GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi javor sipas Meri Shehut, ja shenjat më të favorizuara

21:14 - 20/01/25
në Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi Javor, Meri: Ja shenjat që duhet të kenë kujdes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Astrologia Meri Shehu tregoi klimën e kësaj jave për 12-të shenjat e zodiakut e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan. Ajo që ra në sy ishte vlerësimi i ulët për pjesën më të madhe të shenjave, gjë që tregon se këto ditë do të sjellin sfida të mëdha. Dielli me Plutonin në Ujor sipas astrologes do të sfidojnë shenjat.

“Ky takim i Diellit që sapo është futur në Ujor me Plutonin tregon një ndryshim të madh, një shndërrim të madh, por dhe një vështirësi, e cila tregon se disa njerëz me potencë të madhe politike do ta kenë të vështirë”, tha astrologia.

Dashi, 3 yje – Janë një nga shenjat kardinale që kanë qenë në “prizë” edhe pse e kanë hequr, kanë ngelur reflekset e një tërbimi të brendshëm, ose të një rezonance dhe duhet të bëjnë shumë kujdes në çështjet shoqërore e familjare.

Demi, 2 yje – Do të sprovohen shumë në lidhje me punën, karrierën, emrin dhe me famën e tyre. Plutoni që takohet me Diellin në Ujor tregon një përmbysje sa u përket këtyre dy temave ose shtyrjen e një evenimenti, të një ceremonie të madhe për jetën personale, të një martese ose të konfigurimi të madh në jetën e tyre. Kemi një tentativë që këta në këtë periudhë të ndjehen pak çuditshëm.

Binjakët, 4 yje – Ujori, Urani dhe Plutoni u jep mbështetje dhe hapësirë. Është në shtëpinë e nëntë për ta dhe jep mundësi për filozofi, marrëdhënie të reja dhe zgjerim të marrëdhënieve në fusha të ndryshme, kështu që nuk është një metamorfozë e vështirë në rënie, por besoj se është një metamorfozë e përparuar për ta. Kontaktet me jashtë, filozofitë, artet ose politika do të jenë në favor të tyre.

Gaforrja, 2 yje – Janë një nga shenjat kardinale që e përjetuan Hënën e plotë blu të vështirë me Marsin e kundërt në shenjën e tyre, Plutoni që takohet me Diellin në Ujor do të thotë që siguria e tyre lëkundet shumë. Edhe nëse do të jenë shumë të sigurt, përsëri një çështje shumë e madhe personale, ligjore dhe ekonomike i trondit. Pasiguria u kthehet në një makth.

Luani, 1 yll – E kanë Diellin në Ujor dhe Plutonin përballë, sidomos Luanët e lindur në 10 ditëshin e parë e kanë shumë në kundërshtim dhe në ato bashkëpunimet e mëdha do të kenë shumë angatonizëm. Ka njerëz që kërkojnë maksimumin nga ata, ka dhe nga ata që duan të eleminojnë forcën dhe pushtetin e tyre. Shumë Luanë do të ndjenjë vështirësi këtë periudhë.

Virgjëresha, 2 yje – Në çështje me punën do të fillojë një ankth i çuditshëm, çfarëdo që të ndodhë ai ankthi duket sikur merr përmasa të çuditshme dhe nuk i lë të qetë. Çdo ditë do të ndjejnë një ankth dhe pasiguri, por që lidhet me punën dhe çështje shëndetësore. Kjo është më shumë e fiksuar dhe kthehet në një bumerang brenda tyre.

Peshorja, 3 yje – Do të jenë nga më krijueset këtë periudhë, në fushën e artit, krijmtarisë dhe dashurisë. Do bëjnë gjëra të papara, nuk do të mendojnë vetëm në planin dysh, por se si do ta kombinojnë bukur jetën e tyre të rrethuar dhe nga gjëra të tjera, jo vetëm në aspektin erotik.

Akrepi, 1 yll – Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë me Diellin dhe Plutonin në Ujor, mund të kapërcejnë një sfidë personale, familjare dhe pasiguri. Por, të tjerët do të kenë një situatë më të mirë me ndikimin e Hënës së plotë në Gaforre në çështje ekonomike dhe komunikime me jashtë.

Shigjetari, 3 yje – Nuk do të vuajnë shumë nga Dielli që takohet me Plutonin në Ujor. Në fushën e shoqërisë dhe qëllimeve sikur do të lartësohen. Bëhen njerëz që kërkojnë vlera dhe një ngjitje cilësore në jetën e tyre.

Bricjapi, 1 yll – Janë në katastrofë ekonomike, në pasiguri të mëdha. Hëna e plotë është përballë tyre dhe Mërkuri i kundërt në Gaforre e sfidojnë këtë shenjë, kështu që për Bricjapët do të ishte mirë të mos bënin asgjë, ose nëse bëjnë diçka duhet të veprojnë me qetësi dhe mbase shikojnë dritë në fund të tunelit.

Ujori, 2 yje – Takohet Dielli me Plutonin në shenjën e tyre dhe çdo gjë për Ujorët ka të bëjë me planin e tyre personal me veten e tyre, çdo gjë do të rrotullohet tek vetja e tyre. Pra në qendër, egocentrizmi më i madh në këtë periudhë është i Ujorëve.

Peshqit, 1 yll – Janë në vështirësi të mëdha psikologjike. Takimi i Diellit me Plutionin në Ujor i bën që psikologjia e tyre të jetë pak e rënduar. Megjithatë do të kalojnë mirë në këtë periudhë.

Etiketa: HoroskopiMeri Shehu

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot
Breaking Views

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!
Aktualitet

Horoskopi, 31 janar/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

08:39 - 31/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Janar 2026

07:37 - 30/01/26
Para
Presidenti i Panamasë reagon ashpër pas thirrjes së Trump për të marrë Kanalin

Presidenti i Panamasë reagon ashpër pas thirrjes së Trump për të marrë Kanalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com