krijojë padurim për zbatimin e planeve specifike në lidhje me udhëtimet, transportin për një vend të largët, çështjet me botën e jashtme dhe çështjet e studimit, duke nxjerrë në pah të gjitha sa më sipër. Parashikimet e zemrës, flasin për një takim të Mërkurit me Uranin që do të jetë i dobishëm për të shprehur gjërat që dëshironi dhe kjo do të sjellë lehtësim, veçanërisht nëse jeni në një lidhje dhe ka disa gjëra që keni dashur t’i thoni dhe diskutoni prej disa kohësh me partnerin tuaj.
Peshorja
Ia vlen t’i kushtoni më shumë kohë çështjeve që lidhen me detyrimet dhe transaksionet financiare, pasi lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën e Demit mund të sjellë edhe disa ide apo zgjidhje. Kjo javë do të sjellë disa të ardhura ose shpenzime të jashtëzakonshme, nga të cilat duhet të tregoni shumë kujdes. Qershori fillon me treshen mes Plutonit te Ujori dhe Jupiterit te Binjakët, ky aspekt do të zgjasë disa ditë dhe do të sjellë favore në çështjet që kanë të bejnë me pjesën emocionale. Krahas Venusit që është në një shenjë që favorizon Peshoren dhe parashikon ditë të mira në planin personal dhe emocional, vjen dhe efekti i Plutonit me Jupiterin, i cili flet për një “transformim” dhe një ndryshim nëpërmjet një marrëdhënie të re që duket se bëhet serioze.
Akrepi
Ia vlen këtë javë të përqendroheni në disa biseda që do të bëni si me kolegët, ashtu edhe me partnerin apo një person tjetër që është i rëndësishëm për ju, pasi nëpërmjet tyre do të ketë lajme, informacione dhe gjithashtu mundësi për të zgjidhur disa çështje që ju mendoni së bashku. Lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën e Akrepit tregon se komunikimi këtë javë do të jetë me interes të veçantë dhe do të jetë rasti për të zgjidhur disa çështje të vjetra që keni kohë që i mendoni, veçanërisht ato që kanë të bëjnë më marrëdhëniet personale.
Shigjetari
Kjo javē do të jetë e dobishme për çështjet që lidhen me marrëdhëniet dhe partnerin, pasi kimia në shenjën e Binjakëve do të krijojë një atmosferë shumë të mirë në takime dhe diskutime. Lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën e Shigjetarit mund të sjellë disa gjëra të papritura në çështjet e punës, por mendoni për thënien “Jo çdo e keqe vjen për keq”.Java fillon me ogur pozitiv, pasi është ndikimi mes Jupiterit te Binjakët me Plutonin tek Ujori, që do të zgjasë për disa ditë dhe mund të sjellë një lajm apo mundësi shumë pozitive që përfshin ose një marrëdhënie ose një udhëtim të gjatë.
Bricjapi
Këtë javë do të shqetësoheni veçanërisht për disa nga çështjet tuaja personale, me rezultat që çdo gjë që nuk ka lidhje me ta do të jetë në plan të dytë. Takimi i Mërkurit me Uranin në shenjën e Demit (në 31 maj) mund të sjellë një diskutim që do të ndryshojë shumë në çështjet tuaja personale. Mund të sjellë gjithashtu një ide krijuese e cila nga ana tjetër do të shkaktojë një plan të ri dhe një qëllim të ri në të ardhmen e largët. Parashikimet emocionale në shenjën e Binjakëve dhe prania e Venusit në të tregon se mund të keni ide të mjaftueshme.
Ujori
Java fillon me një lajm të mirë për shenjën e Ujorit, që ka të bëjë si me çështjet familjare të lëna pezull ashtu edhe me çështjet personale. Lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën e Ujorit mund të sjellë disa diskutime me personat e familjes suaj, të cilat do të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me shtëpinë si dhe disa detyrimeve. Në këtë javë shenja e Binjakëve me Plutonin në shenjën tuaj sjell favor në gjithçka që lidhet me pjesën emocionale. Këtë javë do të kaloni një romancë që do të jetë shumë e rëndësishme për ju.
Peshqit
Ditët e para të javës mund të sjellin një takim të papritur që do t’ju mbushë me gëzim në një telefonatë të papritur nga një person i dashur. Lidhja e Mërkurit me Uranin në shenjën e Peshqve tregon se do të ketë disa lëvizje, diskutime dhe takime gjatë këtyre ditëve, të cilat nuk i keni pasur në plan, por do të krijojnë humor pozitiv. Kjo javë sjell mundësi, pasi treshja e Jupiterit nga Binjakët me Plutonin në Ujor do të krijojë vullnet dhe fat të çeliktë dhe do t’ju vendosë në procesin e trajtimit të çështjeve mjaft kërkuese dhe që ju preokupojnë, por mos u shqetësoni, çdo gjë do të shkojë mbarë për ju Peshq.
Discussion about this post