Dashi
Gjatë kësaj dite do keni më shumë pushtet dhe do arrini të konkretizoni shumë nga planet si sentimentale ashtu edhe profesionale. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.
Demi
Mundohuni të jeni sa më realistë gjatë kësaj dite sepse po nuk e bëtë këtë gjë gjërat do ju marrin tatëpjetën. Ju të dashuruarit do bëni gjëra të pamenduara dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën më të mire për të kërkuar falje. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni dashurinë mbi qiell ndërkohë që ajo në fakt është mbi tokë dhe shumë më afër nga sa mendoni. Do jeni të frymëzuar dhe do keni ide mjaft origjinale. Në planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
Binjakët
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni në një njëjtën linjë me gjithë ata që keni pranë dhe kështu gjërat do ju ecin më mirë. Ju të dashuruarit do i jepni më tepër prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni nëpër duar.
Gaforrja
Marsi do ju japë shumë qëndrueshmëri gjatë kësaj dite dhe pak nga pak do arrini të realizoni projektet që keni menduar. Nuk do ju mungojë as maturia. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në çift do ju bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por ju ëndërroni shumë më lart. Do jeni përsëri të mërzitur sot. Financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do harxhoni.
Luani
Marsi do mundohet ju bëjë disi më të disiplinuar gjatë kësaj dite. Duhet të përpiqeni me sa të mundeni të mos turbulloheni asnjë moment. Nëse keni një lidhje mos u tregoni mosbesues kundrejt partnerit tuaj. Nëse ju e ruani në çdo hap që do hedhë ai edhe mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni mjaft një koleg pune. Edhe ai ka kohë që ju pëlqen, por nuk jua ka shprehur nga frika se mund të humbë edhe miqësinë që keni krijuar. Për sektorin financiar dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për të shpenzuar.
Virgjëresha
Do e keni të vështirë të përqendroheni gjatë kësaj dite dhe nuk do doni të bëni asnjë lëvizje. Në shumë momente do ju pushtojë pesimizmi. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja. Asgjë nuk do ecë si e keni ëndërruar. Ju beqarët nuk do qëndroni edhe për shumë kohë me këtë status. Takimet do jenë disa dhe dikush mund t’ju tërheqë goxha. Në planin financiar do jeni mjaft këmbëngulës dhe nuk do lejoni që situata të tronditet aspak. Edhe familjarët do i keni pas vetes.
Peshorja
Në çdo fushë të jetës do dini të ruani kontrollin dhe të merrni vendimet e duhura në çdo moment. Ju të dashuruarit do keni momente plot e përplot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Kujdes, sepse gjithë këto emocione mund t’ju bëjnë të humbisni drejtimin. Mundësi të reja dhe të jashtëzakonshme do shfaqen para jush kështu që duhet ta shfrytëzoni deri në fund. Në planin financiar kënaquni me ato që do ju sjellin planetët. Po të kishit më shumë para mund të shpenzonit më shumë.
Akrepi
Dielli do sjellë më shumë ngrohtësi gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do jetë më e bukur. Pozitiviteti do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Ju të dashuruarit do e konsolidoni jetën tuaj dhe do ndiheni shumë më të qetë. Gjërat do ju ecin ashtu si e kishit ëndërruar. Ju beqarët do jeni të përqendruar tek një çështje që ka lidhje me punën dhe nuk do dëshironi të dalin nëpër takime. Në punë do keni imagjinatë të zhvilluar dhe do dini si të veproni në çdo situatë. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Do ndiheni të qetë kur të shpenzoni për gjërat më të nevojshme.
Shigjetari
Për shkak të peripecive që do kaloni gjatë kësaj dite ka mundësi të mbylleni brenda guaskës tuaj. Askush nuk do ju kuptojë dot dhe nuk do e shpjegojë zgjidhjen që do bëni. Ju të dashuruarit do jeni shumë të stresuar kohët e fundit dhe nuk do jeni në humorin e duhur për të provuar eksperienca të reja. Në planin financiar do keni më tepër fat se kurrë më parë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite nuk do doni t’i lini asgjë rastësisë dhe do ecni gjithë kohës me plane. Ambiciet që keni pasur do i realizoni dalëngadalë. Ju të dashuruarit do kaloni plot çaste intime dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Bravo për këmbënguljen. Në punë do i bëni sytë katër dhe do i kaloni shpejt të gjitha vështirësitë që keni pasur. Në planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha më vonë.
Ujori
Mos e lini çdo gjë në dorë të kolegëve. Qetësoni mëritë dhe lidhuni më shumë me natyrën. Dashuri premton shumë, ndërsa financat janë të kënaqshme. Mos besoni çdo kompliment që ju bëhet, kudo ka kompromentues.
Peshqit
Sado të mundoheni gjatë kësaj dite nuk do arrini dot ta gjeni ekuilibrin. Do kërkoni shumë autonomi dhe mund të hyni në konflikte me të tjerët. Për ju të dashuruarit, Urani do të provokojë një stuhi të lehtë. Për sa u përket ju beqarëve do keni takime, por nuk duhet të shkoni shumë larg që herën e parë. Në punë duhet ta pranoni pa u menduar mbështetjen e kolegëve sepse vetë nuk keni për të arritur asgjë nga ato që keni menduar. Shikoni më larg!
Discussion about this post