GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi për sot, 13 Qershor 2024

07:28 - 13/06/24
në Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi javor, ja shenjat me fat dhe pa fat të zodiakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashi

Do shkëlqeni këtë javë falë iniciativave që keni marrë. Parashikohen ide dhe aftësi për të përfshirë dhe magjepsur ata që ju rrethojnë. Është një moment i bukur dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë, kjo stinë vazhdon t’ju shohë mes protagonistëve të saj.

Demi

Në dashuri dhe në marrëdhëniet me miqtë dhe të afërmit ka intolerancë, që nuk ka gjithmonë arsye për të ekzistuar. Edhe në punë duket se keni qenë paksa të shpërndarë këto kohët e fundit, por kjo është vetëm si pasojë e lodhjes dhe stresit. Pse të mos i lejoni vetes t’i ulni pak ritmet, që të qetësoheni.

Binjakët

Keni nevojë për një moment reflektimi. Yjet e horoskopit ju befasojnë dhe ju ndihmojnë për ndërtimin e një strategjie që hedh themelet për të ardhmen tuaj. Kjo nuk është thjesht një ndjesi, gjërat janë pikërisht kështu. Diçka mund të ndryshojë për ju, gjithmonë nëse do ta dëshironi. Shfrytëzojeni këtë kohë për të realizuar planet tuaja.

Gaforrja

Të dashura Gaforre, jeni ndër shenjat më me fat dhe më të përkëdhelura nga yjet për momentin. Para së gjithash, dashuria e konsoliduar në një marrëdhënie të gjatë, apo krejt të re, ju ka rikthyer gjallërinë dhe ngjyrat në ditët tuaja. Tani po ndjeni gëzimin dhe kënaqësinë për të cilat keni luftuar aq shumë. Më në fund do të ndiheni të motivuar dhe entuziastë për punën tuaj.

Luani

Të dashur Luanë, horoskopi nuk ju sheh protagonistë dhe fitues siç do të donit, por krejt e kundërta. Yjet janë sfidues në çdo fushë të jetës suaj, që nga ajo e afeksionit, e karakterizuar nga tensione dhe mëri, e deri tek ajo e punës, ku kohët e fundit duket se nuk po bëni asgjë siç duhet. Qëndroni të qetë dhe përpiquni të mos humbni përqendrimin.

Virgjëresha

Të dashura Virgjëresha, horoskopi ju sheh të shkëlqeni nga drita që shumë yje ju japin. Më në fund duket se gjërat po shkojnë në vendin e vet. Një problem në shtëpi duket se ka gjetur zgjidhje dhe më në fund jeni çliruar nga një shqetësim që ju ka kapluar zemrën. Është koha të mendoni pak edhe për veten, pasi keni menduar aq shumë për të tjerët.

Peshorja

Të dashura Peshore, për fat po ju kthehet dëshira për punë. Fati ju hap dyert për perspektiva të reja. Harroni ç’ka ndodhur dhe vazhdoni përpara. Ky është qëndrimi që duhet të mbani në ditët në vazhdim dhe të përgatiteni për një fillim të ri.

Akrepi

Nuk mund të themi se këto janë ditë të lehta për ju, përkundrazi. Do të shikoni se do t’ju duhet të luftoni edhe për gjërat më të thjeshta, që papritmas janë bërë të ndërlikuara. Yjet ju kërkojnë që të bëni durim dhe të tregoni mirëkuptim, sepse po bëhet gjithmonë e më e vështirë të merreni vesh me të tjerët. Me pak fjalë, jeni vënë në provë: si do t’ia dilni?

Shigjetari

Kur jeni të bindur për diçka, një projekt, një iniciativë, një objektiv, entuziazmi juaj është aq magjepsës, sa është praktikisht e pamundur të mos bësh tifo për ju. Ka megjithatë nga ata njerëz që nuk po ju njohin më, sepse këto kohë duket sikur jeni tërhequr. Ju duhet të shikoni përreth dhe të rizbuloni diçka që jua rindez pasionin, është me të vërtetë shumë e rëndësishme.

Bricjapi

Fjalët ngazëlluese që thamë për shenjat e tjera vlejnë edhe për ju. Kur të gjitha këto energji bashkohen për t’i dhënë hov një shenje, ka pak për të thënë dhe përkushtojuni fort gjërave që ju interesojnë, sepse qielli i favorshëm pret pikërisht këtë nga ju. Vazhdoni përpara me gjithë shpejtësinë.

Ujori

Të dashur Ujorë , horoskopi shënon ditët më me fat të vitit për ju dhe prandaj yjet presin që t’i futeni punës që të shfrytëzoni të gjitha avantazhet dhe lehtësitë që ata ju japin në këtë kohë vërtet të veçantë. Mos harroni se dhe Jupiteri ju mbështet, praktikisht të gjitha dëshirat tuaja mund të bëhen realitet, gjithmonë nëse do të dini si të veproni dhe nuk do të rrini pasivë.

Peshqit

Kjo periudhë ju gjen sërish aktivë, falë energjisë shpërthyese që ju jep planeti juaj, Marsi, që ju bën edhe më dinamikë se zakonisht. Në fakt, jeni të përfshirë nga një vorbull angazhimesh këto ditë, por duhet të shmangni punën e tepërt, pasi do t’ju shterrojnë energjitë. Prandaj, merrini gjërat me qetësi dhe mos e lodhni shumë veten.

 

 

Etiketa: Horoskopi

Lajme të lidhura

Mos u kap pas të kaluarës, horoskopi 13 shkurt
Horoskopi

Horoskopi i së Dielës, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

08:29 - 17/05/25
Mos u kap pas të kaluarës, horoskopi 13 shkurt
Horoskopi

Horoskopi për sot, 16 Maj 2025

08:00 - 16/05/25
Mos u kap pas të kaluarës, horoskopi 13 shkurt
Horoskopi

Horoskopi për sot, 15 Maj 2025

07:47 - 15/05/25
Para
Dijonis Biba shpallet fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”

Dijonis Biba shpallet fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë
Show Biz

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

19:17 - 18/05/25

Pas një nate të mbushur me emocione, Eurovision 2025 u mbyll me fitoren e Austrisë, ndërkohë që “Zjerm” e Shkodrës...

Lexo më shumë
Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

17:17 - 18/05/25
Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe, vijon vetëm në Korçë

Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe, vijon vetëm në Korçë

17:09 - 18/05/25
FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

15:59 - 18/05/25
“Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem”, Meta flet nga qelia për akuzat

Ilir Meta flet pas zgjedhjeve: “Ata që më votuan janë heronj. Nuk do pranoj mandate me marifete!”

14:27 - 18/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com