GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi për sot, 22 Nëntor 2024

07:37 - 22/11/24
në Horoskopi
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi, çfarë thonë yjet për ju sot!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashi

Deshë të dashur, shfrytëzojeni këtë kohë për të pushtuar botën! Impulsiviteti dhe energjia ju kanë çuar në një tjetër plan yjor ku sfera shpirtërore është në kulmin e lumturisë. Ekziston rreziku të konfliktoheni me dikë nëse nuk do i masni fjalët. Dashuria do shohë një pamje të ëmbël që hapet me elegancë nëse do dini të frenoni arrogancën. Pika e dobët është refuzimi i shoqërizimit dhe çelësi i suksesit aftësia perfekte për të falur.

Demi

Po nxitoheni dhe keni dalë nga natyra juaj e heshtur, por shumë shumë pasionante. Ka plot ngjarje që ju kanë bllokuar ecurinë, do zgjasë goxha. Bëhuni fleksibël dhe pranojeni gjendjen. Përmirësohet dashuria, mbeten boshllëqe dhe ka humnera të frikshme profesionale. Pika e dobët është mungesa e durimit, çelësi i suksesit është mbajtja e krahut të së drejtës.

Binjakët

Kureshtarë e të çuditshëm jeni këto kohë. Ndiqeni deri në fund zërin e zemrës dhe duhet të mbyllni me sukses projektet që keni nisur. Sensi juaj i humorit po e bën të bukur atmosferën dhe planet ju favorizohen nga pozicionet astrale. Surprizat do jenë fantastike, mjafton të dini të menaxhoni sekretin. Pika e dobët është dembelizmi dhe çelësi i suksesit; aftësia për të dëgjuar me kujdes.

Gaforrja

Dilni nga rutina! Hëna do ju emocionojë deri në fund të kësaj periudhe dhe pritet të arrini në një stad të ri profesional. Izolimi nuk ju përshtatet, por emocionet ngacmuese do ju bëjnë kureshtarë se çfarë po bluhet rreth jush. Pika e dobët është reflektimi indiferent dhe çelësi i suksesit është mposhtja e dyshimeve.

Luani

Protagonizmi juaj jo gjithmonë i merituar ju ka krijuar pakënaqësi në rrethin e kolegëve. Dështimi është sfida më sfilitëse për ju. Harrojeni kohën kur ju duhet të luftonit me veten dhe shijoni pak qetësinë. Pika juaj e dobët është zbehja e rolit të lidershipit dhe çelësi i suksesit; dominimi në çdo grimcë përcaktuese.

Virgjëresha

Mbajeni mend, mungesa e ekuilibrit qëndron tek frika juaj e përjetshme. Virgjëreshat janë fleksibël dhe nuk u del asgjë nga kontrolli. Ana sentimentale është pak e brishtë dhe financat po lundrojnë në ujëra të qeta. Relaksohuni ca kohë dhe merruni me veten. Pika e dobët është bilanci emocional, çelësi i suksesit është vetëvlerësimi.

Peshorja

Po merrni vlerësimet që meritoni prej kohësh. Jeni personi i duhur, në vendin e duhur. Yjet ju japin mundësinë të zgjidhni konfliktet e vjetra. Mjafton të buzëqeshni për të shuar një debat. Pika e dobët është harmonia në pikëpyetje, çelësi i suksesit është butësia dhe brishtësia juaj spektakolare.

Akrepi

Mos hiqni dorë nga planet tuaja për interesat e të tjerëve. Në dashuri do përjetoni emocine të forta, ndërsa beqarët parashikohet të kenë mundësi të mira njohjesh. Në punë ju kanë dhënë postin që nuk e meritonit dhe për ta përballuar ju duhet më shumë punë. Intuita është pika e dobët, çelësi i suksesit; sinqeriteti.

Shigjetari

Po ktheheni në shpirtra të lirë e të dashuruar. Mos e ulni ritmin e takimeve të punës dhe kërkoni më shumë nga vetja. Është koha ideale për udhëtime dhe përvoja argëtuese. Detajet negative do ju shfaqen shpesh, mjafton të jeni më të fortë se ato. Pika e dobët është rreziku për të humbur mes kujtimesh, çelësi i suksesit; maturia në hapat që hidhni.

Bricjapi

Jeni futur në një fazë të re që duhet ta shfrytëzoni për t’ua bërë të qartë njerëzve se kush jeni dhe se çfarë prisni të arrini. Jeta private është neglizhuar e nuk ju falet nëse pendoheni më vonë. Darkat romantike po ju fusin në kurth, qartësoni ndjenjat. Hiqni nga prizat çdo imazh që ju zbeh shpresat dhe shijoni çastin. Pika e dobët është vendosmëria, çelësi i suksesit është përgjegjësia në punë.

Ujori

Jepini hapësirë ndjenjave dhe mos u dorëzoni para atyre që duan të përfitojnë nga brishtësia juaj. Idetë futuriste në punë ju bëjnë të dukeni shpesh të çuditshëm, por ky është vetëm fillimi. Mos injoroni nevojat për t’u kujdesur për shëndetin dhe dëgjoni zemrën. Pika e dobët është mungesa e përqëndrimit, çelësi i suksesit; kreativiteti.

Peshqit

Intuita juaj e mrekullueshme po ju çon në shtigje që nuk keni guxuar deri tani. Romanca po jua ngroh zemrën duke ju hedhur në krahët e lumturisë. Mos humbisni në dyshime, por gëzojuni kësaj periudhe. Profesionalisht jeni duke eksperimetuar me instiktet, por janë shumë pak për të qenë lider. Pika e dobët është kujtesa e dobët dhe çelësi i suksesit; dorëzimi pa kushte në ëndërrime.

 

Etiketa: Horoskopi

Lajme të lidhura

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti
Breaking Views

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti

07:35 - 12/03/26
Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve
Breaking Views

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

07:30 - 11/03/26
Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve
Breaking Views

Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve

07:32 - 10/03/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Nëntor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com