Dashi
Ka shumë gjasë që sot të çliroheni njëherë e mirë nga disa pengje të së shkuarës dhe gjërat do jenë më të qeta. Nëse keni një lidhje tregohuni të matur kur të flisni me partneri tuaj sepse në të kundërt mund të bëni gabime të cilat ai nuk do mund t’ua falë dot. Ju beqarët do jeni të lire të bëni çfarë të doni, por në fakt mundësitë për të krijuar një lidhje serioze do jenë të pakta. Në punë do ju mungojë paksa përvoja dhe nuk do mund të arrini dot rezultatin e shumë kërkuar. Mos u druani të kërkoni ndihmë. Fale ndikimit të planetëve, perspektivat financiare do jenë goxha më të mira. Do ndiheni tërësisht të qetë.
Demi
Gjatë kësaj dite do ndiheni si mbi re dhe do e kuptoni se jeni me fat që keni këtë shenjë. Gjërat do ju ecin mirë. Për ju të dashuruarit do ketë shumë momente të qeta dhe pa probleme. Do ndiheni rehat dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Ju beqarët do keni frikë të hidhni hapa sepse nuk jeni të sigurt nëse personat që pëlqeni do jenë ashtu si duken. Në punë do jeni plot gjallëri dhe të gatshëm për te hedhur edhe hapa shumë më të rëndësishme nga më parë. Diplomacia do jetë një tjetër pikë e fortë për ju. Financat do mbeten të paqëndrueshme për shkak të disa shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni.
Binjakët
Dielli do ua ndriçojë disi idetë sot dhe do jeni më të qartë për gjërat që duhet të bëni. Po të tregoheni edhe pak më optimistë do jetë akoma më mirë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ndjeshëm ndaj kritikave që do ju bëjë partneri dhe do mërziteni mjaft. Duhet të kuptoni që ai gjithçka e bën për të mirën tuaj. Ju beqarët do vazhdoni të keni të njëjtën rrjedhë pa ndonjë ndryshim të rëndësishëm. Në punë do iu jepen mundësi ta tregoni veten sa të aftë jeni, por duhet të përfitoni. Mos prisni përherë ndihmë nga të tjerët. Në planin financiar kontrolloni njëherë buxhetin para se të kryeni çfarëdo lloj shpenzimi. Kështu do mbroni veten.
Gaforrja
Për shkak të turbullirave yjore, jeta juaj nuk ka për të qenë shumë e mirë. Do keni goxha ide negative që do ju bëjnë pesimistë. Nëse keni një lidhje mos bëni gabim të filloni aventura me persona të tjerë. Po gabuat, jo vetëm që do shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot, por nga ana tjetër do lëndoheni tej mase. Ju beqarët do keni tërheqje fizike ndaj disa personave, por nuk do keni guxim t’ua shprehni. Në punë ka mundësi të tregoheni të padrejtë me disa kolegë dhe keni për ta vuajtur këtë gjë. Ai të cilit keni dashur t’i bëni keq do marrë një post që ju e keni ëndërruar gjatë. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara dhe gjendja do mbetet delikate.
Luani
Yjet do kujdesen tej mase për ju gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojnë të zgjidhni edhe çështjet më delikate. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur probleme serioze qielli i dashurisë do jetë i kaltër dhe me diell. Gjithçka do fillojë të zgjidhet dalëngadalë. Ju beqarët do jene të turpshëm dhe të rezervuar, prandaj nuk do e ndryshoni dot statusin. Në punë do jetë Marsi dhe Jupiteri që do ju udhëheqin gjithë kohës dhe do ju bëjnë më të vendosur për iniciativat që do ndërmerrni. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe do arrini ta stabilizoni gjendjen më shpejt nga sa mendonit.
Virgjëresha
Ka mundësi që planetët t’iu shtyjnë drejt gabimeve gjatë kësaj dite. Do tregoheni të palogjikshëm pa e ditur se do jeni ju që do përballeni me pasojat. Nëse jeni në një lidhje do keni disa debate të vogla, por gjithçka do zgjidhet më shpejt nga sa mendonit. Do i kuptoni gabimet dhe do kërkoni falje. Ju beqarët më në fund do filloni një histori dashurie të qëndrueshme dhe plot emocione. Në punë ka mundësi t’iu vjedhin idetë ose një objekt të çmuar. Pasi t’i kapni në flagrancë do ju kërkojnë falje në gjunjë dhe do turpërohen. Nga shpërqendrimi do mbeteni mbrapa me punët e nisura. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me katastrofa nëse nuk bëni kujdes dhe nuk shpenzoni pa mbarim.
