Dashi
Për ju do të fillojë një periudhë e re e jetës. Pritet që të keni ndryshime, sidomos në sferën profesionale. Nëse punoni shumë tani, do të merrni shpërblimin e duhur. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që kanë marrë përsipër shumë angazhime dhe projekte të reja. Sa më shumë të eksploroni territore të reja, aq më të larta do të jenë shanset për sukses.
Demi
Yjet do t’ju mbështesin në angazhimet tuaja të shumta, për shkak të agjendës së ngarkuar. Gjithçka po e menaxhoni shumë mirë, por bëni kujdes të mos lodheni shumë. Problemi është se, edhe nëse nuk e kuptoni tani, mund ta ndjeni stresin e akumuluar më vonë, kështu që mundohuni të gjeni kohë dhe hapësirë për të marrë frymë mes detyrave tuaja të shumta.
Binjakët
Pas një periudhe shumë sfiduese, vjen për ju lajmi i mrekullueshëm se Dielli në Ujor do të ndikojë që shenja juaj të dalë nga gjendja e apatisë, duke e ngritur shikimin përtej horizontit. Ju duhet të shpalosni të gjithë aftësitë tuaja në ditët në vijim, në mënyrë që të kapërceni vështirësitë që ju kanë penguar të bëni përpara deri më tani.
Gaforrja
Lajme të reja edhe për ju. Më në fund, do të çliroheni nga shqetësimet dhe do të ndiheni më optimistë. Ky proces do të ndodhë gradualisht dhe ju duhet t’i vini gjërat në lëvizje, duke parë përreth dhe duke u përpjekur të kuptoni se cilat angazhime, por edhe cilët njerëz vetëm sa po ju rëndojnë jetën dhe më pas të merrni vendimin për t’u çliruar njëherë e mirë prej tyre. Kjo është periudha e vitit kur bimët krasiten, prandaj edhe për ju ka ardhur koha ideale që t’i prisni degët e thata që ju zënë frymën.
Luani
Ju luanë keni Diellin në dizonancë, që do të thotë se, në këtë moment, duhet të ndaleni dhe të shikoni qartë rrugën tuaj. Ju ndjeni nevojën për t’u fokusuar në disa situata, veçanërisht në punë, ndaj është një moment i mirë, për shembull, për të trajtuar një çështje, nga e cila keni mbetur të zhgënjyer. Bëni përpara, pra, por fillimisht duhet të sqaroheni, që t’i keni idetë më të qarta. Prandaj, në këto ditë duhet të gjeni hapësirë për të reflektuar me kujdes në lidhje me atë që nuk ju kënaq më dhe si të veproni për ta korrigjuar.
Virgjëresha
Yjet ju ftojnë të lini mënjanë altruizmin, i cili shpesh kthehet në bujari të ekzagjeruar ndaj njerëzve që jo gjithmonë e meritojnë. Kështu nuk do t’i harxhoni energjitë për gjëra të kota. Pra, çlirojeni veten nga ngarkesat e tepërta dhe, pasi ta keni bërë këtë, më në fund do të jeni në gjendje të ndërmerrni sipërmarrje të reja.
Peshorja
Më në fund do të ndiheni të lehtësuar dhe do të mund të lini takime të reja, që kanë të bëjnë si me sferën profesionale edhe me atë private. Ky është një moment shumë interesant për ju, që duhet shfrytëzuar, ndaj është koha të përveshni mëngët dhe të angazhoheni.
Akrepi
Jeni futur në një periudhë sprovash dhe testimesh. Duhet të angazhoheni në detyrimet tuaja të përditshme, por edhe të mos përpiqeni ta mbuloni Diellin me shoshë sa herë që diçka nuk shkon si duhet. Dilini për zot projekteve në të cilat besoni vërtet. Jepuni përparësi gjërave që janë me të vërtetë të rëndësishme për ju.
Shigjetari
Ka ardhur koha të jeni të sinqertë, të shprehni dyshimet, shqetësimet dhe dëshirat tuaja, veçanërisht në lidhje me situatat që nuk ju kënaqin. Kërkoni dhe do t’ju jepet, pikërisht kështu. Mund të hyni në negociata dhe të bëni biseda të sinqerta me njerëzit që ju interesojnë më shumë. Në punë, nëse mendoni se meritoni më shumë, ky është muaji më i përshtatshëm për të vënë pikat mbi “i”.
Bricjapi
Shumë planete ende ju mbështesin, qielli shkëlqen për ju dhe ju jep sharm, ju bën më të mprehtë, ju ndihmon që të jeni më të qartë në lidhje me objektivat që i keni vendosur vetes, si edhe me aftësitë fizike. Ju jeni një vullkan që shpërthen dhe duhet vetëm të vendosni se në cilën fushë të përdorni të gjitha këto energji të bukura. Mos qëndroni në vend dhe prisni, sepse kjo është koha për të shkuar dhe për të marrë atë që dëshironi. Futjuni punës, rezultatet do të vijnë.
Ujori
Detyra juaj kryesore në këtë fazë të vitit është të përqendroheni në dëshirat tuaja më të thella dhe më të sinqerta. Pyeteni mirë veten se cila është e ardhmja që dëshironi apo jeta që ëndërroni. Filloni të mendoni për këto gjëra dhe më pas mundohuni që t’i bëni ëndrrat realitet.
Peshqit
Të dashur peshq, jeni ende duke luftuar dhe nervozë. Kjo intolerancë ka të bëjë mbi të gjitha me marrëdhëniet: dashurinë, familjen, miqësitë, marrëdhëniet me kolegët. Shqetësimi ndihet dhe rëndon ditët tuaja, por nuk kuptohet qartë se nga vjen, prandaj përpiquni t’i shkoni deri në fund. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më shpejt do të dilni nga kjo situatë
Discussion about this post