Peshorja
Mundohuni ta frenoni pak veten gjatë kësaj dite dhe të mos vraponi shumë. Nga ana tjetër mundohuni të jeni sa më diplomatë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë mjaft e qetë dhe pa as problemin më të vogël. Bëni atë që ndjeni pa menduar për të nesërmen. Nëse jeni beqarë sado që do mundoheni nuk do arrini dot ta bëni për vete personin që keni pëlqyer. Do ju duhet të bëni ende durim. Në punë duhet të bëni të pamundurën për të shuar tensionin me kolegët sepse përndryshe nuk do arrini dot të përmbushni objektivat. Me financat mos bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni që gjendja të përkeqësohet së tepërmi. Tregohuni të arsyeshëm.
Akrepi
Emocionet do jenë shumë më të fuqishme gjatë kësaj dite. Do jeni gjithë kohës të rrethuar nga persona dashamirës e të sinqertë. Për ju të dashuruarit do kenë momente të mrekullueshme dhe shpresëdhënëse. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar në mënyrë te menjëhershme për ju. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do kërkoni me ngulm një lidhje. Në punë është dita perfektë për të ndërmarrë edhe rreziqe. Pavarësisht sfidave keni për t’ia dalë mbanë. Financat do jenë shumë më të qëndrueshme dhe më pozitive se më parë. Do keni mundësi të hiqni edhe disa para mënjane.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do përballeni me situata vërtet delikate. Mos reagoni pa u menduar mirë sepse pasojat do ju bien të gjitha në kurriz. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë paksa delikate dhe të mbushur me mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim vendimtar që në orët e para të mëngjesit dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Në punë do mund të punoni në kushte shumë të mira dhe do keni arritje. Këto të fundit do vërehen nga shefat të cilat mund të mendojnë t’iu bëjnë edhe propozimet që nuk i keni pritur asnjëherë. Edhe në planin financiar do jeni me fat dhe do i kryeni me qetësi shpenzimet e nevojshme.
Bricjapi
Ditë gati perfekte do jetë kjo e sotmja. Do jeni entuziastë, plot gëzim dhe shpresë. E çfarë të kërkoni më shumë? Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë për ju që keni një lidhje. Do e zgjidhni gjithçka me kujdes dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do jeni sensuale dhe joshës, por të pavendosur për të filluar një lidhje. Edhe për disa kohë do mbeteni vetëm pasi nuk ndiheni gati. Në punë do dini si ta luani lojën në mënyrë që të përfitoni sa më shumë. Do arrini t’i bëni ballë edhe xhelozisë së kolegëve dhe nuk do pengoheni pavarësisht ngarkesës që mund të keni. Të ardhurat do vijnë duke u rritur falë një shume parash që do merrni nga një punë e kryer së fundmi.
Ujori
Ditë goxha energjike do jetë kjo e sotmja për ju. Do merrni edhe vendime të mëdha që mund t’iu orientojnë atje ku duhet. Marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme. Shumë gjëra do sqarohen njëherë e përgjithmonë dhe do e shihni të ardhmen me një sy tjetër. Ju beqarët do lodheni pak se kërkuari, por në fund do e gjeni personin i cili do ju përshtatet në çdo pikë. Në punë vërtet nuk do jeni shumë rehat në disa momente, por ama gjithë ndryshimet që do ndodhin do jenë në favorin tuaj. E ardhmja do jetë shumë herë më e ndriçuar. Në planin financiar do e kaloni periudhën delikate në të cilën ishit futur dhe do merrni frymë më lirisht.
Peshqit
Për të provuar ndjesi të reja dhe më emocionuese sot duhet të lini pas krahëve disa zakone të hershme. Ju të dashuruarit do zbuloni disa anë të karakterit të partnerit të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të. Ju beqarët nuk do mund ta gjeni as sot princin tuaj të kaltër, kështu që do mbeteni me të njëjtin status. Në punë më mirë shmangni shoqërimin me kolegë që ju acarojnë dhe ju turbullojnë mendimet. Ju jeni vërtet të zotë dhe mund të bëni atë që doni nëse nuk merrni mendimet e tyre. Duhet të keni pak më shumë besim tek vetja. Financat ka rrezik të dobësohen për shkak të pamaturisë që po tregoni prej disa ditësh.
Discussion about this post